Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Explore Bulgaria” – aventura po vazhdon

БНР Новини
Foto: Explore Bulgaria

Ende ka kënde në Bullgari, të cilat mund të eksplorohen, si dhe shumë ëndrra, të cilat mund të plotësohen. Kështu mendojnë katër eksploruesit e National Geograpfic Channel Bullgaria, të cilat shikuesit e kanalit tashmë i njohin nga 2 stinët e kaluara të projektit Explore Bulgaria. Misioni i tyre është që të zbulojnë dhe t’u tregojnë teleshikuesve vende interesante dhe pak të njohura të atdheut tonë, të tregojnë përjetimet e tyre dhe kështu të na rikujtojnë se sa pak e njohim Bullgarinë.

Снимка“Tashmë vitin e tretë me radhë tërë aventura ka qëllim të rrëfejë gjërat e bukura në Bullgari. Vetë ne jemi si të zgjedhur nga Zoti, sepse duke e realizuar këtë produkt, ne i vizitojmë këto vende dhe ia kalojmë shumë mirë,” – tha para paraqitjes së një prej serive të stinës së re të tretë Georgi Bogdanov, i cili është një prej autorëve të Explore Bulgaria.

Para më shumë se dy vitesh dy prej shikuesve të National Geographic Channel kishin mundësi për t’u bërë eksplorues në stinën e parë të projektit. Këta janë ekologu Vasill Popov, i cili arsimohet duke udhëtuar, di shumë dhe i pëlqen për të mësuar edhe më shumë, dhe arkeo-zoologja nga Muzeu i Shkencave Natyrore Nadezhda Karastojanova, për të cilën asnjë shkëmb nuk është mjaftë i lartë dhe asnjë shpellë – mjaftë e errët.

СнимкаTë dy u zgjodhën nga juria ndër më shumë se 1000 kandidatë. Bashkë me eksploruesit e National Geographic Chanel Bullgaria – Maja Stoillova, instruktore e snoubordit dhe uindsërfit dhe Georgi Pallazov, i cili ka marrë pjesë në lojërat olimpike dhe aktualisht është trajner i notimit, ata filluan ekspeditën e tyre të parë televizive gjatë pranverës së vitit 2014.

Deri në momentin e tanishëm adhuruesit e aventurave kanë paraqitur 12 vende të ndryshme të Bullgarisë. Gjashtë seritë e stinës së dytë të projektit Explore Bulgaria na çojnë deri në malin Stranxha në Bullgarinë Jugperëndimore, Rusenski Llom, me manastiret e tij të njohura shkëmbore, pendën Zhrebçevo, me kishën e tij të zhytur, parkun Ropotamo, me vendin e shenjtë, formimet e bukura shkëmbore dhe faunën dhe florën e pasur. Ata ndërtojnë “uglu” buzë majës Siananica në Pirin dhe pastrojnë gurë të rrezikshëm mbi Kalorësin e Madarës. Stina e tretë, e cila aktualisht është duke u transmetuar nga National Geographic Channel, është xhiruar kryesisht në Rodope. Pjesëmarrësit udhëtojnë me kemper, i cili është kampi i tyre dhe në të cilin kthehen në mbrëmje, pasi e kanë arritur pikën e tyre përfundimtare me biçikleta. Kemperi përdoret edhe për laborator mobil – atje ata i analizojnë të dhënat e grumbulluara.

Снимка“Edhe në tri stinët kishim përjetime më të ndryshme – thotë notari profesional Georgi Pallazov. – Tashmë jemi duke punuar mirë, si ekip. Gjithçka u bë shumë mirë dhe shumë shpejt. Në Rodope xhironim 2 javë pa ndërprerje. Çdo një prej stinëve është me emocione të ndryshme. Në fillim ne nuk e dinim se çfarë të prisnim, në stinën e dytë kishim një qëndrim të veçantë dhe kishim përgatitje, si rezultat i përvojës së grumbulluar, por në vendet dhe situatat e ndryshme kjo përgatitje nuk ishte e nevojshme. Tani nuk kishim pritje dhe gjërat thjeshtë ndodhnin në mënyrën më të mirë.”

Dhe nuk mund të jetë ndryshe, gjithsesi çdo një prej serive është një ëndërr e realizuar, një faqe e mbyllur e ditarit të ekspeditës. Maja, Georgi, Vasill dhe Nadezhda e ruajnë në zemrën e tyre aventurën dhe janë të gatshëm për sfida të reja.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD