Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Darina Takova: “Jam e mirënjohur për gjithçka që kam përjetuar”

Foto: arkiv

Darina Takova është njëra prej yjeve tona të operës. Ka mbaruar Konservatorin në klasën e prof. Milla Dyllgerovës dhe prof. Mati Pinkas. Deri në vitin 1989 është soliste e Operës së Sofjes. Ka fituar konkurse si “Luisa Todi” në Lisbonë, Konkursin ndërkombëtar për këngëtarë të rinj të operës në Sofje, “Francisco Vinas” në Barcelonë, “Toti Dal Monte” në Trevizo. Pas vitit 1992 filloi karriera e saj e madhe ndërkombëtare. Në vitin 1998 ka debutuar në Teatrin La Scala në Milano. Pas kësaj ka marrë shumë ftesa nga po thuaj të gjitha teatrot e mëdhenj të operës në Itali. Shumë janë pjesëmarrjet e saj edhe në festivalet e operës, një vend të veçantë mes tyre zë ai në Pezaro – në qytetin e lindjes së Rosinit. Ka punuar me të gjithë dirigjentët më të njohur si Riccardo Muti, Claudio Abbado, Zubin Mehta, Hugo De Ana dhe regjisorin e madh operistik Franco Zeffirelli. Nga viti 2007 prima jonë e operës filloi të merret me mësimdhënie dhe themeloi një fondacion në emrin e saj, i cili ndihmon zhvillimin e artistëve të rinj të operës. Organizon klasa mjeshtërore dhe fton këngëtarë operistik me famë botërore.

Për veprimtarinë e fondacionit të saj “Darina Takova” na tregoi vetë këngëtarja: “Kam ide dhe projekte interesante. Puna për realizimin e këtyre projekteve është mision – të krijojë një gjeneratë të re të këngëtarëve operistikë. Gjatë viteve sikur nuk ishte bërë punë e mjaftueshme në këtë drejtim, prandaj unë do të bëj gjithçka sipas mundësive të mia që të kemi imazh dhe sukses në fushën e operës në aspekt ndërkombëtar. Opera si art është për dashamirës të pasionuar dhe për një publik të përgatitur. Që të bëhesh pasues i saj duhet ta njohësh. Mësimet për të fillojnë që nga mosha fëmijërore. Ne, brezi i vetëve 60-70 kishim në shkollë mësime të thelluara të këndimit dhe të historisë së muzikës.”

Foto: takovafoundation.comPër suksesin e saj në skenat e mëdha të operës, për rrugën e saj drejt majës...

“Rruga drejt skenave të mëdha ngjan një shkalle, do më thënë duhet të ngjitesh gradualisht. Qe të arrish në Metropolitan opera duhet të kesh prapa shpinës disa nivele të ndryshme të shfaqjeve, duhet të jesh i përgatitur. Kur për herë të parë dola në Arenën de Verona të gjithë koleget më thoshin “Ki kujdes që të mos trembesh, mos shiko lart, mos shiko fare”. Në të vërtetë aty ndihesh aq i vogël dhe i trembur në këtë hapësirë monumentale, ku tërë publiku prej rreth njëzet mijë vetave ndezin tradicionalisht qiri në arenë dhe ti sikur ndodhesh në një botë kozmike, përrallore. Nuk u tremba. Pas kësaj përjetova situatë të ngjashme edhe në operën Metropolitan, kur duhej të mbushja me zërin tim një hapësirë madhështore. E bëra me rolin në operën “Faust” të Gunos në vitin 2006. Kam një karrierë të lumtur. Teatri im i preferuar mbetet Covent Garden në Londër. Jam e mirënjohur për gjithçka që kam përjetuar.”

“Mund të them, se kam jetuar në vitet e arta të operës – vazhdon tregimin e vet këngëtarja. – Jam tërhequr nga karriera aktive në vitin 2006, ky ishte viti i fundit nga periudha e “artë” e operës, e cila për fat të keq aktualisht është në krizë të thellë. Kolegët e mi janë të dëshpëruara. Mbyllen teatro, anulohen shfaqje, të gjitha këto janë lidhur me mungesa e parave për shpërblimin e artistëve. Shpresoj shumë se vitin e ardhshëm do të realizojë nëpërmjet fondacionit tim “Darina Takova” një shfaqje të madhe operistike – “Traviata”, me nxënës të klasës sime mjeshtërore dhe me regji të një krijuesi të madh.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD