Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët jashtë lajmeve

БНР Новини

Bullgarët është një foto tregim dygjuhësor. Dominojnë nuancat e grisë, mbase që të shmanget akuza për prezantim vetëm në bardh e zi të bashkatdhetarëve tanë, të cilët janë gjendur përpara objektivit të autorit Antoni Georgiev. Në Radio Bullgarinë i kemi prezantuar fotografitë e tij nga Bullgaria e “Trakisë” ose nga Bullgaria “romake”. Mos është kjo pamja moderne e Bullgarisë së bullgarëve? Për këtë provokim Antoni qe kategorik:

“Jo në qoftë se ato të mëparshmet qenë libra dokumentarë, kjo më tepër është një art dokumentar, i cili ka për qëllim të tregojë me ndihmën e mjeteve të fotografisë bardhë e zi ide, gjendje, situata.”

Kopertina është mjaft poetike. Bardhësia e tepërt dhe figura në kontrast nuk japin ide për pamjet e largëta nga kriteret tona estetike, të cilat disa do t’i përcaktonin si të shtrembra, kurse ata më të fundit do të arrinin deri në “bestiarij”. Kur bëhet fjalë dhe në tekstet (përveç tekstit të autorit ka dhe parathënie të kulturologut Georgi Llozanov) – këta janë njerëzit, të cilët asnjëherë nuk do të bien në lajmet (përveçse mbase në kronikën kriminale). Ata, të cilët jemi munduar t’i pranojmë për elektorat, i cili përcakton përmes mekanizmave të demokracisë organet e sundimit mbi popullin. Ideja, sipas fjalëve të autorit është “të theksohet mbi ndryshimet, por të kërkohen dhe karakteristikat e përgjithshme”. Identiteti është një prej tyre, mungesa e së cilës ose shtrembërimi sipas Antonit është në themel të krizave të tjera, të cilat i përjeton shoqëria jonë, kurse Bullgaria në çerek shekullin e fundit nuk bën pothuajse asgjë në ndërtimin e identitetit të vet të ri.

“Identiteti është diçka individuale, ai nuk mund të imponohet: ne jetojmë në shekullin e XXI dhe prej kohe nuk mbajmë poture, pavarësisht se kohët e fundit gjëra të tjera duan që të na i imponojnë si identitet.”

Një nga problemet të cilat Antoni preferon të dallojë në mënyrë verbale pas shtegtimeve të tij 10 vjeçare nëpër vend, është mungesa e një mendimi kritik mes bullgarëve.

“Mjerisht, aftësia për të menduar nuk është në kategori bardhë e zi, gjë e cila për mua në fillim të viteve 90 më dukej se, fillon të rilindë, kohët e fundit sikurse po pakësohet dhe ka një kthim mbrapa.”

Tjetri është në dilemën e imponuar “liri ose siguri”, e cila mund të ketë nuanca të ndryshme, të cilat arrijnë në nihilizëm. Si një fizionomi të vetme të drejtuar drejt objektivit nga një banket shoqëror:

“Këta njerëz janë absolutisht jo interesant ndaj botës përreth. Një interes zero ndaj asaj që rastis rreth tyre. Me përjashtim të një njeriu, i cili të shikon në mënyrë frontale dhe sikurse të thotë – “të tillë jemi, por dhe të tjerë të ishim, asgjë nuk do të ndryshojë”.

СнимкаLibri është një farë pasqyrimi i tokës vendase të krijimit të dalë përpara 60 vjetëve të Robërt Frankut (me parathënie të Keruak) “Amerikanët”. Në këtë kuptim mund të thuhet se, ëndrra nga kënga satirike që nga fillimi i ndryshimeve “Si do t’i arrijmë amerikanët” tanimë është arritur. Për autorin një qëndrim i ngjashëm – “shikimi i së vërtetës në sy” ka një efekt më të madh për Bullgarinë, sesa broshurat turistike. Si bariu, për të cilin Bullgaria është një copë qiell, të cilën ai e mban në dorën e vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD