Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Oborri i alfabetit cirilik” – një kompleks unik kulturor historik

БНР Новини

Afro 300 milion veta në botë shfrytëzojnë alfabetin cirilik. Ata popullojnë disa rajone të Evropës Juglindore. Krahas kësaj në këtë grup hyjnë edhe rusët, ukrainasit, bjellorusët, dhjetëra etnose të Rusisë si kaukazianët, siberianët, popujt e disa republikaves ish sovjetike, Mongolia. Kjo është evidenca e filologëve të njohur të gjuhëve sllave. Të paktën 50 gjuhë shfrytëzojnë, ose dikur e shfrytëzuan alfabetin cirilik. Bullgaria tani për tani është shteti i vetëm në BE-në, i cili paraqes alfabetin cirilik në këtë bashkim të popujve. Kontributi ynë kulturor me 30 germat është i padiskutueshëm. Kjo për shkak, se deri në vitin 2007 në bashkim ekzistuan vetëm dy alfabete – latinia dhe grekja. Në klasifikimin e alfabeteve ai cirilik radhitet menjëherë pas atij latin.

СнимкаAto mendime më preokupuan duke udhëtuar te kryeqyteti i dikurshëm të parë të Bullgarisë (681 – 893) Pliska. Qëllimi ishte vizita në një kompleks unik jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për mbarë botën. Ky është kompleksi kulturor historik “Oborri i alfabetit cirilik”.

Në portën e rëndë prej druri lexohen fjalët e khanit Asparuh “Këtu do të jetë Bullgaria”. Oborri është plotë vizitues. Ndër ta e gjejmë edhe nismëtarin e krijimit të këtij tempulli të shkrimit Karen Aleksanjan. Ai është armen nga qyteti Erevan, por 20 vjet banon në Bullgari. Për nga arsimi është filolog. Është mbrojtës i etshëm i vlerave të krishtere. Me ide të tij germat e larta më se 2 metra cirilike u krijuan në Armeni nga 12 skulptorë armenë dhe u transportuan deri te Bullgaria. Ngjyra e natyrshme qeramidhe të shtufit ranor prej të cilit janë të punuar shkronjat lëshojnë ngrohtësinë e truallit armen. Germat janë të renditura lirisht mbi sipërfaqen e gjelbër. Secila prej tyre mban mesazhin e vet me figurat dhe ornamentikën. Për këtë muze interesante Karen Aleksanjan tregon:

“Shkronjat nuk janë të renditura ashtu siç janë në alfabet. Pranë hyrjes ato formojnë fjalën Pliska. Kështu dëshirojmë, që të mbahet mend se me urdhër të princit bullgar Boris I – Pagëzori (852 – 889) alfabeti cirilik u pranua si alfabet zyrtar. Bullgaria ishte vendi i parë i cili e bëri këtë hap. Për këtë arsye edhe muzeu i alfabetit cirilik ndodhet në qytetin Pliska – kryeqytetin e parë bullgar. Kështu do të përhapet kultura e shkrimit dhe e fesë së krishtere. Alfabeti cirilik lindi si një alfabet kishtar sllav dhe Bullgaria ishte shteti i parë me popullsi sllave, i cili e pranoi jo vetëm fenë e krishtere si fe zyrtare por edhe alfabetin cirilik si alfabet oficial.”

Një respekt i veçantë ndaj veprës së mbretit pagëzor dhe bashkues ndjehet në kishën e vogël “Shën Boris I Pagëzor”. Dhe megjithëqë kjo shenjtërore nuk është e madhe ajo tërheq me muret prej guri, altarin e gdhendur nga ndonjë mjeshtri duarartë dhe ikonën e princit shenjtor. Djathtas portës së rëndë të kishës së vogël shihet një gur me kryq të gdhendur, ose armenisht haçkar (kryq). Mbi të ka një mbishkrim në gjuhën armene. “Ky gur haçkar u vendos për nder të popullit bullgar me rastin e përvjetorit të 1150 nga Pagëzimi”.

Снимка“Në kompleks ka dhe një galeri. Në të ka tablo, të cilat rikrijojnë historinë e alfabetit cirilik. Temat e të gjitha tablove janë nga jetëshkrimi i Shenjtorit Kliment Ohridski – njeri prej nxënësve të vëllezërve të shenjt Kirill dhe Metodij – krijuesit e alfabetit. Shfrytëzuam edhe tekstet shkencore të historianit profesor Pllamen Pavllov për këtë periudhë. Kështu piktorë të ndryshëm bullgarë, pasi u njohën me ato tekste, në sajë të mjeshtërisë së tyre krijuan tablotë. Mbi temat punuan kryesisht docenti Ivan Uzunov – udhëheqës i Katedrës “Pikturim” në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo, piktorja e re Mihaella Mihajllova dhe krijuesi Valentin Goleshev.”

Снимка“Oborri i alfabetit cirilik” është i gjallë. Këtu marrin dëftesat e tyre në fund të vitit nxënësit e klasës së parë nga qytetet Shumen, Varna, Ruse. Ky kompleks kulturor dhe historik është një vatër shpirtërore e cila vjen të përhapë lavdinë e vendit jashtë kufijve. Në fund të majit “Oborri i alfabetit cirilik” ishte mikpritës i Festivalit të X Ndërkombëtar Sllav të Letërsisë “Përqafimi sllav”. Poetë dhe shkrimtarë nga 20 shtete të cilët shfrytëzojnë alfabetin cirilik lexuan veprat e tyre në mesë të germave” – përfundon tregimin Karen Aleksanjan.

СнимкаDuke dalë nga oborri njeriu kalon pranë skulpturave të princit Boris I – Pagëzor dhe të Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodiju – mbrojtës të Evropës. Figurat e tyre të madhërishme ngrihen mbi germat cirilike dhe sikur syhapët ata kujdesen për t’u ruajtur nga çdo e keqe.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi:дворнакирилицата.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD