Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e...

Vihren Georgievi dhe pasioni i tij “Njerëzit e Sofjes”

БНР Новини

Në qoftë se bëni shëtitje nëpër qendrën e Sofjes dhe papritur vini re se dikush ju fotografon... ky ndoshta është Vihren Georgievi. Para pak kohe ai krijoi në Facebook faqen “People of Sofia” (“Njerëzit e Sofjes”) duke huazuar idenë nga “Humans of New York”. Pasioni i tij është të fotografojë njerëzit nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa ideja për krijimin e faqes erdhi në mënyrë spontane. Aktualisht ajo gëzon më se 92 mijë like. Albumi personal “ People”, ku janë mbledhur fotografitë e Vihrenit është hapi i parë. Ai ka gjithashtu dhe websajt. Si lindi dashuria ndaj fotografisë?

Снимка“Që kur isha fëmijë më pëlqente shumë fotografia. Kam vizituar kurse të fotografisë në shkollë. Pas kësaj nuk jam marrë me fotografim, bile nuk kisha dhe kamera. Para 10 vjetësh vendosa te merrem me fotografi si amator. Pas krijimit të faqes në Facebook kuptova që tashmë është përgjegjësi, sepse njerëzit presin prej meje më shumë foto.”

Duke vizituar faqen “Njerëzit e Sofjes” njeriu mund të mbetet me përshtypje, se një ekip i tërë merret me mirëmbajtjen e saj, me fotografimin, përgatitjen e fotove. Por, mësojmë nga Vihreni si ai bën gjithçka dhe kjo nuk është puna e tij kryesore. Ai preferon të punojë vetë pa ekip, sepse shqetësohet se mund të lindin mosmarrëveshje krijuese. Fotoaparati është gjithmonë me të dhe fotot e tij kurrë nuk janë të planifikuar. Ato janë frytë e intuitës dhe emocioneve që e preokupojnë në një çast të caktuar.

СнимкаFaqja “Njerëzit e Sofjes” më mësoi të jem më i durueshëm, më i përmbajtur,  sepse unë jam njeri i ekstremeve. Më ndihmon të mendojë për njerëzit. Jam bërë më i detajuar, ne bullgarët nuk jemi të tillë. Ne jemi “ose-ose”, “të bardhë – të zi”, për ne sikur nuk ka nuanca dhe detaje. Siç nuk ka të vërtetë absolute, kështu edhe për një njeri nuk mund të thuhet kategorikisht çfarë është ai. Në një situatë mund të jetë një, në situatë  tjetër – i ndryshëm. Bullgarët janë shumë kategorikë. Jemi të pasaktë dhe japim vlerësime ekstreme, kur komentojmë njerëzit, kjo gjë nuk është e drejtë.”

Me gjithë fansat e shumtë dhe komentet e tyre pozitive, në faqen Facebook ka dhe hatersa. Pas publikimit të fotove nga gej parada e vitit të kaluar me siguri grupe të organizuara paraprakisht sulmuan fotografitë në faqe me komente negative, kritika dhe raporte drejtuara Facebook-ut. Vihreni mendon, se kjo nuk është e drejtë dhe gjithmonë sillet ndaj njerëzve me respekt, çmon  preferencat individuale të secilit. Deri tani nuk ka pasur mosmarrëveshje me njerëz të fotografuar prej tij në rrugë, vetëm disa veta e kanë lutur që të heqë fotografitë e tyre nga interneti. I riu i konsideron fotot si art dhe emocione të ruajtura, që kanë kapur shpirtin e qytetit.

“Gjithmonë qëllimi im kryesor është që njeriu kur e shohë fotone e vetë ajo t’i pëlqej. Kam pasur raste, kur vlerësoj se njeriu nuk ka dalë mirë dhe atëherë nuk i publikoj fotot. Shumë njerëz më kanë thënë se fotot janë të mrekullueshme, disa njerëz i përdorin për profilin e vetë. Ky fakt është vlerësim i mirë për punën time.”

СнимкаNdryshe nga “Njerëzit e Nju Jorkut”, faqja ”Njerëzit e Sofjes” nuk shpreson në fotografi portret, më tepër në momente spontane nga jeta e banorëve të Sofjes. Intervistat e shkurtra të Vihrenit me personalitet që i kanë bërë përshtypje plotësojnë fotot dhe kontribuojnë për koleksionin e emocioneve nëpër rrugët e Sofjes. “Njerëzit e Sofjes” tashmë është një libër, i cili rrëfen për mjedisin e qytetit dhe dinamikën e tij, të shoqëruar me shumë fotografi të njerëzve dhe situatave, por theksi në të janë historitë personale të banorëve të kryeqytetit  dhe të mysafireve të Sofjes.

СнимкаPërgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD