Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare – koncertmjeshtre në Teatro Real të Madridit

Foto: arkiv

Gergana Gergova është koncertmjeshtrja e Teatro Real-it në Madrid. Ajo është interpretuesja e radhës e suksesshme bullgare në listën e koncertmjeshtërve  që interpretojnë në skenat botërore – një listë e përpiluar nga maestroja Pllamen Xhurov, dirigjent i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”.  Atje figurojnë emrat e 30 vetave. Bëhet e qartë se fizarmonicistët bullgarë, të cilët zënë pozitat më të rëndësishme pas dirigjentit  në orkestrat e mëdha botërore, janë shumë. Gergana Gergova do të jetë në krye të orkestrës deri në fund të janarit 2017, përveç kësaj ajo ka angazhime gjatë majit dhe qershorit të këtij viti dhe të vitit të ardhshëm. Bullgarja do të zërë vendin prijës në Teatrin Operistik Mbretëror të Milanos gjatë kohës, kur Teatri do të shënojë përvjetorin e vet të 200-të. Violinistja e re tashmë ka shumë arritje në biografinë e saj, ka punuar me orkestra si Fizarmonia e Duisburgut, Orkestra Festive për Vegla me Tela e qytetit Lucerne, Orkestra e Radios së Munikut, Orkestra e Radios së Gjermanisë Veriore – Hanover, Fizarmonia e Dhomës e Gjermanisë – Bremen etj. Si muzikante dhome ajo ka pasur shumë koncerte me muzikantë prijës. Gjatë vitit 2008 Gergana Gergova krijoi një trio dhome “Imazh” bashkë me pianistin Pavlin Neshev dhe violonçelistin Tomas Kaufman. Që prej atëherë formacioni bën koncerte të shumta në skenat ndërkombëtare me sukses të madh.

Mund të shikoni dhe të dëgjoni Moris Raven – trion për piano, violinë dhe violonçel – Pantoum. Assez vif (2. Movement) në interpretim të tyre:





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD