Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia artistike në fshatin Dëzhdovnica e gjallëron ambientin përreth

БНР Новини
3
Foto: Milladina Monova

Fshati Dëzhdovnica shtrihet në një kodër me pyje vetëm në disa kilometra nga qyteti Kërxhali. Në të dalë nga qyteti rruga ngadalë ngjitet dhe hapet një panoramë drejt pendës së madhe Kërxhali. Kurse nga ana tjetër kodra të pjerrëta, lugina të gjera dhe bimësia mesdhetare tregojnë se, po hyjmë në Rodopet Lindore.

СнимкаPikërisht këtu, në fshatin Dëzhdovnica, ka formuar folenë e vet Qendra e Rinisë e Lëvizjes Artistike “Krëg” – një asociacion për politika kulturore në sferën e artit modern. Lëvizja e themeluar në qytetin Kërxhali përpara 18 vjetëve disponon me një sallë ekspozimi në qendër të qytetit me aksent mbi artin modern. Shtëpia artistike është anëtare e Rrjetit të Shtëpive Evropiane Kulturore të Rinisë dhe ka tanimë një histori 12 vjeçare. Përmes saj kanë kaluar mbi 920 krijues nga e gjithë bota – piktorë, skulptorë, fotograf, përkthyes, regjisor, studiues. Jetëgjatësia i dedikohet vizionit të ndërtuar afatgjatë dhe dedikimit të organizatorëve, të cilët nuk janë nga ata, të cilët futen nga një projekt në tjetrin. Radost Nikollaeva është themeluese dhe drejtoresh artistike. E pyetëm sesi shtëpia artistike mund të imponohet si një qendër për krijimtari dhe këmbim të artistëve nga e gjithë bota?

Снимка“Ky qe një eksperiment, për të cilin fillimisht mendonim se është në bazë të mundësive tona. Derisa merreshim me art në të hapur, donim që të gjejmë vend në Rodopet Lindore, ndonjë godinë e cila është duke u shkatërruar, të cilën ta paketojmë me vjersha dhe piktura. Prisnim miq – rreth 40 piktorë të rinj nga Holanda, Italia dhe Greqia dhe donim që të bëjmë një ngjarje në të hapur, ku nuk ka publik, përveç ne vet dhe qielli. Për një kohë mjaft të gjatë u munduam të sqarojmë se çfarë kërkojmë drejtorisë së atëhershme të bashkisë dhe të fshatrave, të cilat i vizitonim. Kishte shumë godina të braktisura, shkollë, më tepër në fshatrat e braktisura pas të ashtuquajturit “Ekskursion të madh” (shpërngulja e turqve etnikë gjatë vitet 80). Në çdo një fshat na ftonin, por duhej të merrnim leje nga bashkia. Në një moment mundëm ta bindim kryetarin e atëhershëm të bashkisë dhe shumë shpejt morëm leje.”

СнимкаMe përkrahjen e bashkisë dhe të Programit Kulturor Zviceran në Bullgari, projekti artistik vendoset në godinën e ish medresesë e cila gjendet në vet oborrin e xhamisë, ku gjatë viteve 50 hap dyer shkolla fillore. Godina 100 vjeçare është e riparuar dhe e ri konstruktuar prej vullnetarëve dhe fillon të pranojë miq gjatë vitit 2005.

Një nga kërkesat e organizatorëve është afrimi midis miqve dhe banuesve vendas, kontakti me njerëzit dhe pasqyrimi i kësaj lidhjeje në procesin krijues. Në shtëpinë artistike përveç krijimeve të artistëve mund të shikojmë dhe koleksione të fotografive të vjetra të familjeve të vjetra nga fshati, stofra dhe orendi jetike si për shembull një enë e madhe prej druri me çakan, në të cilin gatuhet keshkek – një gjellë dreke me grurë dhe mish pule.

СнимкаLëvizja artistike shpall çdo vit tema konkursi, të cilat tërheqin krijues nga e gjithë bota. Zakie Ismaill Aliosman dhe Galina Dimova janë përgjegjëse për ekspeditat kulturore, dokumentacioni dhe shtëpia artistike. Galina është ajo, e cila e merr përsipër kujdesin për miqtë dhe lidhjet midis tyre dhe banuesit vendas. Ajo vet është piktore. E pyetëm sesi zhvillohet projekti dhe se çfarë mbetet pas vizitës së artistëve.

“Është me një rëndësi të madhe që njerëzit të cilët vijnë, sado që të jenë krijues të mëdhenj, të zhyten në vendin, ta përjetojnë. Kjo fillimisht rastisi me një grup francez nga Bordoja dhe Parisi. Zhvilluan ekspozitë, me të cilën arritëm te njerëzit dhe shpirti i fshatit. Ata u përfshinë dhe u zhytën për 12 ditë në jetën e fshatit pa përkthyes. Bënë instalime, në të cilat për herë të parë pamë njerëzit e fshatit Dëzhdovnica, me jetën dhe punën e tyre, në një mënyrë absolutisht estetike, pavarësisht nga varfëria në të cilën jetojnë. Ata qenë të fotografuar si shenjtorë me emrat e tyre dhe për herë të parë pash se çfarë do të thotë estetikë franceze dhe respekt ndaj njeriut. Na lanë një përmbledhje me histori dhe fotografi.”

Studentët bullgarë të arkitekturës nga Sofja kanë realizuar projekte për rinovimin e shtëpive në Dëzhdovnica. “Këto nuk janë thjesht fotografi të mira-thotë Galja-por projekte të punuara teknike me skica.”

СнимкаProfesori Xhindi Lajki nga San Franciskoja , bashkë me një ekip nga Hungaria dhe Japonia realizuan një shtëpi me tre dimensione në formën e një shigjete të drejtuar drejt qiellit, si një replikë imagjinare të shtëpisë së arteve. “Banuesit e Dëzhdovnicës panë sesi të huajt ngritën një instalim me një punë të madhe këmbëngulëse, duke punuar nga 8 orë në ditë”, tregon Galja. Ky krijim është i dokumentuar në revistën “American craft”.

Shumë nga miqtë dashurohen pas këtij vendi dhe kthehen përsëri. Fotografi i madh Zafer Galibov është një prej ta, si dhe piktori Mario Lishevski nga Berlini dhe fotografi i peizazheve Vlladimir Donkov.

Nga fshati Dëzhdovnica arrihet me këmbë deri në guva shkëmbore të jashtëzakonshme, të formuara në lashtësi nga dora e njeriut. Për ta mendohet se kanë shërbyer për vende kulti ose varreza të trakëve. Fare afër janë shpella “Utrobata” dhe rrugica të shumta ekologjike të cilat lidhin pjesë të ndryshme të Rodopeve. Mos lini pa vizituar dhe Festivalin e pantoflave, i cili zhvillohet gjatë të shtunës së parë të muajit shtator, përsëri me iniciativë të lëvizjes artistike “Krëg”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë virtuale prezanton gjetjet nga nekropoli afër Trebenishtes

Ekspozita “Trebenishte. 105 vjet nga hapja e nekropolit, 1918 – 2023” mund të shihet virtualisht në faqen e Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë bullgare të shkencave në rubrikën “Ekspozita Digjitale”, njofton BTA. Sende nga 7 varre..

botuar më 24-05-09 8.10.PD

Festivali ndërkombëtar "Antistatik" josh publikun me "Më shumë se një kërcim"

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim". Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë..

botuar më 24-05-07 8.20.PD

Galeria britanike The Wilson prezanton një koleksion pikturash të një emigranti bullgar

Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo..

botuar më 24-04-28 8.05.PD