Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dueti i ri romantik – Stojka Millanova dhe Ljudmill Angjellov me një koncert dhome në Sofje

Foto: arkiv

Me një koncert sonate prej krijimeve të romantikëve gjenial Franc Shubert, Johanes Brams dhe Cezar Frank dhe ngjarja emociononte nga formimi i duetit të ri të dhomës midis profesoreshës Stojka Millanova (violinë) dhe profesorit Ljudmill Angjellov (piano), fansat e muzikës klasike bullgare do të gëzohen më 13 qershor në Pallatin Popullor të Kulturës, në sallën numër 6. Ngjarja është një pjesë nga programi i edicionit të 47 të festivalit “Javët muzikore të Sofjes”.

Trashëgimtarja e Davidid Ojstrahut të njohur dhe nxënëse e konservatorit shtetëror të Moskës, sot vet Stojka Millanova është profesoreshë në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov–në katedrën e “violinës”. Partneri i saj jo më pak i njohur është pianisti brilant Ljudmill Angjellov, i njohur tek ne dhe jashtë shtetit si një nga interpretuesit më të mirë të Shopenit dhe të Vlladigjerovit. Ai, nga ana e vet është profesor nderi në Universitetin e Ri Bullgar. Që të dyja akademitë muzikore janë pjesëmarrëse në festival. Profesori Angjellov jeton dhe krijon midis Sofjes dhe Toledos(Spanjë) dhe ndaj karrierës së vet të madhe të një solisti, të një interpretuesi të dhomës, të një pedagogu, prej viteve ka shtuar dhe këtë të krijuesit dhe të drejtorit artistik të festivalit “Piano Estravaganca” të zhvilluar çdo vjeshtë në Sofje. Kjo është shfaqja e parë e përbashkët të duetit të ri të dhomës, në të cilin bashkëpunojnë muzikant bullgar të një madhështie botërore.

Për emocionin nga sfida e re profesionale, tregon profesoresha Stojka Millanova:“Kuptohet se pres me një padurim të madh dhe gëzim këtë takim të parë me publikun. Kemi ekzekutuar vetëm një herë së bashku Mocartin në festivalin “Apollonia” dhe që atëherë më mbeti një ndjenjë e mirë për një të menduar të njëjtë në ansambël. Rrugët tona nuk u ndërprenë shumë në kalimin e kohës. Tani vendosëm të ekzekutojmë dhe mbase unë e imponova këtë program, i cili është mjaft i vështirë si për mua, ashtu dhe për pianistët dhe Ljudmilli pranoi të punojmë bashkë pa kundërshtime. Përsëri triumfoi një unitet i mendimeve. Një gëzim nga përjetimi i muzikës së shkëlqyer, të cilën e ekzekutojmë. E lumturuar jam me një pianist të tillë.”

Për Stojka Millanovën, programi për mahnitjen kolegjiale, për kohën e cila mbledh krijuesit e mëdhenj dhe i përshtat me një tjetrin, tregon profesori Ljudmill Angjellov:

“Për mua është një nder i madh të ekzekutojmë bashkërisht dhe të realizojmë këtë program të shkëlqyer. Si një nxënës në shkollën muzikore shkoja në koncertet e saj dhe mahnitesha nga mjeshtëria e saj në çdo gjë, të cilën ajo e bënte për kulturën muzikore tek ne dhe nëpër botë. Atëherë as që nuk e përfytyroja se do të vijë një moment në të cilin do të ekzekutojmë bashkë. Është gjë e shkëlqyer se koha i përshtat gjërat dhe i lidh dy shpirtrat e afërm. Çdo gjë rastis shumë lehtë dhe thjesht tani. Kur dy muzikantë mendojnë në një mënyrë të përafërt, çdo gjë është e qartë. Tani mbetet më e vështira – të ekzekutohet koncerti deri në fund dhe të përjetohet bashkë me publikun. Për mua është një nder i madh të bëjmë programin me një muzikant të tillë të madh, siç është Stojka Millanova. Fillimisht shpirtrat tanë hapen, botëkuptimi ynë dhe ndjenjat për këto sonata, kurse pas kësaj dhe ky moment i shkëlqyer arrin deri tek dëgjuesit. Shpresoj të jemi në koncert bashkë me publikun e shumtë dhe që të gjithë të provojmë kënaqësi nga muzika e shkëlqyer, të shkruar prej kompozitorëve gjenialë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD
Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD

Vera e xhazit në Plovdiv vazhdon

Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në..

botuar më 24-08-05 8.10.PD