Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konstantin Kazanski – “Arti është jetë, djersë, nikotinë dhe liri të mund të gabosh”

Drejtori i Teatrit të Kukullave të Sofjes Kirjakos Argiropulos, Konstantin Kazanski dhe regjisori Gerogios Bakolas
Foto: Vida Pironkova

Artisti Konstantin Kazanski është një kompozitor bullgar, bën aranzhime, është autor dhe interpretues i këngëve, muzikolog. Mik i ngushtë me poetët e mëdhenj bullgarë Hristo Fotev, Konstantin Pavllov dhe Stefan Canev. Ëndrra e tij të mësojë për regjisor teatral nuk realizohet. Bëhet interpretues i njohur kryesisht të këngëve franceze, shkruan edhe të veta. Gjatë vitit 1971 mbetet në Paris pas një turneu, ku jeton edhe sot. Në “Cabaret russe” fiton reputacionin e vet të një “ciganologu muzikor”. Ai është drejtor muzikor i shtëpisë botuese JAP. Gjatë vitit 1975 Vlladimir Visocki e ve re dhe e fton për aranzhimin e albumit të tij të parë të incizuar në Francë. Bashkë me gruan e tij krijon korin “Kazanski”, bashkëpunon në projekte të ndryshme muzikore dhe teatrale me Marina Vlladi, kurse gjatë viteve të fundit dhe me aktorin tonë të madh Stojan Aleksiev. Shtëpia botuese universitare dhe dega franceze të “Reader's Digest” botojnë ciklin e tij të vjershave “Letra nga Parisi” nga albumi i tij me të njëjtin titull me këngë prej autori.

Për karrierën e tij artistike na tregon vetë Konstantin Kazanski:

“Gjithmonë ka një pakënaqësi nga kjo që kemi arritur dhe të cilën e bëjmë, pavarësisht nga kjo nëse pëlqehet nga të tjerët apo jo. I shikojmë që të gjitha mangësitë nga kjo, që kemi bërë. Njerëzit nuk e shikojnë, por ne po. Dhe që aty vjen dhe dëshira për diçka më të përsosur. Nuk e kam pasur si pikësynim të mbetem as në Francë dhe në përgjithësi jashtë shtetit. Qemë në Belgjikë me një orkestër bullgare dhe pozicioni im qe delikat, më në veçanti në Radio Sofja, ku dyert e mia qenë të mbyllura dhe nuk kisha mundësi për çfarëdo qoftë shfaqjesh krijuese. Në qoftë se isha kthyer në Bullgari, duhet të mbaroj për marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike, që për mua qe gjë tepër pa interes. Zgjodha të keqen më të vogël, duke mbetur në Paris dhe duke bërë çfarë të dua.”

Kazanski është autor i tekstit, të muzikës dhe të aranzhimeve të të gjitha këngëve të tij:

“Nuk jam prej një fisi artistik. Gjyshja ime nga ana e babait ka qenë këngëtare nga fshati Kazanka – rrethi i Stara Zagorës që ku vjen dhe emri i familjes. Një nga tezet e mia ka kënduar rreth 230 këngë për fondin e Radios Kombëtare Bullgare, por këto janë këngë popullore, me të cilat unë nuk kam asgjë të përbashkët. Në qoftë se në Bullgari nuk më pengonin kaq, nuk do të gjendesha përpara dilemës të mbetem në Francë apo jo. U jam shumë mirënjohës që të gjithë atyre, siç thoshte babai im, të cilët kanë bërë kështu që të më venë tapë në gojë. Në qoftë se nuk kishin vendosur të shpëtojnë prej meje, nuk do të shikoja çudirat të cilat i pash. Nuk ka nostalgji. Vetëm një falënderim të madh.”

Cili është vendi yt në Paris?

“Vendi im në Paris. Njeriu hyn nën lëkurën e qytetit dhe qyteti hyn nën lëkurën tuaj. Jetoj më shumë se 40 vjet në Monmartër. Asnjë nuk është nga kjo lagje. Nuk ka asgjë të çuditshme dhe të veçantë, se ndokush vjen nga ndonjë vend. Ka kaq shumë fe dhe nuk ka rëndësi se kush çfarë ka mësuar. Kam punuar në një moment me rreth 200 muzikantë. Asnjë nuk të pyet se ku ke mësuar, çfarë ke bërë. Të shikojnë sesi ekzekuton. Nuk jetohet lehtë, ka konkurrencë. Bëj gjëra, të cilat përpara kësaj as i kam ditur as që i kam mësuar, as që i kam ëndërruar eventualisht t’i bëj. Interesante. Nga akompanjimi i ciganëve, deri tek kjo të shkruash një balet klasik për më të mëdhenjtë në teatrin në Nju Jork, me aranzhim nga impresarioja i fundit të Igor Stravinskit – mis Lilijan Libman. Unë jam diletant. Dhe i tillë është dhe reputacioni im se i bëj aranzhimet si diletant, dhe jo si ndonjë i cili ka përfunduar konservatorin! Sepse nuk e di se kush duhet dhe kush jo.”

Për takimin e parë me Visockin...

“Visocki më dëgjojë për herë të parë kur u bëra akompanjim ciganëve Dimitrieviç. Të njohur botërisht, por jo dhe në Bullgari. Dhe më ftoi të marrë pjesë në incizimet të një pllake gramafoni, të cilën e incizonte. Pas kësaj vendosi se unë do të marrë pjesë në të gjitha gjërat të cilat ai i realizon në Francë dhe kjo vazhdoi 5 vjet, deri në fund të jetës së tij. Që të gjithë janë çuditur se përse unë, pse nuk ka gjetur ndonjë rus? Ai ikte nga stili profesional i aranzhimit, sepse nuk i pëlqente. Çështja nëse të këndojë me kitarë apo me orkestër, zgjidhet për një minutë. Qemë njëqind për qind dakord për këtë që e duam. Çdo gjë tjetër qe e mundur. Dhe me qenë se që të dy qemë aktorë, e morëm përsipër këtë rrezik. Nuk kam dhe asnjëherë nuk kam pasur një qëllim konkret. Gjërat vijnë vet. Kurse më e vlefshmja është se derisa bëj diçka të re, të mësohem të bëj diçka tjetër të re – për shembull një akord të ri, të cilin më përpara nuk e ka përdorur njeri tjetër. Kjo për mua është shumë më interesante nga gjërat e planifikuara.”

Për shkrimin e ciklit të vjershave “Letra nga Parisi”...

“Rastisi fare rastësisht. Për 20 vjet pata shkruar 2-3 këngë në gjuhën bullgare, 100 në frëngjisht dhe disa në gjuhën ruse dhe cigane. Për mua Bullgaria qe një faqe e mbyllur. Dhe kur u ktheva për herë të dytë gjatë vitit 1994 – që të gjitha këngët më erdhën për një javë. Në një moment dhe tekstet dhe muzika dhe aranzhimi. Pa tepruar, por për 15 ditë hodha në nota çdo gjë. Një shok erdhi në Paris dhe unë ia këndova, kurse gruaja ime tha: “Ja ai i shkroi, do t’i vendosë në dosje dhe ato do të mbeten aty”. Kurse unë ju përgjigja: Po, asnjë nuk ka interes për to. Jam absolutisht i sigurt. Unë jam një anti karrierist i plotë. Por bëra një “demo” version. Gjatë ardhjes sime të tretë në Bullgari qemë për vizitë tek një shok – poeti Stefan Canev. Dhe ai propozoi që këngët të dalin në libër. Nga një demo, fillova t’i incizoj këngët me shokë. Më botuan dhe një libër të vogël me vjershat. Për disk nuk kishte interes, por dhe mua nuk më pëlqen të afishoj veten. Mua më pëlqen gjërat të ndodhin në mënyrë spontane. Të mos ta marrim veten shumë seriozisht. Të ketë një surealizëm, satirë. Dhe jo vetëm humor. Të ketë jetë. Djersë. Nikotinë. Sepse arti pa këtë do të bëhet si ai kosi që i kanë marrë që të gjithë yndyrën. Liria është e rëndësishme. Liria të bësh gabim!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Të gjitha këngët janë nga albumi “Letra nga Parisi” – viti 1997, vokalë – Veronik Kodoblan dhe Hjumejra Kazanski



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Versioni akustik i këngës “Zemra e re”

Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..

botuar më 24-07-16 8.15.PD

"Miq"

Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..

botuar më 24-07-15 6.05.PD

Dimitër Karamitev: Fyelli bullgar është më i pasuri me ornamente – përmes tij flet shpirti i madh i popullit tonë

"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë me raste dhe në ditë pa raste, dhe atëherë gjithmonë këndohej" - ja çfarë na tregon Dimitër..

botuar më 24-07-14 11.05.PD