Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Llazarit – festa e pranverës

БНР Новини
Foto: BGNES

Dita e Shën Llazarit është një nga festat me datë të lëvizshme. Në kalendar ajo përcaktohet sipas datës së Pashkës dhe shënohet në të shtunën para Javës së Madhe. Sipas ungjijve kjo është dita e ringjalljes së Llazarit – njërës prej mrekullive të e kryera nga Jezu Krishti.




Në traditën popullore festa njihet si Llazarica, Llazarnica apo E diela e Llazarit dhe zakonet e saj janë pjesë e kompleksit të riteve që shënon kohën e tranzicionit midis dimrit dhe pranverës, midis vdekjes dhe jetës. Sipas mitologjisë sonë Llazari është mbreti i pyjeve dhe shkurrajave. Në duart e tij ai mban sëpatë, pret drunjtë dhe bën ara për njerëzit. Vjen për të sjellë një fillim të ri për natyrën dhe martesë për çupët.




Kjo është dita e socializimit simbolik të vajzave në moshë paramartesore. Ato stolisin kokët e tyre me gjelbërim, me lule dhe në disa rajone me pendë shpendësh, sepse besohet se kjo do të sjellë fat. Pastaj shkojnë nëpër shtëpitë e fshatit kërcejnë dhe vallëzojnë. Besohet se një çupë, e cila nuk ka marrë pjesë në ritet e ditës së Shën Llazarit nuk mund të martohet.

Këngët e vajzave në këtë ditë janë urime për shëndet dhe pjellori. Funksionojnë si bekime për pronarët e shtëpisë, për çupët dhe djemtë e pamartuar, për fëmijët, nuset e kështu me radhë... Kjo shëtitje nëpër fshat sjell lumturi, fat dhe bereqet. Mikpritësit u dhurojnë vajzave vezë të bardha dhe para të vogla. Pastaj çupët ndajnë paratë, kurse vezët i ngjyrosin për Pashkën. Pasi përfundojnë vizitat në shtëpitë e fshatit ato kthehen në pikën, ku kanë filluar shëtitjen e tyre duke bërë një rreth simbolik. Sipas besimeve popullore rrethi ka një forcë të fuqishme mbrojtëse.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD