Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kurrë më “All inclusive”

БНР Новини
3
Foto: Arkiv personal dhe BGNES

Rita Morvan prej shumë vitesh është mikesha e Rado Bullgarisë. Tashmë 10 vjet me radhë ajo vjen në radion tonë për të praktikuar bullgarishten e saj në Redaksinë Franceze. Kjo nuk është e rastit. Prej 30 vjetësh ajo punon në Bruksel, në Komisionin Evropian si përkthyese. 5 janë gjuhët, në të cilat ajo përkthen – gjermanisht, anglisht, spanjisht, holandisht dhe bullgarisht.

Ja se çfarë në tha ajo pas pyetjes çfarë provokoi interesin e saj për Bullgarinë:

СнимкаPër herë të parë u lidha me Bullgarinë nëpërmjet Radio Bullgarisë. Shefja ime më propozoi që të filloja të studioja gjuhen bullgare dhe unë e pranova këtë ide. Fillova të dëgjoja transmetimet tuaja. Pastaj kalova një pushim veror në Varna para fillimit të mësimit të gjuhës”.

Para 10 vjetëve BE ishte në një periudhë, kur ishin duke pranuar shumë anëtare të reja. Atëherë kishte nevojë të ashpër për përkthyes. Për këtë arsye shefja e Ritas i propozoi asaj të fillonte të mësonte një nga gjuhët e shteteve të reja anëtare. Sipas fjalëve të saj, ajo e zgjodhi bullgarishten për shkak të alfabetit cirilik, të cilin e kishte pëlqyer shumë pasi kishte studiuar gjuhën ruse.

Universiteti ekonomik në Varna, ku Rita ka studiuar
Me Ritën mund të flasim për tema të ndryshme, të lidhura me Bullgarinë. Si përkthyese e një niveli të lartë, ajo ka informacion për politikën, legjislacionin, dhe marrëdhëniet e jashtme. Mirëpo për arsye se akoma është verë dhe është kohë për pushime, e pyetëm atë për përshtypjet e saj personale për turizmin në Bullgari. Është e vërtetë se ajo nuk është përfaqësuese е turistëve të zakonshëm, të cilët vijnë në Bullgari për pushimet e tyre dhe të cilët zakonisht nuk dinë gjuhën bullgare. Pikërisht për këtë arsye është interesante që të kuptojmë çfarë janë përshtypjet e saj të grumbulluara gjatë viteve...

Në malin RodopaPushimi i saj i parë në bregdetin tonë qe para 9 vjetësh, afër qytetit detar Nesebër në një hotel “all inclusive”. Ambienti, cilësia e shërbimeve dhe ushqimet me siguri nuk qenë sipas shijes së bashkëshortit të saj, i cili nuk tregoi më interes për Bullgarinë. Vetë Rita shpjegoi se atëherë e ka zgjedhur këtë vend jo sepse e pëlqen këtë lloj pushimi, por sepse atëherë preferonte “all inclusive” për shkak të fëmijëve të saj të vegjël. Ndryshe, sipas saj të metat e këtij lloji të pushimit janë më shumë sesa janë avantazhet. Dhe kjo nuk është e vlefshme vetëm për Bullgarinë:

Disa vite me radhë, derisa fëmijët ishin të vegjël parapëlqyem hotele “all inclusive”. – kryesisht në Greqi dhe Turqi, tregoi Rita. Për djemtë e vegjël, plot me energji, gjëja e vetme me rendësi është pishina dhe rrëshqitësja e ujit. Mirëpo gjithmonë kam mbetur e pakënaqur me pushimet e tilla. Për shembull, para disa vitesh isha në një vend të mrekullueshëm në Greqi me ushqim të mirë dhe shërbim të nivelit të lartë. Turistët ushqenin jashtë në restorantet e vogla buzë detit, blinin nga dyqanet dhe kështu hoteli ndihmonte për ekonominë vendase. Disa vjet më vonë ktheva atje dhe hoteli tashmë ishte “all inclusive”. Turistët mbeteshin vetëm brenda tij, dyqanet dhe restorantet e tjera nuk punonin më.

Ujëvara e SmoljanitRita ka udhëtuar në shumë vende në Bullgari. Ajo preferon hotelet e vogla familjare dhe shtëpitë për mysafirë. Natyrisht sot përshtypjet e saj janë ndryshuar krejtësisht:

Më kujtohet një udhëtim afër monumentit të lashtë të Kalorësit të Madarës. Ai ndodhet në rajonin e qytetit Shumen të Bullgarisë Veriore. Përdorëm shërbimet e një hoteli të vogël, apo mund të them se ishte më shumë shtëpi për mysafirë. Natyra ishte shumë e bukur, dhomat ishin të mrekullueshme, pamja nga to – piktoreske. Menuja e restorantit – vetëm me ushqime të prodhuara në fermën pranë hotelit.”

Rita është e mendimit se turizmi kulturor është sektori, mbi të cilin Bullgaria duhet përqendruar. Këtë presin turistët. Bullgaria ka një potencial të madh, mirëpo tani për tani për të huajte, të cilët nuk dinë bullgarishten është pak e vështirë. Mungojnë tabela në rrugët, sinjalizimi është i keq, nuk ka qasje të lehtë tek informacioni. Ajo na tregoi për një rast në Shumen, kur kuptoi për anulimin e autobusit të saj për në Varna (në bregdet) kur mbërriti në stacionin e autobusëve në orën 8 të mbrëmjes. Atëherë arriti të organizojë udhëtimin e saj me makinë me uhdëtarë të tjerë në sajë të njohjes së gjuhës bullgare. Si do të reagojnë në një situatë të tillë njerëzit që nuk dinë gjuhën bullgare?

Bullgaria ka shumë avantazhe dhe ofron një larmi të madhe – turizëm kulturor dhe historik, pushime në male, turizëm balnear. Parqet natyrore janë të shumta, kanë potencial të madh edhe për adhuruesit e ornitologjisë. Mirëpo në të vërtetë, le të mos jetë “all inclusive!“ – mendon Rita Morvan.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Arkiv personal dhe BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..

botuar më 24-07-25 7.25.PD
Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..

botuar më 24-07-21 10.20.PD

Maja Stançov Kamëk është një xhevahir në kurorën e Rodopeve Perëndimore - një eko-shteg i ri në bashkinë Llëki

Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa..

botuar më 24-07-14 8.40.PD