Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekte evropiane dështojnë në Bullgari për shkak të mosmarrëveshjes me Ankaranë rreth gjenocidit armen

Parku “Armenci” në Haskovo u bë pengesë për realizimin e projekteve transkufitare mes Bullgarisë dhe Turqisë.
Foto: btvnovinite.bg

Sot dhe nesër zhvillohet raundi i dytë i pazarllëkut midis BE dhe Turqisë për frenimin e krizës me migrantët. Në komentin e mëparshëm i përkufizuam si shantazh të tre kushtet e shtruara nga Ankaraja – të dyfishohet shuma nga 3 në 6 mlrd euro, e cila jepet nga BE që të mbahen nën kontroll migrantët, shtetasit turq të mund të udhëtojnë pa viza në BE dhe të përshpejtohet procedura për aderimin e Turqisë në BE. Çfarë do të ndodhet në raundin e dytë, shumë shpejtë do të mësojmë.

Kushti i parë mund të realizohet, BE ka para, mund të paguajë 6 mlrd, por me siguri ato do të jenë vetëm fillimi. Për heqjen e vizave mund të gjendet zgjidhje, por për aderimin e Turqisë në BE në pamjen e saj aktuale do të ishte gjë e tepruar.

Ankaraja gjithnjë e më shpesh tregon, se është larg parimeve dhe normave morale të bashkësisë evropiane. Shembull për këtë është sjellja e autoriteteve turke në bashkëpunimin transkufitar me Bullgarin, e cila është vend anëtar i BE. Këto ditë mediat bullgare për herë të radhës alarmuan, se bashkitë Burgas, Haskovo dhe Svilengrad nuk do të marrin para nga BE në kuadrin e Programit operativ për bashkëpunimin transkufitar midis Bullgarisë dhe Turqisë. Bëhet fjalë për rreth 11 milionë euro. Shkaku është ndalimi mbi partneritetin e bashkive turke, shpallur nga Ministria Turke e Punëve të Jashtme, sepse parku në Haskovo quhet “Armenci” për nder të gjenocidit armen, ndërsa bashkitë në Burgas dhe Svilengrad kanë miratuar deklarata me të cilat konfirmojnë gjenocidin në Perandorinë osmane.

Kanali televiziv BTV citoi kryetarin e Bashkisë së qytetit turk Edrene Rexhep Gurkan, i cili deklaroi: “Me Haskovon kemi punuar shumë mirë, por tashmë kemi ndalim nga Ministria e Jashtme dhe ai është i formës së prerë”. Që të rregullohet situata, sipas Gurkanit duhet të ndiqet shembulli i qytetit Jamboll, ku bashkia refuzoi deklaratën për njohjen e gjenocidit armen.

Ka dhe shembuj të tjerë. Verën e kaluar qyteti turk Bursa ndërpreu zbatimin e projektit për fluturimet ajrore me tarifa të ulëta me qytetin bullgar Plovdiv, me të cilin janë binjakëzuar, pasi këshilli bashkiak miratoi deklaratë, me të cilën e njohu gjenocidin armen.

Mund të thuhet, se “lufta” e shpallur nga Turqia bashkive bullgare “të pabindur” është një ndërhyrje e palejueshme në punët e brendshme dhe skandal serioz diplomatik. Dështimi i projekteve për bashkëpunimin transkufitar për faj të Ankarasë i privon tre bashkitë bullgare nga mjete për përmirësimin e mjedisit dhe pakësimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore.

Historia nuk mund të shkruhet nga e para. Në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX Perandoria osmane kreu gjenocid duke vrarë mbi një milion e gjysmë armenë. Republika e Turqisë e cila trashëgoi Perandorinë osmane,  sot nuk do  që të dëgjoj fjalën “gjenocid”. Pse? Sepse në bazë  të së drejtës ndërkombëtare gjenocidi është krim, i cili përndiqet dhe dënohet, përfshi edhe me anën e reparacioneve.

Dhjetëra janë shtetet nëpër botë të cilat zyrtarisht kanë pranuar kryerjen e gjenocidit armen në Perandorinë osmane. Në këtë mendim janë shumica e historianëve dhe studiuesve. Në Francë dhe Kanada bile ka ligje që inkriminojnë gjenocidin armen.

Në Parlamentin bullgar disa herë u bënë prova për njohjen e gjenocidit armen. Por propozimet nuk u pranuan, për shkak të rezistencës aktive të deputetëve të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, partia e të pakicës turke në Bullgari. Me gjithë atë Kuvendi Popullor në prill të vitit të kaluar njohu “vrasjen masive” të armenëve në Perandorinë Osmane. Nuk kishte kurajën të përdorë nocionin “gjenocid”. Tashmë ka ardhur koha qe Bullgaria të emancipohet dhe të fillojë të shtrojë kushte si vend-anëtar i BE.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD
Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD