Sivjet shënojmë tetë dekada nga krijimi i “Kuartetit të Bistricës” – orkestra e pare për muzikë folklorike në vendin tonë (themeluar në vitin 1936). Dejan Matein, Jordan Bellkin, Angell Krivinski dhe Stojan Rangellov prej vitesh ekzekutojnë këngë dhe valle popullore bullgare para publikut bullgar dhe të huaj. Ata janë ndër instrumentistët e parë që kanë dalë para mikrofonave të Radios Kombëtare Bullgare dhe të cilët u bënë pjesë e pandashme e programeve të saj në vigjiljen e medias sonë.
Secili prej muzikantëve në orkestrën e vogël ka historinë e vet. Dejan Matein është tamburist. Tamburin e parë e bëri prej një bucele druri. Gradualisht filloi t’i mësojë instrumentet e tjera– fligorn dhe violinë. Mori pjesë aktive në krijimin e “Kuartetit të Bistricës” dhe është në thelbin e të gjitha aktiviteteve të tij. Angell Krivinski që i vogël filloi t’i bjerë gajdes dhe nuk hoqi dore prej saj deri në fund të jetës së tij. Për nga profesioni ishte agrar. Merrte pjesë në të gjitha aktivitetit e kolektivit muzikor, në të gjithë turnet në vend dhe jashtë shtetit. Ishte virtuoz i vërtetë në skenë, mbante mend po thuaj tërë repertorin prej afro 300 veprave dhe shpesh herë i ndihmonte kolegët në përmbajtjen e tyre. Stojan Rangellovi kishte dëshirë të madhe të merrej me muzikë, por mungesa e mjeteve për shumë kohë nuk i lejonte të realizojë ëndrrën e vet. Të afërm të tij e ndihmuan për të blertë klarinetën e parë. Në fillim ai u ftua në kolektiv si klarinetisti, më vonë filloi t’i bjerë fyellit. Bashkëkohësit e tij e përshkruajnë si një njeri modest dhe i respektueshëm. Gjatë viteve të vijim Stojani ka përgatitur shumë muzikantë të rinj popullorë. Pjesëtari i katërt i grupit është Jordan Bellkin, ai i binte gadullkës (mandolës me tre tela dha hark). Deri në fund të jetës si tij ka punuar si rrobaqepës. Zotëronte deri në përsosjen mandolën dhe spikatet si këngëtar dhe valltar në koncertet e kuartetit. U sëmur rëndë në vitin 1960. Vdekja e tij në vitin 1963 i vuri fund dhe “Kuartetit të Bistricës”.
Të gjithë muzikantët e grupit kanë merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e folklorit bullgar. Dejan Matein bashkë me Filip Kutevin dhe Ivan Kavallxhievin është ndër themeluesit e Ansamblit Shtetëror për këngë dhe valle popullore. Kuarteti punoi edhe me korin e dhomës “Svetosllav Obretenov”, me grupin e Teatrit Popullor “Ivan Vazov”. Bashke me koreografin tonë të parë Boris Conev, udhëheqës i ansamblit të parë valltar “Bëllgarska kitka”, kuarteti jepte shumë koncerte në vend dhe jashtë shtetit. Katër muzikantët u lanë bashkëfshatarëve të tyre në Bisrica si trashëgim kolektivin folklorik pranë vatrës së kulturës “Shën Princi Boris i I- 1909”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e..
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të..