Në qoftë se bëni shëtitje nëpër qendrën e Sofjes dhe papritur vini re se dikush ju fotografon... ky ndoshta është Vihren Georgievi. Para pak kohe ai krijoi në Facebook faqen “People of Sofia” (“Njerëzit e Sofjes”) duke huazuar idenë nga “Humans of New York”. Pasioni i tij është të fotografojë njerëzit nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa ideja për krijimin e faqes erdhi në mënyrë spontane. Aktualisht ajo gëzon më se 92 mijë like. Albumi personal “ People”, ku janë mbledhur fotografitë e Vihrenit është hapi i parë. Ai ka gjithashtu dhe websajt. Si lindi dashuria ndaj fotografisë?
“Që kur isha fëmijë më pëlqente shumë fotografia. Kam vizituar kurse të fotografisë në shkollë. Pas kësaj nuk jam marrë me fotografim, bile nuk kisha dhe kamera. Para 10 vjetësh vendosa te merrem me fotografi si amator. Pas krijimit të faqes në Facebook kuptova që tashmë është përgjegjësi, sepse njerëzit presin prej meje më shumë foto.”
Duke vizituar faqen “Njerëzit e Sofjes” njeriu mund të mbetet me përshtypje, se një ekip i tërë merret me mirëmbajtjen e saj, me fotografimin, përgatitjen e fotove. Por, mësojmë nga Vihreni si ai bën gjithçka dhe kjo nuk është puna e tij kryesore. Ai preferon të punojë vetë pa ekip, sepse shqetësohet se mund të lindin mosmarrëveshje krijuese. Fotoaparati është gjithmonë me të dhe fotot e tij kurrë nuk janë të planifikuar. Ato janë frytë e intuitës dhe emocioneve që e preokupojnë në një çast të caktuar.
Faqja “Njerëzit e Sofjes” më mësoi të jem më i durueshëm, më i përmbajtur, sepse unë jam njeri i ekstremeve. Më ndihmon të mendojë për njerëzit. Jam bërë më i detajuar, ne bullgarët nuk jemi të tillë. Ne jemi “ose-ose”, “të bardhë – të zi”, për ne sikur nuk ka nuanca dhe detaje. Siç nuk ka të vërtetë absolute, kështu edhe për një njeri nuk mund të thuhet kategorikisht çfarë është ai. Në një situatë mund të jetë një, në situatë tjetër – i ndryshëm. Bullgarët janë shumë kategorikë. Jemi të pasaktë dhe japim vlerësime ekstreme, kur komentojmë njerëzit, kjo gjë nuk është e drejtë.”
Me gjithë fansat e shumtë dhe komentet e tyre pozitive, në faqen Facebook ka dhe hatersa. Pas publikimit të fotove nga gej parada e vitit të kaluar me siguri grupe të organizuara paraprakisht sulmuan fotografitë në faqe me komente negative, kritika dhe raporte drejtuara Facebook-ut. Vihreni mendon, se kjo nuk është e drejtë dhe gjithmonë sillet ndaj njerëzve me respekt, çmon preferencat individuale të secilit. Deri tani nuk ka pasur mosmarrëveshje me njerëz të fotografuar prej tij në rrugë, vetëm disa veta e kanë lutur që të heqë fotografitë e tyre nga interneti. I riu i konsideron fotot si art dhe emocione të ruajtura, që kanë kapur shpirtin e qytetit.
“Gjithmonë qëllimi im kryesor është që njeriu kur e shohë fotone e vetë ajo t’i pëlqej. Kam pasur raste, kur vlerësoj se njeriu nuk ka dalë mirë dhe atëherë nuk i publikoj fotot. Shumë njerëz më kanë thënë se fotot janë të mrekullueshme, disa njerëz i përdorin për profilin e vetë. Ky fakt është vlerësim i mirë për punën time.”
Ndryshe nga “Njerëzit e Nju Jorkut”, faqja ”Njerëzit e Sofjes” nuk shpreson në fotografi portret, më tepër në momente spontane nga jeta e banorëve të Sofjes. Intervistat e shkurtra të Vihrenit me personalitet që i kanë bërë përshtypje plotësojnë fotot dhe kontribuojnë për koleksionin e emocioneve nëpër rrugët e Sofjes. “Njerëzit e Sofjes” tashmë është një libër, i cili rrëfen për mjedisin e qytetit dhe dinamikën e tij, të shoqëruar me shumë fotografi të njerëzve dhe situatave, por theksi në të janë historitë personale të banorëve të kryeqytetit dhe të mysafireve të Sofjes.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..