Galeria Arteve “Pallati” shënon përvjetorin e 160-të të lindjes së piktorit dhe njërit prej krijuesve të Shkollës Shtetërore të Vizatimit – Ivan Mërkviçka (1856 -1938). Ekspozita u përgatit për më se 4 muaj dhe pjesën kryesore prej saj përbëjnë portretet dhe kompozimet e autorit.
Ivan Mërkviçka është një piktor bullgar me prejardhje çeke. Ai është gjithashtu pedagog, person publik dhe një nga figurat e rëndësishme të jetës artistike të Bullgarisë pas Çlirimit. Është ndër themeluesit e artit të ri të vizatimit tek ne. Veprat e tij më të vlefshme prezantojnë jetën e përditshme të bullgarëve të asaj kohe: zakonet, festimet tradicionale, si për shembull piktura e tij “Rëçenica”, e cila mban emrin e një kërcimi tradicional bullgar. Ai studion në Akademinë e Arteve Figurative të Pragës, pastaj – në Akademinë e Vizatimit të Mynihut. Bën hapa të mëdha për ndërtimin e kulturës bullgare të kohës pas Çlirimit. Kompozimet e tij që prezantojnë jetën e bullgarëve janë emblematike. Mërkviçka është një nga organizatorët e ekspozitave të para të artit figurativ tek ne.
Gjatë jetës së tij artistik dhe publik Ivan Mërkviçka gjithmonë është rrethuar nga bashkëmendimtarë. Veprat e tyre gjithashtu janë prezantuar në këtë ekspozitë në Pallatin Mbretëror në qendrën e Sofjes (i cili është një nga filialet e Galerisë Kombëtare të Arteve). Numri i përbashkët i pikturave të shfaqura është 112, autorët janë 50. Disa prej tyre prezantohen për herë të parë para publikut të gjerë. Ekspozita ka si qëllim që të prezantohet krijimtaria e Ivan Mërkviçka në kontekstin e jetës artistike të Bullgarisë në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të XX – një kohë, në të cilën tek ne punojnë shumë artistë me stil të veçantë. Më shumë për këtë ekspozitë na tregoi kuratorja e saj Bistra Rangellova:
“Ekspozita i është kushtuar përvjetorit të 160-të të lindjes së piktorit të madh bullgar Ivan Mërkviçka. Ajo bën një përpjekje të prezantojë situatën, kohën, në të cilën ai punon – njerëzit, me të cilët ai punon, ata, me të cilët ka koncepte të përbashkëta artistike dhe me të cilët punon për krijimin e institucioneve të para artistike në Bullgari. Ai është një autor i frytshëm, mirëpo nuk është i vetëm. Me këtë ekspozitë ne bëjmë një panoramë, tregojmë personat më të dalluar të asaj kohe me nënshkrimin e tyre artistik dhe me kombësitë e tyre. Prezantojmë ata, të cilët vënë themelet e artit figurativ bullgar. Disa prej emrave të tyre janë Anton Mitov, Ivan Angellov, Konstantin Veliçkov, Jarosllav Veshin, Georgi Kanela, piktori çek Oto Horejshi etj. Në ekspozitë janë prezantuar 50 artistë, të cilët punojnë në vitet pas Çlirimit. Disa prej emrave të tyre janë mirënjohur, të tjerët tregohen për herë të parë. Pothuaj gjysma prej tyre janë të panjohur për publikun, pikturat e tyre janë shfaqur në mënyrë episodike apo janë harruar krejtësisht. Ideja është që të prezantojmë pikërisht emrat dhe veprat e tilla – kështu në sfondin e proceseve artistike të Bullgarisë së atëkohshme mund të vlerësojmë kontributin e vërtetë të Mërkviçka në historinë e artit të ri bullgar. Kjo trashëgimi artistike duhet të ruhet, të vlerësohet dhe të popullarizohet.”
Ekspozita është organizuar nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe do të vazhdojë deri më 4 shtator.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi në ekspozita: Lluiza Llazarova
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..