Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu i banesave po ringjallet

БНР Новини
Foto: BGNES

Tremujori i parë i vitit 2016 karakterizohet me aktivizimin e tregut të banesave, sidomos në kryeqytet. U bëmë dëshmitarë të shtimit të shitjeve të pronës së patundshme. Mund të thuhet se tregu i banesave po ringjallet dhe është fakt rimëkëmbja e sektorit, tha për Radio Bullgarinë Polina Stojkova – drejtoreshë operative e kompanisë së pronës së patundshme Bëlgerian Propertis.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 u evidentuam një rritje e çmimeve në Sofje nga 8 për qind mbi bazë vjetore. Parashikimi për vendin është për rritje nga 4 deri në 7 për qind. Doemos rritja e çmimeve nuk duhet të bëhet shkak për ndonjë frikë, sepse çmimet ishin tepër të ulëta. Deri në vitin 2015 ato ishin në nivelet e vitit 2005. Kështu që është një gjë normale të evidentohet një rritje e matur e çmimeve. Përsa i përket pronës në vendpushimet situata është krejt e ndryshme. Megjithëqë moti nuk ishte tepër i përshtatshëm, arritëm të realizojnë shumë kontrata në pushimoret e mëdha dimërore. Kohët e fundit në mënyrë të pjesshme dhe të ngadaltë po rikthehet interesi i blerësve rusë ndaj pronës në bregdetin bullgar. Personalisht unë nuk mendoj, se brenda 1 – 2 viteve të ardhshme do të ketë ndonjë ndryshim drastik të çmimeve. Ka shumë oferta për banesa të reja, në sfondin e një kërkimi të ulur, sidomos pas tërheqjes së investitorëve rusë. Tani duhet të realizohen kontratat me banesat ekzistuese dhe mezi pas kësaj tregu do të balancohet.”

Çfarë është gjendja në sektorin e ndërtimit?

“Ndërtimi është një proces i ngadaltë, që kërkon kohë për realizimin e një projekti. Vite me radhë pas krizës aktiviteti në fushën e ndërtimit ishte në rrënje. Vjet në Sofje u evidentua rritja e ndërtimit të ri me më se 50 për qind. Shihet një interes edhe ndaj godinave, të cilat akoma nuk janë gati.”

Pse njerëzit blejnë godina vetëm të projektuara, që para se të jetë filluar ndërtimi i tyre?

“Shkaqet janë disa. Nga njëra anë pamjaftueshmëria e ofertave bënë, që njerëzit të shfaqin interes ndaj banesave akoma të pa ndërtuara. Aktualisht interesi është i orientuar te ndërtimi i ri. Dhe në se në rajone të caktuara nuk ka mjaftë oferta e banesave të gatshme, atëherë njerëzit fillojnë të mendojnë të blejnë ndonjë banesë akoma të pa ndërtuar. Këtu duhet të theksojmë, se në fushën e ndërtimit edhe gjatë krizës mbetën sipërmarrës dhe investues të mirë. Ata që blejnë banesa të pa ndërtuara interesohen për reputacionin e ndërtuesve dhe investuesve.”

Aktualisht evidentohet një interes ndaj blerjes së pronës së patundshme edhe në qytete të tjera të mëdha si Plovdivi, Stara Zagora, Varna dhe Burgas. Blerësit bullgarë u orientuan te tregu i pronës së patundshme, sepse kamatat e depozitimeve bankare u bënë tepër të ulëta dhe i afrojnë zeros, shpjegon Polina Stojkova dhe vazhdon:

“Në qytetet e mëdha kërkimi i rritur është i ndjeshëm. Një interes të theksuar ndaj banesave në Bullgari shfaqin bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit. Një përqindje e madhe e banesave të shitura që nga fundi i vitit të kaluar deri në fillim të këtij viti i përket këtyre njerëzve.”

Me uljen e interesit të kredive të hipotekimit aktivizohet edhe blerja e pronës së patundshme. Krahas kësaj edhe ndërtesat e vjetra gjejnë vendin e tyre në tregun e pronës. Shumë blerës preferojnë ndërtimin e vjetër prej tullave, parafabrikateve, sepse ato janë me sipërfaqe reale. Kur njerëzit disponojnë mjete të kufizuara natyrisht orientohen te banesat e parafabrikuara.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..

botuar më 24-07-11 7.30.PD

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD