Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof.dr. Ivo Kremenski – kemi gjenofond dhe potencial

Foto: Bllagorodna Georgieva

Para pak kohe “Kolegji perandorak – Londër” (Imperial College London – ICL) përgjithësoi dhe publikoi të dhëna interesante për shtatin e popujve gjatë njëqind vjetëve të fundit. Studimi është bërë nga 800 studiues, të cilët bënë konstatimin, se holandezët dhe letonët janë njerëzit me shtat më të lartë në botë, ndërsa iranianët dhe koreanët jugorë e kanë rritur shtatin e tyre përkatësisht me 16.5 dhe 20.2 cm brenda një shekulli, që është një rekord. Në cilin vend janë bullgarët dhe pse i kushtohet rëndësi këtij studimi – përgjigje kësaj pyetjeje kërkuam nga prof. Ivo Kremenski, konsulent kombëtar pranë Laboratorit të diagnostikimit të gjenomit pranë Universitetit Mjekësor në Sofje:

“Ky është studimi i parë, në të cilin janë përfshirë mbi 200 shtete. Sipas mendimit të shkencëtarëve, shtati është tregues i fortë për zhvillimin e një shteti, për zhvillimin e një popullate. Në studim merren në konsideratë dy momente që janë kushtëzuar nga gjenetika: kufiri i moshës së një popullate dhe si është zhvilluar kjo popullatë gjatë 100 vjetëve të fundit. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Shtati është treguesi më i rëndësishëm dhe është pasqyrim jo i faktorëve gjenetikë, por i mënyrës së të ushqyerit, mjedisit, klimës sociale dhe zhvillimit të shëndetësisë. Janë studiuar mbi 19 milionë njerëz. Me anën e analizave, që do të bëhen, do të prognozohen dobësitë dhe drejtimet për zhvillimin e shëndetësisë në plan afatgjatë. Në dhjetëshin e parë për rritjen më të shpejtë janë 10 shtete evropiane. Kjo tregon, se shteti social ka zhvillimin më të mirë. Në këtë klasifikim kureshtar vihet re, se gratë bullgare për nga shtati nga vendi i 83 para një shekulli tashmë janë në vendin e 30 në botë. Bullgaria është ndër 30 shtetet e para ku ka rritje të ndjeshme të shtatit. Ritmet e rritjes së shtatit pasqyron karakteristikat gjenetike. Tek njerëzit me shtat më të lartë rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare është më i vogël, por profilaksia duhet të jetë drejtuar tek rreziku i kancerit të zorrës së trashë tek meshkujt dhe tek rreziku i kancerit të  gjirit dhe vezoreve tek femrat – rrëfen prof. Kremenski. – Ndërsa sa u përket karakteristikës gjenetike të bullgarëve dhe gjendjes së tyre shëndetësore, u bë e qartë, se kemi një përparësi – ne jemi gjenetikisht heterogjenë. Për shkak të vendndodhjes sonë gjeografike në Evropë shekuj me radhë përmes territorit tonë kanë kaluar flukse të migracionit, që e bën më të vogël shpeshtësinë e të ashtuquajturave sëmundje të rralla gjenetike, të cilat aktualisht janë mbi 7000.”

Prof. Kremenski tha, se Bullgaria para 35 vjetëve ka pasur Program të vet kombëtar për profilaksi të sëmundjeve gjenetike dhe në këtë drejtim jemi ndër kampionët në Evropë. Tani për shembull me resurse të Arkës së shëndetësisë studiohen të gjitha foshnjat e porsalindur për 3 sëmundjet më të shpeshta gjenetike që mjekohen. Është siguruar testimi falas për grat shtatzëna për anomalitë e kromozomeve, si sindroma e Daunit p.sh. Këto testime janë me besueshmëri të lartë. Në drejtim të rëndësisë së Programit kombëtar për profilaksi dhe diagnostikim të sëmundjeve gjenetike në Bullgari, prof. Kremenski tha:

“Sot për shkak të mungesës së programit, nga 65 – 70 000 gra shtatzëna për vit testohen vetëm 25 000. Ky fakt tregon, se ato nuk janë të informuar për ekzistencën e ofrimit të këtij shërbimi. Bullgaria ka nevojë për 5-6 laboratorë pranë qendrave universitare, siç është laboratori ynë që ekziston prej disa muajve, ku të zhvillohen analiza cilësore gjenetike tek të cilat të gjitha të kenë akses. Në qoftë se bëhet gabim pasojat janë jashtëzakonisht të rënda. Konkluzioni është, se shëndetësia bullgare ka nevojë urgjente për masa rregulluese. Një prej hapave kryesor të mjekësisë precize është informimi i njerëzve, pas kësaj përgatitja e regjistrit kombëtar gjenetik të centralizuar. Është me rëndësi të dihet cilat janë të sëmurët, cila është karakteristika gjenetike e mutacioneve, çfarë na pret. Duhet të aplikohet dosja elektronike. Gjatë viteve të fundit tek ne janë zbuluar 15 sëmundje gjenetike dhe 350 mutacione të reja si distrofi dhe atrofi muskulore, beta-talasemia mesdhetare etj.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD