Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë në rrjetet sociale: Hejterët, trollët dhe antielitizmi

Foto: capital.bg

“Duhet të mësohemi se si të jetojmë në botën digjitale. Jemi brenda saj prej pak kohësh. Ajo jep mundësi të panumërta, por ka edhe një anë të errët” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Toni Nikollov, kryeredaktori i portalit “Kultura”.

Në forum “Fuqia e fjalëve: rrjete, radikalizëm, tallje”, i cili u zhvillua në Kuvendin Popullor me rast të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Toni Nikollov preku temat për kritikën antielitare, hejterët dhe trollët në internet. Çfarë është antielitizëm dhe pse ai shfaqet më shpesh në rrjet?

“Ky është mospranimi i asnjë autoriteti, është refuzimi i botës në një jerarhi politike. Është mirë që të dyshohemi, që të bëjmë pyetje. Por nga ana tjetër refuzimi i plot i rendit të botës, kritika globale antielitare janë gjëra shumë të rrezikshme. Janë fenomene të botës së sotme e cila është homogjene dhe ndodhet brenda një rrjeti. Kriza në fjalë i prek politikanët, personat publikë, krijuesit, të cilët duhet të kenë autoritet moral. Nuk them se njerëzit duhet pa dyshim të miratojnë gjithçka, por në internet jemi dëshmitarë të një vale të stërmadhe të mospranimit të tipit: “Unë e di se kush është ai, a do të më thotë ai mua...” e kështu me radhë. Ka një mungesë të përbashkët të besimit dhe të respektimit.”

Kur dëgjojmë fjalën “troll” në vend të parë na shkon ndër mend krijesa e shëmtuar pyjore me lesh të dendur që jeton në shpellë. Kjo krijesë migroi dhe u vendos në rrjet. Trolli është personifikim i njerëzve që mendojnë negativisht, shajnë dhe ndikojnë mbi të tjerët duke kritikuar dhe duke shkruar mesazhe provokuese ose nevrikosshme. Trollët janë hejterë, të cilëve u paguhet për të qenë të tillë. Toni Nikollov na tregoi akoma më shumë për këtë:

“Më shqetësojnë polet e urrejtjes në botën e sotme. Urrejtja është diçka e lehtë në internet. Është komode kur je anonim. Njeriu bëhet me shumë fytyra duke përdorur shumë profile të ndryshme. Trolli është personazh i mitologjisë së re digjitale. Adresa e tij IP është vendi i tij i punës. Ndërmjet trollëve kanë shpërthyer shumë kriza në internet, kurse më vonë bëhej e qartë se informacioni fillestar ka qenë i paqartë. Ka raste, në të cilat nën ndikimin e ndonjë ngjarjeje të trishtuar njerëzit bashkohen në grupe në rrjetet sociale. Në një moment të tillë është shumë e lehtë që të manipulohen ata. Kështu mund të provokohet një dhunë e vërtet dhe bile revolucion.”

Trollët janë pjesë e një komuniteti më të madh të urrejtjes – bashkësisë së hejterëve. Në rrugë hejteri mund të duket normalisht, mund të sillet në mënyrë miqësore, kurse para monitorit ai bëhet përbindësh.

“Të jesh hejter është një fenomen psikologjik. Pse urren? Këto ndjenja mund të sjellin sëmundje për vetë personin – komenton z. Nikollov. – Në se brenda një oqeani, pavarësisht nga madhësia e tij, ekzistojnë baktere virulente, ato pak nga pak infektojnë më shumë e më shumë dhe në fund mbi sipërfaqe shfaqet një shkumë e çuditshme. Hejterët sot bëjnë pikërisht këtë. Është e rrezikshme për ne sepse pikëpamjet e tyre negative ndikojnë mbi botëkuptimin e të rinjve në një moshë shumë të re. Aksesi tek ky oqean gjithashtu është problematik. Ai nuk mund të kontrollohet – kjo është një prej të drejtave të demokracisë. Por siç në pyll ka kërpudha që hahen, kështu ka edhe helmuese. Nuk dimë se si të mbrojmë veten. Secili mund të ketë mënyrë negative të mendimit, por hejteri mohon tërë botën. Nuk mund të mohohet gjithçka. Nuk mund të mendosh se nuk duhet të ketë politikë apo zgjedhje.”

Urrejtja e tepërt mund të ndikojë negativisht mbi vetëbesimin, mund të shkaktojë depresion dhe refuzim për krijimin e veprave të autorit, kështu edhe mund të ketë pasoja më të rënda. Toni Nikollov shpjegoi pse luftimi i kësaj dukurie në internet është aq i rëndë.

“Luftimi i urrejtjes dhe trollëve është si lufta midis lirisë dhe censurës. Po të asgjësosh një profil, menjëherë shfaqet një i ri. Është si beteja me dranguan me 100 kokë. Në botën digjitale i keqi ndihet më i mbrojtur, sesa në botën reale. Hapësira digjitale si një vend i së mirës dhe i inteligjencës së pafundme ka brenda vetes hije të së keqes. Ka shumë sajte me përmbajtje raciste dhe naziste, ka propagandë të egër, agjitacion kundër njerëzve përkatës e kështu me radhë. Dhe në një moment njeriu kupton se ai jeton në një shtëpi pa dritare dhe pa portë. Kurse secili mund të hyjë brenda. Duhet të kihet kujdes.”

Nikollovi u pajtua me tezën e Qendrës Kombëtare për Parrezikshmëri në Internet, se secili duhet të kujdeset për parrezikshmërinë e tij në rrjet dhe të ketë kujdes për këtë çfarë fotografi boton dhe çfarë tekste shkruan.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD