Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljudmill Georgievi posedon një koleksion unik për Bullgarinë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kartëvizita e doc. Ljudmill Georgievit është jashtëzakonisht e larmishme. Mbi 27 vjet ka punuar në sistemin e policisë, ka mbaruar Akademinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fakultetin e gazetarisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ka specializuar “Kriminalistikë” në Rusi, Holandë dhe në disa vende evropiane. Është pedagog për ekspertiza kriminale dhe gjyqësore në Universitetet në Ruse dhe Varna. Ka përvoje të madhe si ekspert pranë Gjykatës rajonale të Sofjes në përgatitjen e ekspertizave në fushën e studimeve video-teknike dhe dokumentare. Si gërsheton hobin e vetë dhe angazhimet e tij të shumta?

“Kam më shumë se një hobi. Kryesorja është mbledhja e kapelave policore, ushtarake, ushtarake-detare dhe helmetave të zjarrfikësve – tregon doc. Georgiev. – Deri tani në koleksionin tim kam 515 copë nga më se 50 shtete. Në vitin e largët 1995 një shok im anglez më solli si dhuratë një helmetë të bukur të policit anglez. Shumë kohe ajo qëndroi e vetmuar në kabinetin tim dhe një ditë lindi ideja që pranë saj mund të shtojë kapelën time të togerit dhe kështu u vë fillimi i koleksionit, të cilin e pasurova gjatë viteve. Kam mundësi të udhëtoj jashtë shtetit dhe natyrisht vizitoi dyqanet antikuare prej të cilave blej eksponatet për koleksionin tim. Kuptohet, kolegët e mi në Bullgari dhe jashtë shtetit, të cilët janë në strukturat policore me ndihmojnë në pasurimin e koleksionit.”

Снимка
Kapela me e vjetër autentike në koleksioni e tij është nga viti 1913 – i përket një oficeri gjerman, ndërsa ajo e fundit është shumë ekzotike dhe është nga ushtria kolumbiane. Në rekordet e Ginesit figuron një person i cili është pronar i më shumë kapelave policore. Ai është polic nga Berlini, i cili në vitin 2014 ka pasur 2 300 ekzemplarë. Zoti Georgiev ka dëshirë të lidhet me të dhe të këmbejnë eksperiencë. Deri tani koleksioni i tij atraktiv është parë nga adhuruesit e këtij lloji aksesorësh në Bibliotekën regjionale në qytetin Tërgovishte, si edhe në qytetet e Bullgarisë Verilindore.

Снимка
Me rastin e 6 majit – Ditës së trimërisë dhe të Ushtrisë Bullgare, doc. Georgievi shënon, se pavarësisht, se ushtria dhe policia kanë funksione të ndryshme, ai emocionohet shumë, kur ka “parade, flamuj, njerëz me uniformë... 6 maji është festa e heroizmit dhe ne gjithmonë duhet të kujtojmë me ndjenje të mira ushtrinë bullgare – thotë ai dhe shton: “Pavarësisht nga problemet aktuale strukturore dhe të tjera, pa ushtri dhe polici një shtet nuk mund të ekzistojë. Ne duhet të bëjmë çmos dhe të mbështetim njerëzit me uniformë.”

Ljudmill Georgievi është autor i 7 librave artistikë – tregime dhe romane me tematikë policore-kriminele, libri i tij i 8 është përshkrim i udhëtimit nëpër lumin Danub dhe i është kushtuar jubileut të 60 të  regatës më të madhe të kanotazhit në botë. Në këtë vepër ka dhe mbi 280 foto, sepse fotografia dhe video-filmat janë pjesë e hobisë së tij tjetër. Nuk është indiferent edhe ndaj sporteve ujore – lundrimi me kajak dhe varkë me vela. Edhe diçka tjetër – me ide të tij janë realizuar 6 lojëra didaktike të fëmijëve për profesione të ndryshme. Mendon, se këto lojëra afrojnë fëmijët dhe familjen dhe do t’i distancojnë fëmijët nga lojërat kompjuterike, të cilat kudo në botë i kanë pushtuar.

Снимка
“Për fat të keq, si pedagog vë re tendencën drejt edukimit më të dobët të përgatitjes në aspekt jetësor dhe në shkollë për lëndë të ndryshme. Është shkëputur lidhja midis fëmijëve dhe prindërve – pohon doc. Ljudmill Georgiev. – Mos dëshira e disa komuniteteve të integrohen dhe të mësojnë është tepër shqetësuese. Mungesa e edukimit në vlera të caktuara dhe në respektim të ligjit i detyron gjithnjë e më shumë njerëz të mos respektojnë rregullat elementare të sjelljes. Gjatë specializimeve të mia jashtë shtetit më bëri përshtypje, se i çojnë fëmijët në sallat e gjykatës që të shohin nga afër si zhvillohet një proces gjyqësor. Kjo në një shkallë të madhe është prevencë dhe respekt ndaj ligjit. Për fat të keq, në Bullgari një gjë të tillë nuk ka. Në pah është një lloje neglizhence dhe alarmi jepet, kur tashmë është vonë. Studentët e mi – juristë dhe policë të ardhshëm, i këshilloj të respektojnë ligjin dhe të bëjnë gjithçka në bazë të ligji, të jenë shembull për të tjerët.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD