Kohët e fundit debatet “pro” ose “kundër” aderimit të Bullgarisë në eurozonë u ashpërsuan, sidomos pasi Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se nuk ka përse të shpejtojmë dhe se kursi i fiksuar i levës ndaj euros është mjaftë efektiv. Në kontekstin e popullizmit dhe nacionalizmit në rritje, sidomos pas referendumit britanik dhe krizës financiare në vazhdim në Greqi argumentet “kundër” euros janë më të përhapur në shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk janë në eurozonë.
Për Boris Petrovin, ish nëpunës i lartë me përvojë të pasur në Bankën Popullore Bullgare, aktualisht nëpunës në sektorin privat, nuk duhet të mbështetemi te koniunktura e tanishme politike. Bullgaria jo vetëm se është angazhuar për të aplikuar euron, si të gjithë anëtarët e fundit të BE-së, por ka interes politik për të mos u vonuar.
“Bullgaria duhet të bëhet sa më shpejt anëtar i eurozonës. Ne jemi lidhur me euron, por aktualisht negativet nga kjo janë më shumë dhe në fakt të gjitha krizat financiare në eurozonë ndikojnë nëpërmjet kursit valutor edhe mbi ne. Në të njëjtën kohë ne nuk përfitojmë nga fitimet dhe nuk marrim pjesë në vendimet lidhur me caktimin e politikës monetare. Përveç kësaj ka një sërë përparësish: sektori bankar integrohet më mirë dhe bankat kanë akses te financimi i lirë nga ana e Bankës Qendrore Evropiane.”
Bordi valutor është një sistem i qëndrueshëm monetar, por ai mund të lëkundet nga tronditjet politike. “Bordet valutore janë regjime monetare, të cilat përdoreshin gjatë shekullit XIX-të. Ne jetojmë në shekullin e XXI, në erën e parave kiber”, vë në duke Boris Petrov. Aktualisht një prej negativeve të mëdha të bordit në Bullgari është se ai na detyron për të mirëmbajtur një rezervë shumë të madhe valutore. Këto rezerva valutore janë investuar në instrumente që sjellin të ardhura të pakta. Ndërkaq, një pjesë e madhe e mjeteve, të grumbulluara nga shteti në momentin e tanishëm, janë mjete të marra si borxh nga qeveria në tregjet ndërkombëtare kundrejt pagimit të një interesi nga 1 deri në 2 për qind. Sipas financierit aktualisht Bullgaria paguan “tatim stabiliteti”.
Cilat do të jenë ndryshimet për një firmë bullgare, e cila për shembull importon dritare dhe dyer, në qoftë se nesër aplikohet euroja?
“Pothuaj asgjë. Ka të ngjarë që ajo të ketë qasje te kredi më të lira për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme, sepse huat në euro janë me interes më të ulët sesa ato në leva. Në qoftë se firma realizon shitje në tregjet bullgare, tani ajo merr kredi në leva. Në qoftë se shitjet e saj janë në tregun e huaj kredia është në euro.”
Sipas disa ekspertëve të tjerë Bullgaria do të humbasë në qoftë se aderohet në eurozonë, sepse duhet të marrë pjesë me pagime në operacionet shpëtimtare për huat e huaja.
“Le të jemi të qartë. Bullgaria është duke marrë pjesë me kapitale shumë të pakta në Mekanizmin Evropian të Stabilitetit, sepse përqindja e PBB-së së shteteve të BE-së është shumë e vogël. Përveç kësaj bëhet fjalë për para, të cilat sjellin fitim, ato nuk janë të harruara. Aktualisht Bullgaria është duke investuar në obligacione gjermane me të ardhura negative nga interesi, sepse ato janë më shumë në rezervën tonë valutore. Pse të mos investojmë në të ardhura pozitive nëpërmjet rritjes së kapitaleve tona në Mekanizmin Evropian të Stabilitetit? Në të njëjtën kohë ne emituam instrumente të borxhit me përmasë 1.5 për qind. Ato u depozituan nga qeveria në Bankën Popullore Bullgare dhe qeveria nuk merr asgjë, kurse Banka Popullore Bullgare investon në instrumente me të ardhura shumë të ulëta. Si rezultat i kësaj, për vitin 2015 Banka Popullore Bullgare njofton në Raportin e saj Vjetor se të ardhurat neto të administrimit të rezervave valutore ndërkombëtare janë negative me përmasë minus 8.54 mln euro. Faji për këtë nuk është i Bankës Popullore Bullgare. Këtë e imponon mekanizmi i bordit valutor. Për vitin 2015 Banka Popullore Bullgare derdhi në buxhet vetëm 20 mln euro, kurse në vitet e mira, si 2009-ta për shembull, ajo derdhi 400 mln. Ky rezultat për vitin 2015 në krahasim me atë të një banke mesatare tregtare është shumë i ulët. Në qoftë se marrin pjesë në Mekanizmin Evropian të Stabilitetit do të marrim interes nga 2 deri në 3 për qind. Domethënë do të realizojmë një rezultat pozitiv financiar. Bullgaria, duke u dhënë hua shteteve të tjera, ka garanci, se ato do të kthehen, përveç kësaj ne e ndajmë riskun me të tjerët. Duke u bërë anëtar i Bashkimit Evropian paratë që janë rezervë fiskale do të çlirohen për investime publike dhe mund të përdoren për rritjen e prodhueshmërisë dhe të aftësisë për konkurrencë, duke pasur parasysh garantimin e një rritjeje më të qëndrueshme ekonomike.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..