100 nëpunës nga agjencia kufitare evropiane vijnë në Bullgari për të përfshirë në mbrojtjen e kufijve tanë. 15 nëpunës do të punojnë në pikat e kontrollit kufitar, kurse 85 në kufirin e gjelbër. Agjencia për kontrollimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian “Frontex” mori vendim për përforcimin e kontrollit në kufijtë bullgarë, kryesisht me Turqinë dhe Serbinë. Kjo u bë pas kërkesës së pushteteve bullgare.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..