Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i 47-të i Konkursit të Këngës Pop dhe Rok të Radios Kombëtare Bullgare “Zllatna Prolet”

Çmimin e parë e fitoi krijuesi i ri Dimitër Atanasov me këngën prej autori “Po kthehem”.
Foto: arkiv personal

Që nga vet themelimi i Radios Kombëtare Bullgare muzika zë një vend qendror në programet e saj. Një nga dëshmitë e shumta për këtë është edhe Konkursi i këngëve të reja bullgare pop dhe rok “Zllatna “Prolet” ose “Pranvera e Artë”. Ai u organizua për herë të parë në vitin 1970, ndërsa sivjet u mbajt edicioni i 47-të. Ideja është, që të prezantohen si interpretues të njohur, ashtu edhe t’u jepet shans këngëtarëve dhe autorëve të rinj të pa afirmuar.

Konkursi është për këngë të re bullgare dhe ai përbën një sfidë të vërtetë për kompozitorët, poetët dhe aranzhuesit. Në skenën e studios së parë të radios prezantohen interpretues dhe krijues, të seleksionuar paraprakisht nga një komisioni. Ai përbëhet nga redaktorë muzikorë – drejtues të programeve për muzikën bullgare. Në zgjedhjen e 11 këngëve finaliste, votuan si dhe dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare, ashtu edhe një juri profesionale.

Çmimin e parë e fitoi krijuesi i ri Dimitër Atanasov me këngën prej autori “Po kthehem”. Pasi e mori dekoratën për dëgjuesit e Radio Bullgarisë Dimitër Atanasovi tha:

“E prezantuam këngën “Po kthehem” në një version akustik. Ne të tre – Mariana Popova – vokal, Aleks Nushev – kitarë dhe aranzhues dhe unë – vokal dhe piano. Mendoj, se kjo këngë do të gjejë admiruesit e saj. Tani do të incizojmë edhe në studio. Shpresoj, se ajo do të hyjë në programet e Radios Kombëtare Bullgare.”

Dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare gjithashtu votuan për këngë. Ata zgjodhën “Një fillim” në interpretim të këngëtares Milena Kostova. Autor i muzikës është Eftim Çakërov. Teksti u krijua në bashkëpunim midis këngëtares dhe muzikantes Radomira Mihova. Milena Kostova ka mbaruar Universitetin e Ri Bullgar, këndimin pop dhe xhaz. Që prej vitesh jeton dhe punon në Kopenhagë. Shfaqjet e saj janë kryesisht në skenat e klubeve evropiane. Në Bullgari kthehet për projekte dhe veprimtari të ndryshme muzikore, si konkursi në fjalë.

Në kuadrin e Konkursit “Zllatna Prolet” është traditë të jepen çmime edhe për debutim. Kështu autorët e rinj kanë mundësi të prezantohen në skenën profesionale. Sivjet këtë dekoratë e mori grupi “Hibrid” me këngën “Dritare”. Themelues i formacionit është Rene Ranev. Ai ka popullaritet me projektet e ndryshme prej autori. Këngën e krijoi në bashkëpunim me Georgi Trifonovin – autor i tekstit dhe i muzikës.

Çmimin e gazetarëve muzikorë sivjet e mori Vasill Petrovi – një këngëtar i njohur dhe i afirmuar jo vetëm në skenën amtare pop dhe xhaz, por edhe në të të huaj. Ai u prezantua me këngën “Pranvera në shpirtin tim”. Kompozitor i këngës është Valeri Petrov ndërsa autor i tekstit Ivan Bellovski.

Çmimi, te i cili synojnë shumica e interpretuesve vitet e fundit është pjesëmarrje në Festivalin në Grjoningen të Holandës. Ky është çmimi më i madh, të cilin Radioja Kombëtare Bullgare dhe Konkursi “Zllatna Prolet” i japin ndonjë interpretuesi ose ndonjë grupi. Sivjet këtë çmim e morën muzikantët e grupit “Der Hunds” për këngën “Kujtim”. Vet grupi e kompozoi muzikën sipas tekstit të Borisllav Mudollovit. “Der Hunds” është një grup i rokut alternativ. Formacioni tashmë ka dy albume dhe në kohë të afërt në tregun muzikor admiruesit e tij do të gjejnë albumin e tretë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD