Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Svetllana Dimitrova: "Përpara që të shqiptojë fjalën e parë, kam dëgjuar vetëm muzikë të operës"

| rinovuar më 16-03-30 2.16.MD
Foto: arkiv personal

Në ditët e përvjetorit të saj të 80 Radio Bullgaria ju fton çdo muaj të votoni për muzikën e Bullgarisë. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg

Rezultatet do të shpallen në datën 15 të çdo muaji.

Gjinitë, në të cilat fillojmë klasifikimin u përgjigjen stream-eve muzikore në anën e djathtë sipër të sajtit tonë. Veprat muzikore ofrohen nga autorët e stream-eve përkatëse. Në disa materiale do të t’ju prezantojmë këta kolegë. Ata do t’ju tregojnë për idetë, qëndrimet, parimet e tyre dhe për kompromiset eventuale që bëjnë nga herë në përzgjedhjen e këtyre stream-eve. Në rastin me muzikën klasike “klasifikimi” do të jetë pak më i ndryshëm.

Svetllana Dimitrova është autore e transmetimeve për muzikën klasike në programin për kulturë të Radios Kombëtare Bullgare dhe е stream-it të muzikës klasike të Radios Binar. “Trovatore” është ndër kujtimet e saj më të forta -  si shumë e vogël në Teatrin veror në Burgas, ajo kërcen mes ndenjësve  përpara fillimit, duke pritur që në skenë të  dalë  një njeri shumë i rëndësishëm për të:

“Jam rritur në opera, përpara që të shqiptojë fjalën e parë, kam dëgjuar vetëm muzikë të operës, sepse babai im është këngëtar operistik. Përpara që të kuptoj  ç’ është opera  dija përmend aria të tëra. Me vëllain  dhe kushërirat e mi  loznim Berberin e Seviljes dhe Peshkatarët e perlave.“

“Hyra në mënyrë profesionale në muzikë në sajë të radios, ajo nuk më mori asgjë, përkundrazi më dha gjithçka” – thotë Svetllana  dhe me humor shton, si bashkëfshatarët e babait të saj nuk kuptonin si mund t’i paguajnë për të kënduar, sepse ata të gjithë këndojnë, ashtu edhe asaj i paguajnë që të dëgjoj gjithë ditën muzikë dhe të përzgjedh më të mirën për dëgjuesit – kjo vërtetë është “një punë e mrekullueshme!”. Por kjo nuk do të thotë, se bërja e programit muzikor nuk supozon shumë punë, leximin e shumë materialeve mbi temën, që të mund të prezantohet më atraktiven.

Svetllana gëzohet shumë nga lidhja që ka me dëgjuesit e Radio Bullgarisë në gjuhët e huaj,  të cilët përdorin stream-in me muzikën klasike. Spanjisht folësit që i shkruajnë vështirë mund të lexojnë gjithçka të shkruar prej saj, por vlerësimi i tyre për përzgjedhjen  muzikore është shumë i  lartë. Aktualisht Svetllana punon mbi digjitalizimin e disa operave bullgare në përgjigje të kërkesës së një dëgjuesi të ri nga Rusia, i dashuruar në artin operistik. Fakti, se ai e ka shkruar pa gabim emrin e operës së parë  bullgare – “Siromahkinja” e mbush me energji. Fjala “kompromis” është e panjohur për Svetllana në drejtim të stream-it, ndryshe nga transmetimet në eter, ku kompromise mund të bëhen vetëm me incizimet që kanë vlerë të lidhur me ndonjë aktivitet.

Ideja që dëgjuesit e huaj  të klasifikojnë  interpretimet e  preferuara në steami-n “Muzikë klasike” nuk i pëlqen Svetllanës.  Ajo vetë personalisht nuk mund të votojë  për njërën prej primadonave Aleksandrina Pendaçanska,  Sonja Jonçevën ose Krasimira Stojanova. “Në muzikën klasike nuk duhet të ketë klasifikime” – pohon “e bija e operës”, ajo premtoi  që të na ofrojë  një arie në  tre interpretime të ndryshme. Kjo arie është e La Valit nga opera me të njëjtin emër të Alfredo Katalanit, në interpretimin e tre këngëtareve shumë të dashura për publikun bullgar, që përfaqësojnë tre breza të ndryshëm operistik – Katja Popova, Valeri Popova dhe Cvetelina Vasileva.










“Pa harresë” në interpretim të Katja Filipovës fitoi klasifikimin e fundit për këngë më të pëlqyer bullgare mbi temën e “verës”. Disqet me programin e ri të Vasil Petrovit fituan Horst Kuhn nga Gjermania, Muhammad Dawud Al-Ali nga Katari dhe Miroslava Ripak nga Ukraina.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD