Duoja muzikore ekziston tashmë dy vjet dhe quhet Cordames.“Lindja e saj ishte diçka e natyrshme, sepse ne njihemi tashmë 25 vjet dhe vazhdimisht shkëmbejmë ide – tha Juliana dhe vazhdoi:
„Bëmë diçka si “martesë” midis xhazit dhe muzikës klasike. Harpa po përdoret gjerësisht në muzikën pop dhe xhaz, mirëpo në Francë ajo mbetet kryesisht në muzikën klasike. Filluam me disa vepra klasike. Qëllimi ynë qe që të tregojmë se si mund të bëhet ky tranzicion midis klasikes dhe xhazit në kuadrin e një pjese. Për ne projekti qe plot me pengesa të ndryshme – unë jetoj në Chartres, Stefka – në Paris. Vazhdimisht udhëtonim, organizonim prova. Shpresoj se rezultati do t’u pëlqejë dëgjuesve. Shumica e pjesëve janë kompozuar nga ne. Në “Qetësinë e Hënës” përdorëm fjalë për fjalë dy akorde nga pjesa e Debussy-it “Drita e Hënës”. Struktura është ndryshuar krejtësisht, teksti është ynë. Kemi dhe një pjesë në bazë të “Sonatës Patetike” të Beethoven-it. Titulli i albumit vjen nga pjesa “Promenade Andante”.Ajo është krijuar mbi motive të një sonate shumë të njohur të Mocart-it. Pjesa “Sous les tropiques” është për fëmijë. Para 20 vjetësh Stefka, profesioni i së cilës është regjisore teatrale, punonte mbi një spektakël për fëmijë. Më dërgoi tekstin dhe dëshironte që unë të shkruaja muzikën për të. Kështu krijuam një këngë që u pëlqen shumë fëmijëve. Unë jam pedagoge dhe nxënësit e mi e mësojnë me kënaqësi.
Stefka Miteva ka qenë shumë herë në studion e Radio Bullgarisë, kemi dëgjuar projektet e saj vokale dhe instrumentale. Kurse ju prezantojmë për herë të parë Youliana Tochkova - Patrouilleau.
„Mbarova Shkollën Muzikore Kombëtare në Sofje në specialitetin harpë. Që kush isha fëmijë kompozoj dhe për këtë arsye vazhdova në Fakultetin për Teori dhe Kompozim në Akademinë Muzikore. Pastaj me bursë shkova në Francë dhe atje vazhdova arsimin tim, përsëri në degën e harpës. Po punoj si pedagoge dhe jap mësime në fushën e solfezhit, teorisë dhe analizës së muzikës. Punoj gjithashtu si pianiste në koret e bashkëshortit tim, i cili është dirigjent. Ai flet shumë mirë bullgarisht. Me të përpiqemi të mbajmë kontakte aktive me Bullgarinë, kemi shumë projekte muzikore të realizuara këtu. Më pëlqen më shumë të shkruaj muzike. Për mua krijimi është diçka shumë e rëndësishme, pavarësisht se shpeshherë nuk vlerësohet siç duhet. Kompozoj vazhdimisht – muzikë dhome dhe simfonike, pjesa vokale. Veprat e mia më shpesh interpretohen në Francë, mirëpo muzika ime ka tingëlluar edhe në Brazil, Meksiko, natyrisht – në Bullgari. Preferoj motivet ritmike dhe melodike të folklorit bullgar. Kur isha studente tema ime e diplomës ishte Koncert për harpë dhe orkestër mbi bazën e motiveve bullgare. Në këtë që e bëjmë me Stefkën gjithashtu përpiqemi ta përdorim folklorin bullgar. Tradita jonë është një thesar i madh”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..
Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..
Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..