Krijuesit e dokumentarit 69 minutash “Dashuri për Gena” Dimitër Sotirov dhe Milena Stojkova do të kremtojnë përvjetorin e 75-të të lindjes së këngëtares operistike Gena Domitrova. Premiera në Sofje do të jetë më 12 korrik në City Mark Art Center.
Arie, duete dhe tercete në interpretim të operave të Verdit, Puçinit, Maskanit dhe Xhordanos renditen në dokumentar me kujtimet e miqve dhe kolegëve të Genës – Jose Carreras, Placido Domingo, Fiorenza Cossotto, Roberto Scandiuzzi, Kurt Rydl, Bruna Baglioni, Aleksandrina Milçeva, Pllamen Kartallov, Hugo de Ana , Mihail Angellov, Maurizio Modugno, Aleksandrina Pendaçanska, Anna Tomova-Sintova, Luciana D’Intio. Për herë të parë do të prezantohen kuadro unike me Gena Dimitrovën prapa skenës, në kohën e provave, ndër mitë dhe të afërmit të saj, çaste prekëse si dorëzimi i çmimit “Puçini” për primën operestike dhe Franco Zeffirelli në vitin 1989, kështu edhe kremtimi i jubileut të saj në Genoa të Italisë në vitin 1991.
Për krijimin e dokumentarit tregoi autori i tij Dimitër Sotirov: “Projekti është me një histori 5 vjeçare. Pikërisht në vitin 2011 biseduam me Milena Stojkovën. Atëherë fillova punë mbi librin “Gena Dimitrova – nga A deri në ZH” dhe me të nënshkruam marrëveshje për këtë se ajo të më ndihmojë për shkrimin e librit. Unë u angazhua se do të ndihmoj për xhirimin e një dokumentari. Atëherë nuk dinim sa e gjatë do të jetë kjo rrugë. E quajtëm filmin “Impresion muzikor”. Mund ta dëgjoni Genën me një repertor të pazakonshëm për të – me këngë tradicionale bullgare, do ta shikoni në një ambient më të qetë ndër të afërmit dhe miqtë. Këto janë kuadro, të cilat nuk janë shfaqur para publikut të gjerë dhe të cilat janë xhiruar nga Milena Stojkova në vitet e fundit të jetës së primës operistike. Në këtë dokumentar nuk përfshimë të gjitha intervistat e marra për 5 vjet nga dhjetëra personat me të cilët komunikuam. Mund të themi se ky është fillimi i një vargu filmash për Gena Dimitrovën.”
Si bëhet një dokumentar për një nga primat më të mëdha të operës bullgare na tregoi autori i tij Dimitër Sotirov.
“Në të vërtetë nuk qe lehtë të hyjmë në kontakt me disa nga bashkëbiseduesit tanë të njohur. Natyrisht më vështirë ishte me Jose Carreras dhe Placido Domingo. Më parë ata na ofruan kujtimet e tyre me shkrim e pastaj patëm mundësi të takohemi për intervista. Për filmin tonë ata qenë të rëndësishëm për shkak të fjalëve të tyre për Gena Dimitrovën. Në dokumentar mund ta shikoni Luciiano Pavarottin dhe shumë këngëtarë të tjerë, të cilët nuk kanë nevojë për prezantim. Në internet gjetëm interpretime të vjetra të Genës dhe çaste kureshtare nga provat e saj me këta emra të shquar. Unë e takova për herë të parë primën bullgare në vitin 1987, kur ajo kremtonte përvjetorin e 20-të veprimtarisë së saj skenike në Teatrin operistik të Sofjes. Menjëherë kur e dëgjova rashë në dashuri përgjithmonë. Mirëpo mendoj se secili kush ka pasur mundësi ta prekë artin e saj, mbetet i tërhequr nga orbita e saj. Ajo nuk të linte asnjë mundësi tjetër. Pata mundësinë e rrallë të shikoj kuadro të papara deri tani – në këtë numër mund të përmend provën e Nicola Martinuccit në Nagoia (Japoni) – në teatrin, në të cilin Teatri operistik i Sofjes bëri një vizitë vitin e kaluar (2015). Atje unë shikova kuadro nga vizita e Teatrit operistik të Romës në vitin 1994. Kam qenë në këtë skenë, në këtë teatër, pa ditur se atje Gena Dimitrova ka kënduar në rolin e Toskës!
Kur ka pasur mundësi të njihet me një emër aq të madh si Gena, njeriu duhet të mbetet shumë modest – vazhdon zoti Sotirov. – Sepse vetë Gena pavarësisht se kishte një zë të jashtëzakonshëm dhe pavarësisht nga të gjitha cilësitë e saj të tjera, nuk demonstronte vetëbesim të lartë. Ajo dinte vlerën e vet, mirëpo nuk tregonte një sedër të jashtëzakonshëm.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..