Krijuesit e dokumentarit 69 minutash “Dashuri për Gena” Dimitër Sotirov dhe Milena Stojkova do të kremtojnë përvjetorin e 75-të të lindjes së këngëtares operistike Gena Domitrova. Premiera në Sofje do të jetë më 12 korrik në City Mark Art Center.
Arie, duete dhe tercete në interpretim të operave të Verdit, Puçinit, Maskanit dhe Xhordanos renditen në dokumentar me kujtimet e miqve dhe kolegëve të Genës – Jose Carreras, Placido Domingo, Fiorenza Cossotto, Roberto Scandiuzzi, Kurt Rydl, Bruna Baglioni, Aleksandrina Milçeva, Pllamen Kartallov, Hugo de Ana , Mihail Angellov, Maurizio Modugno, Aleksandrina Pendaçanska, Anna Tomova-Sintova, Luciana D’Intio. Për herë të parë do të prezantohen kuadro unike me Gena Dimitrovën prapa skenës, në kohën e provave, ndër mitë dhe të afërmit të saj, çaste prekëse si dorëzimi i çmimit “Puçini” për primën operestike dhe Franco Zeffirelli në vitin 1989, kështu edhe kremtimi i jubileut të saj në Genoa të Italisë në vitin 1991.
Për krijimin e dokumentarit tregoi autori i tij Dimitër Sotirov: “Projekti është me një histori 5 vjeçare. Pikërisht në vitin 2011 biseduam me Milena Stojkovën. Atëherë fillova punë mbi librin “Gena Dimitrova – nga A deri në ZH” dhe me të nënshkruam marrëveshje për këtë se ajo të më ndihmojë për shkrimin e librit. Unë u angazhua se do të ndihmoj për xhirimin e një dokumentari. Atëherë nuk dinim sa e gjatë do të jetë kjo rrugë. E quajtëm filmin “Impresion muzikor”. Mund ta dëgjoni Genën me një repertor të pazakonshëm për të – me këngë tradicionale bullgare, do ta shikoni në një ambient më të qetë ndër të afërmit dhe miqtë. Këto janë kuadro, të cilat nuk janë shfaqur para publikut të gjerë dhe të cilat janë xhiruar nga Milena Stojkova në vitet e fundit të jetës së primës operistike. Në këtë dokumentar nuk përfshimë të gjitha intervistat e marra për 5 vjet nga dhjetëra personat me të cilët komunikuam. Mund të themi se ky është fillimi i një vargu filmash për Gena Dimitrovën.”
Si bëhet një dokumentar për një nga primat më të mëdha të operës bullgare na tregoi autori i tij Dimitër Sotirov.
Kur ka pasur mundësi të njihet me një emër aq të madh si Gena, njeriu duhet të mbetet shumë modest – vazhdon zoti Sotirov. – Sepse vetë Gena pavarësisht se kishte një zë të jashtëzakonshëm dhe pavarësisht nga të gjitha cilësitë e saj të tjera, nuk demonstronte vetëbesim të lartë. Ajo dinte vlerën e vet, mirëpo nuk tregonte një sedër të jashtëzakonshëm.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Filmi „Dita kur ajo do të lindë“ i Emil Spahijski u përzgjodh në seleksionin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Korçë, njofton faqja zyrtare e eventit. “Pas orësh shikimi, ditësh diskutimesh dhe muajsh punë të përkushtuar,..
Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një ceremoni të veçantë në Sofje, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vlerësoi fituesit e..
Iren Veliçkova-Jamami tregon historinë e Bullgarisë përmes qepjeve të imëta të qëndismave bullgare. Dy vjet më parë, ajo i dhuroi Muzeut Kombëtar të Historisë një hartë të qëndisur me dorë të vendit tonë, dhe tani është gati të prezantojë librin e saj..