Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografi i yjeve Mathieu Bitton është i mahnitur nga Bullgaria

Edicioni i gjashtë i platformës për fotografi moderne “Mjeshtrit e fotografisë” prezanton ekspozitën e Leni Kravic “Flash” (Vetëtimë). Një pjesë nga “Flash” është dhe ekspozita Ascension (Lartësim) të Mathieu Bitton – fotograf, dizajner grafik dhe fotoreporter personal i Leni Kravicit. Bullgaria është stacioni i katërt i fotografive unikale. Përpara së të mbërrijnë tek ne ato janë treguar vetëm nga një herë në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Austri. Tani mund të shikohen dhe në Sofje deri më 7 maj në Vivacom Art Hall.

Mathieu Bitton, i cili qe në Sofje për hapjen e dy fotoekspozitave mbajti leksion për fotografinë dhe mbeti i mahnitur nga mikpritje bullgare. “Në punën time bëj çdo gjë – i fotografoj artistët, bëj dizajnin e kopertinës, marketingun, pllakatet. Të gjitha këto gjëra i punoj në një kohë. Kështu po punoj prej viteve me xhazmenin e njohur botëror Blu nout rekords Bluenote. Kështu punohet më shumë sepse derisa mundohesh të arrish gjënë perfektë, kalon një pjesë kohe më të madhe në punë mbi të, por në fund jam i lumtur nga rezultati.”

E quajnë Mathieu Bitton “fotografin e yjeve” sepse ka punuar me pothuajse të gjithë në biznesin muzikor. Për 20 vjet karrierë fotografi francez ka fotografuar pothuajse që të gjithë – Mik Xhagër, Xhej Zi, Leni Kravic, Tromboun Shorti, Farel Uiljams, Bruno Mars, Llana Dell Rej e kështu me radhë. Ai është dhe autor i dizajnit të mbi 700 pllakateve, kopertinave të albumeve dhe të librave të disa nga ikonave më të njohura të kulturës pop si Kuentin Tarantino, Prins, Llu Rijd, Majlls Dejvis, Stivi Uondër, Bob Marli, Igi Pop, Doli Partën e shumë të tjerë. Biton fillon të punojë si dizajner grafik kur është 11 vjeçar. Bën reklama të dyqaneve për rroba në Paris, kurse me paratë e fituara blen bileta për koncerte. Në mënyrë profesionale fillon të punojë me muzikantë në moshën 18 vjeçe dhe me kalimin e kohës vendos që në vend të kërkojë fotograf të cilët ta ndihmojnë – ai vet të bëhet i tillë.

“Më pëlqen shumë të fotografoj bardhë e zi, sepse mendoj se, ka një thellësi më të madhe dhe një kohë të papërcaktuar në fotografitë. Një fotografi bardh e zi mund të jetë nga vitet 60, 50 ose nga vitet 20. Kurse ngjyra sikur i ve një datë fotografisë. Për mua bardhë e zija është më e mira për fotografinë e portreteve.”

Përveç si fotograf, Bitton e paraqet veten dhe si muzikant. Ka punuar mbi saundtrakun për filmat nga vargu “Transformërs” dhe “Nga ana tjetër”. Bën dhe një debutim si regjisor me filmin dokumentar “Të kujtohemi për dashurinë”, i cili tregon për punën e tij me Leni Kravic mbi albumin “Black and White America”, Mathieu Bitton dhe Leni Kravic punojnë bashkë që nga viti 2008. Historia e tyre e përbashkët fillon shumë përpara kësaj – ata janë shokë akoma qëkurse kanë qenë të rinj, kur të dy kanë qenë në Los Anxhelis. Mathieu ka ardhur në Paris, kurse Leni nga Nju Jorku. “Fotografitë e Mathieu krejtësisht e kapin esencën e kësaj kush dhe çfarë jam unë në këtë moment” – shënon Leni dhe shton se ai ka aftësinë të thyejë atmosferën. Po kështu si Leni Matju është i mahnitur nga publiku bullgar:

“U jam shumë mirënjohës njerëzve në Bullgari, ata janë të shkëlqyer, për mua është një nder i madh të jem këtu. Leni më pati thënë se publiku i Sofjes është publiku më i shkëlqyer, të cilin e ka parë, kështu që akoma përpara se të vijë këtu e dija sesa të mirë dhe të sjellshëm janë njerëzit këtu. Koncerti i Lenit në Sofje qe gjatë vitit 2008, kurse ai ma tha këtë gjatë vitit 2009. Kohët e fundit përsëri ma përmendi se publiku bullgar është më mahnitës. Ai shumë shpesh flet për këtë.”

Mathieu Bitton është mbajtës i dekoratave të shumta për punën e tij pas objektivit dhe si dizajn grafik. Por mbase një nga njohjet më të rëndësishme deri tani mbetet nominimi i tij për dekoratën “Grami” gjatë vitit 2009 për boks setin e Jane’s Addiction – “A Cabinet Of Curiosities”. Gjatë vitit 2012 Mathieu Bitton është i dekoruar dhe me çmimin e kalorësve të Francës “Chevalier Dans L”Ordre Des Arts&Lettres” për kontributin e tij në art.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD