Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy zihen, i treti....humbet

БНР Новини
Foto: BGNES
Javën e kaluar në Shën Peterburg u zhvillua takimi i shumëpritur midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe kreut të shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan. Megjithë edhe në mënyrë indirekte, nga ato bisedime varen marrëdhëniet e ardhshme të Turqisë fqinje me BE-në, në sfondin e negociatave për anëtarësim, të cilat zhvillohen që prej 53 vitesh dhe tani ndodhen në amulli. Me interes ndoqën bisedimet në Shën Peterburg jo vetëm nga Brukseli, por edhe nga Sofja. Kjo për arsye, se bëhej fjalë edhe për projekte energjetike, për të cilët interesohet edhe Bullgaria. Si për të gjitha shtetet e tjera, ashtu edhe për Bullgarinë furnizimet energjetike janë me rëndësi kyçe. Për më tepër se kur Bullgaria kënaq 95 për qind prej nevojave energjetike nga Rusia, ata kanë përmasa gjeopolitike. Kjo varësi energjetike nuk i pëlqehet as Bullgarisë, as partnerëve të saj evropianë dhe përtej Atlantikut. Ajo është edhe shkaku kryesor për ndërrimin e shpeshtë të politikës energjetike bullgare dekada me radhë, në varësi të orientimit të pushtetarëve – pro rus, ose properëndimor. Kur para 14 vitesh ish kryetari i Partisë Socialiste Bullgare Georgi Përvanov u zgjodh president i vendit, në Bullgari filloi era e “helmetës së madhe”. Bëhet fjalë për tri projektet e mëdha energjetike ruse – Centralin Atomik Energjetik “Belene”, Gazsjellësin “Rryma Jugore”, Naftësjellësin “Burgas-Aleksandrupolis”. Asnjë prej këtyre tri projekteve nuk është fakt, por edhe më sot ata nuk zbresin nga skena politike. Kundër këtyre tri projekteve  të mëdha protestojnë jo vetëm politikanët e së djathtës në Bullgari, por edhe SHBA-ja dhe BE-ja. Kryeministri Bojko Borisov fillimisht gjithashtu ishte në anën e kundërshtarëve të këtyre projekteve. Në një konferencë me biznesmenë amerikanë në Sofje edhe deklaroi, se Bullgaria pezulloi projektet ruse. Prapëseprapë në prag të takimit midis presidentëve Putin dhe Erdogan kryeministri bullgar ndërroi kursin. Duke iu referuar pozitës së Komisionit Evropian për respektimin e së drejtës evropiane, kryeministri filloi të flasë si për ndërtimin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”, ashtu edhe për shkrirjen e projektit “Rryma Jugore”,madje  Naftësjellësit “Burgas-Aleksandrupolis”.

Kjo kthesë në politikën energjetike mund të shpjegohet me frikën nga konkurrenca turke në tregun rajonal. Dhe në se Moska dhe Ankaraja, në të vërtetë do të pajtohen, atëherë Bullgaria mund të jetë në vendin e të humburit. Në Shën Peterburg u diskutuan mundësitë për një central të ri atomik në Turqi. Ajo do të jetë e mjaftueshme që t’u kënaqë nevojave rajonale të rrymës elektrike. Kështu shpresat e Bullgarisë të eksportojë rrymë elektrike nga Centrali Atomik Elektrik “Belene” nuk do të realizohen. Një skenar i ngjashëm mund të pritet edhe për Gazsjellësin “Rryma Jugore”, i cili nga dhjetori i vitit 2014 ka alternativën e vet të quajtur “Rryma Turke”. Pas bisedimeve me kreun e shtetit turk në Shën Peterburg, presidenti rus tha, se di për dëshirën e Bullgarisë për rimëkëmbjen e projektit të gazsjellësit, por kërkoi garanci “të përforcuara konkrete” për realizimin e tij. Kjo për arsye, se Moska investoi dhe humbi shumë kohë dhe mjete. Kështu që kjo kërkesë aspak nuk tingëllon si pajtim.

Në sfondin e ngrohjes së marrëdhënieve midis Rusisë dhe Turqisë, të cilët deri tani vonë ishin në një mosmarrëveshje të papajtueshme, Bullgaria sikur hyri në pozitën e padëshirueshme të të humburit. Mjerisht kjo nuk duhet të na befasojë – në përmasat tona gjeografike koherenca në politikë rrallë herë pranohet si një premisë për sukses në ndjekjen e interesave kombëtare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..

botuar më 24-07-11 9.59.PD