Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Minço Minçev për edicionin jubilar të Festivalit Muzikor Ndërkombëtar “Vera e Varnës”

Foto: BGNES

Minço Minçev është një violinist i madh dhe pedagog i shquar. Është specializant i prof. Ifra Nijman. Ka fituar tri çmime të para të “Karl Flesh” në Londër, është laureat i një sërë konkursesh të autoritetshme ndërkombëtare. U bie violinave “Guarneri” dhe “Stradivari – baron Vitgenshtajn” – vepër e mjeshtrit të madh italian gjatë vitit 1716. Që nga viti 1990 është profesor në “Folkvang Hohshule” në Esen të Gjermanisë. Ka pasur shfaqje muzikore në “Karnegi Hol” – Nju Jork, në “Qendrën Kenedi” – Uashington, në “Bolshoj Teatër” dhe në sallën “Çajkovski” në Moskë, në "Festival Hol" dhe “Rojal Albert Hol” në Londër etj.

Ka punuar gjithashtu me dirigjentë të mëdhenj, ndër të cilët është sër Çarlz Grouvz, sër Nevil Marinër, Lenard Slatkin, sër Aleksandër Gibsën, sër Xhon Eliët Gardiner, Emill Çakërov etj. Është drejtor artistik i Akademisë Muzikore Verore, që zhvillohet në kuadrin e “Verës së Varnës” – Festivali më i vjetër bullgar. Sivjet festuam përvjetorin e tij të 90-të. Para disa ditësh Prof. Minçev, bashkë me birin e tij Nikollaj, mbajti një koncert, kushtuar Emill Çakërovit – një dirigjent bullgar i nivelit botëror. Aktiviteti u mbajt në kuadrin e programit “Vera e Varnës”.

Le të rikujtojmë se Emill Çakërov ka qenë asistent dhe bashkëpunëtor i Herbert fon Karajan në vazhdim të shumë viteve. Ka qenë dirigjent në Filarmoninë e Berlinit, në Orkestrën Simfonike të Bostonit, në Filarmoninë e Izraelit, në Orkestrën Kombëtare të Francës, në Orkestrën Simfonike të Londrës, në Orkestrën e Los Anxhelosit etj. Në vitin 1986 ai themeloi “Festivalin e Vitit të Ri” në Sofje, i cili zhvillohet edhe sot e kësaj dite. Ka qenë udhëheqës i Orkestrës së Festivalit të Sofjes, e cila gjithashtu u themelua me ide të tij. Çakërov ishte i njohur edhe si dirigjent operistik. “Kovënt Gardën”, Londra, “Metropolitën”, Nju Jork, “Shkalla e Milanos” janë vetëm disa prej teatrove të mëdhenj operistikë, ku ai ka qenë dirigjent i veprave të mëdha klasike. Emill Çakërov u nda nga jeta në moshën 43 vjeçe në vitin 1991.

Prof. Minço Minçev na tregoi për koncertin e të atit dhe birit Minçevi, kushtuar dirigjentit të njohur, si edhe për koncerte të tjera të përfshira në programin e “Verës së Varnës”:

“Isha i lumtur se bashkë me birin tim ia kushtuam këtë koncert Emilit, i cili u nda nga jeta para 25 vitesh. Ai ishte një muzikant shumë i talentuar dhe special. Ishim së bashku në Shkollën Muzikore. Ishim miq, kishte besim të madh midis nesh. Programi i interpretuar nga unë dhe biri im për nder të Emilit ishte për dy violina dhe një violinë dhe violë. Salla e Universitetit të Ekonomisë në Vinica – Varna, të cilën e përdorëm për disa prej koncerteve të “Verës së Varnës”, është e mrekullueshme. Rektori i Universitetit Prof. Iliev është një njeri i përgjegjshëm për këto lloje koncertesh dhe bashkëpunon me ne.”

“Kuarteti gjerman “Orfeus” mbajti një koncert të shkëlqyeshëm – vazhdon prof. Minçev. Shumë i bukur ishte koncerti kushtuar përvjetorit të Jehudi Menuhinit. Desha të shënoj edhe recitalin e Georgi Vasilevit – kitarë klasike. Festivali “Vera e Varnës” është një festë e vërtetë, e cila prezanton aspekte të ndryshme të artit muzikor.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD