U nda nga jeta Ljubka Rondova – një nga këngëtaret më të dashura dhe më të respektuara popullore, jeta e së cilës dekada me radhë i ishte kushtuar popullarizimit të këngëve të krahinës së lindjes. Ajo lindi në fshatin Shestevo, rajonin e Kosturit, sot në kufijtë e Greqisë. E quante veten “e bija e Egjeut” dhe kështu titulloi edhe njeri prej albumeve të shumta. Që në moshën e fëmijërisë filloi të interpretojë këngët e gjyshes dhe të ëmës. Lufta Civile e vitit 1948 e ndau familjen. Lubka Rondova ishte ndër të ashtuquajturat “fëmijë refugjatë” të cilët u larguan nga Greqia. Ajo mbaroi filologjinë sllave në Universitetin Karllov në Pragë të Çekisë. Nga viti 1960 u vendos në Bullgari – mëmëdheun e ëndërruar, në të cilin familja u kthye nga krahina të ndryshme të botës. Ljubkra Rondova nisi punë si soliste dhe filologe në ansamblin e parë folklorik krijuar tek ne “Goce Dellçev”. Edhe vitet e fundit, kur gjendja e saj shëndetësore ishte pak i keqësuar, ajo vazhdonte të pasurojë repertorin me këngë të panjohura dhe pa të regjistruara deri tashti. Ajo dha kontribut edhe për zbulimin e disa kryeveprave në librat me këngë të vëllezërve Miladinovi dhe të Kuzman Shapkarevit. Bënte edhe incizime të reja dhe thoshte, se akoma nuk ka botuar të gjitha këngët e regjistruara nga e ëma. Krahas kësaj ajo kompozonte edhe melodi prej autori. Për veprimtarinë e madhe këngëtarja është mbajtëse e një sërë dallimesh shtetërore – urdhrit “Stara Pllanina”, “Kirill dhe Metodij” e të tjerë. Gjatë pranverës së vitit 2015 mori çmimin për kontribut të tërësishëm në trashëgiminë folklorike bullgare të klasifikimit internet “Çmime vjetore folklorike”. Ljubka Rondova pëlqente Radio Bullgarinë për arsye të paletës laramane kombëtare të miqve tanë, ndër të cilët kishte edhe admirues të krijimtarisë së vet. Dhjetëra janë intervistat dhe materialet e botuara në faqen tonë për këtë krijuese të madhe dhe të paharrueshme bullgare.
U prehtë në paqe!
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...