Më nëntë dhe dhjetë korrik në Plovdiv për herë të tretë me radhë do të zhvillohet konferenca TuxCon, kushtuar teknologjive të harduerit dhe të softuerit me kod të hapur. Temat do të jenë të ndryshme, një pjesë prej tyre do të jenë për profesionistë nga industria IT. Do të ketë edhe leksione për amatorë, të cilët interesohen për zhvillimin e sektorit IT.
Në TuxCon përveç teorisë do të ketë edhe praktikë. Dita e dytë është parashikuar për aktivitete praktike, në të cilat pjesëmarrësit do të mund të ushtrojnë dijet e tyre të lidhura me produkte të ndryshme softueri apo hardueri.
Stojan Germanov, një nga organizatorët e TuxCon-it përshkroi me hollësi programin e konferencës dhe veprimet praktike.
“Do të fillojmë me një përshkrim të shkurtër të Java Robotics, që është lidhur me shkrimin e kodit Java për robotë. Do të prezantohet gjithashtu teknologjia për bisedime Jisti Meet –për bisedime me kod të hapur, e ngjashme me Skype dhe e kryer krejtësisht nga një ekip bullgar. Do të flasim për sigurinë. Pastaj kemi një mysafir anglez – Roland Burger, i cili ka një projekt të vet arsimor – i mëson fëmijët dhe nxënësit se çfarë është hardueri dhe se si punojnë kompjuterët në përgjithësi. Kemi parashikuar një seksion, në të cilin do të tregojmë për kompjuterët bullgarë të vjetër dhe më konkretisht – për markën Pëldin (të krijuar në fundin e 80-ve të shek. të kaluar në qytetin e Plovdivit). Edmund Humenberger nga Austria do të flasë për EPGA që është një lloj teknologjie të procesorit. Dhe akoma diçka tjetër kureshtare – me një kamerë mono kërkojmë koordinatat 3D, të pranishmit do të njihen me programin për vizatim CAD – OpenSCAD. Do të prezantojmë mundësitë e kodit të hapur, të cilat përdoren në ambient korporativ. Do të tregojmë dhe mundësitë e Arduino-s për njohjen e zërit. Në fund kemi parashikuar kohë për njerëzit, të cilët dëshirojnë të na prezantojnë idenë apo aplikacionet e tyre. Në ditën e dytë do të kemi kryesisht aktivitete praktike, në të cilat do të punojmë me harduer. Pjesëmarrësit do të mund të shohin një dorë të robotizuar dhe një lastër me FPGA, i cili do të shfaqet së shpejti në tregun bullgar. Mysafirët do të mund t’i prekin dhe të përpiqen t’i programojnë.”
Hyrja për këtë ngjarje është e lirë. TuxCon organizohet nga vullnetarë dhe financohet nga sponsorë. Stojan Germanov tregoi për këtë se si lindi projekti:
“Ideja për shkëmbimin e dijeve dhe dëshira për zhvillimin e teknologjive “open source” lindën para pak kohe. Në qytet kishte disa konferenca të ngjashme para pesë-gjashtë vjetësh dhe vendosëm me disa bashkëmendimtarë që të bëjmë diçka që do të përsëritet çdo vit. Kjo nuk është konferenca e vetme e tillë tek ne. Mirëpo ideja jonë është që të mbledhim tema që kanë të bëjnë me kodin e hapur dhe të kemi aktivitete praktike. Çdo vit e organizojmë konferencën sa më mirë. Njerëzit mblidhen në parim vullnetar. Presim propozime nga ana e pjesëmarrësve, ftojmë mysafirë që mund të në tregojnë teknologji të reja. Vitin e kaluar krijuam një organizatë joqeveritare dhe tashmë lirisht mund të marrim ndihmë nga firmat, të cilat dëshirojnë të përkrahin zhvillimin e konferencës në të ardhmen.”
TuxConka një kanal në YouTube, ku njerëzit që nuk kanë pasur mundësi të vijnë në konferencë mund të ndjekin leksionet tona.
Kohët e fundit u pranua një amendament legjislativ, sipas të cilit kontraktuesit e prokurimeve publike tashmë janë detyruar të botojnë me akses të hapur kodet burimore të të gjitha programeve të paguara nga buxheti. Sipas specialistëve në fushën IT ky është një amendament i arsyetuar, sepse shoqëria paguan për to dhe njerëzit kanë të drejtën të informohen. Ky është një hap i rëndësishëm në luftimin e korrupsionit në prokurimet publike në sektorin IT.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..