Kohët e fundit pothuaj nuk ka ditë, kur të mos njoftohet për shpërthimin e një zjarri. Fatkeqësi të ndryshme natyrore vëzhgohen gjithnjë e më shpesh në tërë pjesën juglindore të Evropës. Duke folur për zjarret, duhet të shënojmë se Bullgaria është mjaftë e prekshme. Çfarë është situata lidhur me zjarret në Bullgari? Përgjigje të këtyre pyetjeve kërkuam nga kryekomisari Nikollaj Nikollov, drejtor i Drejtorisë Kryesore “Siguria kundër zjarreve dhe mbrojtja e popullsisë.”
“Zjarret e shpërthyera gjatë disa muajve të fundit janë lidhur para se gjithash me pyet dhe livadhet. Shkaku kryesor janë temperaturat e larta, niveli i ulët i lagësisë dhe era. Për fat të keq më shumë se 98 për qind e zjarreve janë shkaktuar nga veprimtaria e njeriut – zakonisht këto nuk janë zjarre me qëllim. Ato janë shkaktuar për shkak të mungesës së vëmendjes nga ana e qytetarëve, megjithë thirrjet tona për të qenë më të vëmendshëm, sidomos gjatë periudhës më të nxehtë të verës. Që nga fillimi i vitit 2016 deri tani ekipet e Drejtorisë Kryesore “Siguria kundër zjarreve dhe mbrojtja e popullsisë” .kanë marrë pjesë në shuarjen e 20 321 zjarreve. Për fat të mirë, vetëm 201 prej tyre janë në fondin pyjor. Janë vrarë 77 veta, kurse 181 të tjerë janë të plagosur” – vuri në dukje komisari Nikollov.
Shërbimet zjarrfikëse disponojnë specialistë të përgatitur shumë mirë, kurse në blerjen e teknikës për shuarjen e zjarreve janë investuar disa qindra mln euro. Mirëpo, një problem i madh është mungesa e aviacionit, prandaj zjarrfikësit bashkëpunojnë aktivisht me Forcat Ushtarako-Ajrore. Shumë shpesh ka nevojë për mobilizimin edhe të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes , policisë dhe xhandarmerisë. Në raste të tilla përdoren shërbimet e vullnetarëve. Ka gjithashtu një bashkëpunim tradicionalisht të mirë me vendet fqinje dhe vendet e Mesdheut.
Komisari Nikollov foli gjithashtu për ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen në rast fatkeqësie:
“Aktualisht në Bullgari ka një sistem unik shpëtimtar. Atje i është kushtuar një vëmendje të posaçme reagimit dhe prevencës me kohë. Ekipi ynë kishte nevojë për më shumë se një vit, që t’i bëjë analizat e domosdoshme dhe të propozojë më të mirën. U njohëm me praktikat më të mira të Evropës, SHBA-së, Australisë. Sipas ligjit të ri në vend të parë për nga rëndësia është prevenca, pas kësaj janë planifikimi, përgatitja, reagimi, kurse etapa e fundit është rimëkëmbja. Ekipi ynë është shumë krenar, sepse 90 për qind e ligjit u përgjigjet ofertave që morëm nga Komisioni Evropian, i cili e vlerësoi shumë mirë punën tonë. Kuptohet që e gjithë kjo është në lidhje të drejtpërdrejtë me Konferencat e OKB-së në Sendaj të Japonisë dhe Paris të Francës për ndryshimet klimatike.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..