Dy sezone me fitore të famshme dhe pa humbje ka akademia futbollistike e fëmijëve “Carsko Sello”, ose “Fshati Mbretëror”. Themelet e akademisë u hodhën në vitin 2015 dhe që atëherë në të u sigurohet mundësi fëmijëve në moshë nga 5 deri në 16 vjet të zhvillojnë potencialin e tyre sportiv. Baza e fëmijëve, e cila gjendet në kompleksin “Carsko Sello” në Sofje, disponon katër terrene. Dy prej tyre janë me bar artificial dhe posedojnë certifikatë nga FIFA. Të tjerët janë me terren të natyrshëm. Në bazë ka gjithashtu një pishinë dhe një qendër për rimëkëmbje. Pronari Stojne Manollov ka dëshirë, që të shndërrojë kompleksin “Carkso Sello” në akademia më e mirë e futbollit në Bullgari. Para kohe fëmijët e ekipeve “2005” dhe “2007” zënë vendin e parë në Turneun Kombëtar të Futbollit për Fëmijë. Finalet ishin në qytetin Trjavna. Më shumë hollësi mësojmë nga trajneri Kemall Rashidov:
“Kemi dëshirë, që sa më shumë fëmijë të fillojnë të ushtrojnë ndonjë sport. Është e qartë, se nuk është e mundshme, që secili të bëhet futbollist i madh, por është fakt, se fëmijët bëjnë atë që dëshirojnë. Kjo na sjell kënaqësi. Para syve tona fëmijët rritin dhe bëhen burrë të fortë dhe të mëdhenj. Është një punë jo aq e lehtë të trajnosh fëmijë, por është një kënaqësi e madhe, që të shikosh si fëmijët rritin para syve dhe si ata zhvillohen. Fëmijët miqësohen me njeri tjetrin dhe ato miqësi mbeten për tërë jetën. Çdo sport zhvillon personalitetin.”
Trajneri Kemall Rashidov rrëfen, se gjatë ndeshjeve nuk tregon emocionet dhe arrin të ruajë gjakftohtësinë, kështu që të mos shpërqendrohen lojtarët. Sipas tij emocionet duhet të shfaqen pas lojës. Me rëndësi është, që fëmijët të krenohen me fitoret, por me më shumë rëndësi është, që ata të mbeten të përqendruar mbi sfidën tjetër. Sipas trajnerit prindërit janë ata, të cilët janë në thelbin e dashurisë së fëmijëve ndaj sportit. Të rinjtë nga akademia i gëzojnë përkrahjes së prindërve. Përsa iu përket planeve të ardhshme të trajnerit Rashidov, vet ai tregon:
“Kam ambicien të vazhdojë me këta fëmijë, t’u tregojë atyre hollësitë e mjeshtërisë futbollistike, kështu që secili prej tyre të arrijë sukses. Dëshira ime është që ata të mos kenë ëndrra, por qëllime. U siguroj atyre, se në se do të punojnë rëndë, atëherë do të arrijnë qëllimet.”
Për fat të keq kohët e fundit bëhemi dëshmitarë, se ka fëmijë, të cilët nuk dëshirojnë të ushtrojnë ndonjë sport. Ata preferojnë të qëndrojnë para kompjuterit. Për shkaqet, që provokojnë ato dëshira trajneri Kemall Rashidov rrëfen:
“Është tepër lehtë, që një fëmijë të manipulohet. Varet nga rrethi i miqve. Në se ata janë sportistë, atëherë fëmija do të shfaq gatishmëri të fillojë të trajnojë. Hapi i parë është që të ketë akademi të tilla si yni jo vetëm i futbollit, por i të gjitha sporteve. Një fëmijë nuk është e domosdoshme të pëlqejë futbollin, volejbollin, basketbollin. Disa mund të preferojnë vaterpolon ose notimin, por të mos disponojnë vend ku të trajnojnë. Kështu që do të jetë mirë të zhvillohet sporti masiv dhe të mos kërkohen rezultate me çdo çmim. Ka fëmijë me mundësi më të kufizuara. Megjithëkëtë ata gjithashtu duhet të kenë mundësi të ushtrojnë ndonjë sport. Sporti masiv është çelësi te shërimi i kombit. Personalisht unë që prej kohe nuk kam parë, që fëmijë të luajnë në rrugë. Edhe gjatë verës. Fëmijët duhet të kapërcejnë frikën. Në se ndonjë fëmijë që ushtron ndonjë sport tallet me një fëmijë që është pak më i trashë, ose nuk është aq i zhdërvjellët, atëherë ne – trajnerët duhet të zgjidhim këtë problem. Kur ndonjë fëmijë me mundësi më të kufizuara dëshiron të ushtrojë ndonjë sport, atëherë ne nuk duhet të lejojmë që të tallen me të. Kjo mund të bëhet shkak, që një fëmijë i tillë të mos vazhdojë përpara. Ky është një moment delikat, i cili duhet të kapërcehet edhe të parandalohet.”
Trajneri Kemall Rashidov tha gjithashtu, se për shkaqe financiare dhe mungesën e angazhimit të shtetit tani impiantet sportive po shkatërrohen, ndërsa rajonet, ku mund të ushtrohet ndonjë sport ose njeriu të lëvizet nuk mjaftojnë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Lluiza Llazarova dhe arkiv personal
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..