Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota magjike e ujëvarave Krushuna

БНР Новини

Burime, pellgje, ujëvara, shpella – një botë magnetike e formuar pas tërheqjes së ujërave të detit, i cili ka ekzistuar këtu përpara rreth 120 milionë vjetëve. Sot për të na rikujton ngjyra çuditëse e ujit. Shpjegimi shkencor është se ajo vjen nga guri gëlqeror i shkrirë nga shkëmbinjtë. Në ujë ai ndan një ngjyrë blu dhe e ngjyros në një ngjyrë gurkali. Por kur ndodhesh këtu, nuk të mbetet kohë të mendosh për shkencë, sepse zhytesh në magjinë e fenomenit natyror. Vendbanimi Maarata – një rajon me shkëmbinj gëlqeror, shpella, burime dhe ujëvara gjendet në një afërsi të drejtpërdrejtë me fshatin Krushuna. Këtu në pllajën Devetashko janë të vendosura dhe disa nga shpellat më të bukura dhe interesante bullgare. Rreth ujëvarës janë “Shpella e Boninit” 2754 metra, “Ujëvara” 1999 metra dhe “Gornik” 1110 metra.

Uji buron nga shpella e madhe e Krushunit duke dredhuar përmes galerive shpellore, të mbuluara me formime të bardha, të quajtura “Qumështi i hënës”. Ato kanë veti shumë të çuditshme dhe në qoftë se e merr në dorë bëhet si plastelinë. Shkencëtarët kanë zbuluar se në të përmbahen baktere, të cilat krijojnë antibiotikët. Pas kësaj ujërat formojnë ujëvarën dhe përmes një vargu të pragjeve arrijnë deri tek Pellgu Blu. Ai është i lidhur me dy ujëvare të tjerë edhe më të vegjël. Një shpellë tjetër – ajo e Boninit, fillon me pjesën e thatë dhe përmes saj arrihet deri tek galeria e ujit me rreth 800 metra një liqen nëntokësor, i cili është më i gjati tek ne. Nën tokë ajo është e lidhur me shpellën “Ujëvara” dhe të dyja formojnë një sistem të përbashkët me një gjatësi rreth 6 kilometra.

Në vendbanimin “Urushkata maara” gjendet edhe një shpellë tjetër, e cila mban emrin e vendbanimit. Ajo është e përbërë prej dy galerive – të thatë dhe me ujë, të cilat lidhen. Këtu ujërat në vazhdim të mijëvjeçarëve të rinj kanë grumbulluar gëlqeres, duke formuar një ujëvarë me gjatësi 20 metra. Shpella Urushka është shtëpia e mijëra lakuriqeve të natës. Natyra përreth është jashtëzakonisht e bukur. Bimësia e dendur, pyjet e freskëta dhe dredhat e bukura të lumit e magjepsin secilin që ka arritur në këtë vend të shkëlqyer.

Popujt e lashtë i kanë konsideruar vendet, që ku buron uji për të shenjta. Prandaj rreth shpellave të “Maarata” kanë ekzistuar një sërë vendesh të shenjta të hyjnive trakas. Që nga Mesjeta kanë mbetur gjurmët e vendit të shenjtë hezikast të Krushunit. Hezikastia është një rrymë mistike në krishterimin ortodoks sipas së cilit, gjatën një lutjeje të forcuar dhe një shkëputje nga bota mund të arrihet një unitet me Zotin. Këtu në shkëmbinjtë pothuajse të paarritshme rreth ujëvarës hezikastët kanë gdhendur vendet e veta për lutje dhe faltore për meditim dhe lutje.

СнимкаQë këtu e ka zanafillën e vet dhe manastiri mesjetar i Krushunës. Rreth ujëvarës ka dhe një rrugicë ekologjike, 15 urë prej druri dhe dy sheshe për vërejtje. Vizita e plotë do rreth 1 orë e gjysmë, ku mund të merret dhe një udhëzues malor. Koha më e mirë për vizitë të ujëvarave të Krushunës është pranvera dhe fillimi i verës, kur uji dhe gjelbërimi përreth janë të larë nga dielli, kurse qindra shpendë zhvillojnë një koncert të papërsëritshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Joan Kolev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga vreshti në shishe – “Mavrudi” legjendar si pjesë e kartëvizitës së Bullgarisë

 “Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..

botuar më 24-07-28 12.20.MD

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..

botuar më 24-07-25 7.25.PD
Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..

botuar më 24-07-21 10.20.PD