Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Junker i shkruan Borisovit, ai i telefonon Putinit

БНР Новини
Foto: arkiv

Energjetika është sektori i dashur ekonomik i pushtetarëve të tanishëm bullgarë. Po thuaj çdo ditë shpallen të dhëna dhe fakte, ndodhen aktivitete, lidhur me këtë sferë ekonomike. Në vend të parë me gazin, i cili në parim është një energji që relativisht pak përdoret nga familjet bullgare, por vlerësohet shumë nga industria. Në Bullgari gazi është nga importi dhe importohet kryesisht nga Rusia, por ambiciet energjetike në këtë drejtim janë të mëdha. Pikërisht për to bëhet fjalë në letrën e dërguar para kohe nga Kryetari i KE Zhan-Klod Junker në të cilën ai shpreh mendimin e Komisionit Evropian mbi këto çështje. Këto ambicie u bënë rast që Kryeministri Bojko Borisov t’i telefonojë ditën tjetër Presidentit rus Vladimir Putin. Për të gjitha këto ka arsye logjike.

Arsyeja e parë është, se Bullgaria është anëtare e BE dhe nuk mund të mos marrë mendimin e tij në drejtim të projekteve energjetike bullgare. Është anëtare e BE, por është në vartësi të plotë të furnizimeve dhe pajisjeve energjetike ruse. I vetmi central atomik në vend është rus dhe reaktori i ri i porositur gjithashtu është rus, e vetmja rafineria e naftës është pronë ruse dhe gazi vjen nga Rusia. Me dy fjalë – vartësi e plotë nga Rusia. Ndërsa midis Moskës dhe Brukselit kohën e fundit punët nuk shkojnë mirë dhe bile Sofja mbeti e prekur prej tyre, kur për shkak të kërkesave evropiane gazsjellësi i ëndërruar “Rryma Jugore” u dështua dhe Bullgaria e cila priste të ardhura të mëdha prej taksave të transitit mbeti me duar bosh.

Siç duket KE ka njëfarë dyshime a e ka mësuar mirë Bullgaria mësimin e vet – ky mësim konsiston në këtë –të bëjë gjithçka, por sipas rregullave evropiane. Për këtë arsye në letër Junkeri shumë qartë e përsërit këtë kërkesë. Menjëherë pas kësaj Borisovi i telefonoi Putinit për të informuar se kërkesat e Brukselit mbeten, por janë disi të liberalizuar. Kështu që ka shanse për realizimin e projekteve energjetike bullgare-ruse.

Më të rëndësishmet prej tyre janë dy. I pari ende është në sferën e ideve dhe ka të bëjë me planin e Bullgarisë të ndërtojë qendër regjionale të shpërndarjes së gazit, nga e cila të furnizohen me gaz vendet e Ballkanit dhe të Evropës Juglindore. Por problemi është se nuk ka çfarë të shpërndahet, sepse pas dështimit të gazsjellësit “Rryma Jugore” në mungesë të gazit vendas dhe në mungesë të lidhjeve me sistemet e gazit të vendeve fqinje, ideja humb kuptimin dhe rëndësinë e vet praktike. Problemi i dytë është lidhur me një ide që tani për tani është e pezulluar. Fjala është për Centralin e dytë atomik në Belene. Infrastruktura po thuaj se është ndërtuar dhe deri tani kushton 1 mlrd euro, njëri prej dy reaktorëve të tij tashmë është prodhuar në Rusi, por Bullgaria nuk ka para për ta paguar dhe aktualisht po mendon ç’mund të bëjë me të, akoma më tepër, se ishte sanksionuar nga Arbitrazhi Ndërkombëtar t’i paguajë firmës ruse 550 mln euro, të cilët ajo nuk i ka. Le të rikujtojmë, se kur ndërtimi i centralit ishte ndërprerë me vendim të parlamentit, njeri prej argumenteve kryesore të kundërshtarëve të projektit ishte, se ai nuk i nevojitet Bullgarisë, e cila prodhon sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, bile edhe eksperton.

Zhan-Klod Junker u dha rrugë jeshile projekteve energjetike të autoriteteve bullgare, por me kusht. Kushti është, se gjithçka duhet të jetë në përputhje me kërkesat evropiane. Kështu që tani autoritetet bullgare duhet të bëjnë nga idetë e tyre projekte vitale ekonomike, BE bile premtoi ndihmë financiare për realizimin e tyre. Më në veçanti për qendrën shpërndarëse të gazit, ndërsa për Centralin e dytë atomik qëndrimi i tij është shumë më i përmbajtur dhe bullgarët tani për tani i orientohen varantit të kërkojnë investitor të huaj privat i cili të përfundojë projektin.

Cila ka qenë përmbajtja e bisedës telefonike midis Borisovit dhe Putnit përveç krijimit të grupeve të përbashkëta të punës, me të cilat të studiojnë dhe të saktësojnë situatën në bashkëpunimin energjetik, nuk u bë shumë qartë nga informacionet për shtypin nga ana e Kremlinit dhe Sofjes. Me gjithë atë mund të bëhet konkluzioni, se tema nuk kanë munguar dhe se nuk do të jetë befasi e madhe në qoftë se projekti i varrosur për gazsjellësin “Rryma Jugore” do të ringjallët në ndonjë variantit tjetër, por detyrimisht me pjesëmarrjen bullgare dhe sipas rregullave evropiane. Duhet të shënojmë këtu, se në depot e porteve bullgare ende qëndrojnë tubacionet e parashikuara për të.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD