Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një aplikim celular i shndërron fotografitë tona në piktura të piktorëve të njohur

БНР Новини
6
Foto: Lucid

Pothuaj çdo njeri ka menduar se si do të dukej portreti i tij, i pikturuar nga Pikasoja, ose si Van Gogu do të pikturonte pamjen nga ballkoni i tij. Aplikimi i ri celular bullgar Lucid na lejon për të ndryshuar çdo një fotografi në celularin tonë në stilin e disa prej piktorëve më të njohur. Aplikimi celular është vepër e IT specialistëve Georgi Stojanov dhe Nikolla Irinçev vetëm në kuadrin e 20 ditëve:

“Përdoruesi mund të zgjedhë ose ta bëjë vetë fotografinë dhe pas kësaj të zgjedhë një prej stileve të piktorëve të njohur, të propozuar nga ne – thotë Georgi Stojanov. – Fotografia do të përpunohet në stilin e Van Gogut, ose të Pikasos, sipas mënyrës, në të cilën ata do ta pikturonin. Ne e përmirësojmë cilësinë vazhdimisht. Ende jemi duke eksperimentuar në listën e piktorëve. Së pari filluam me Vasilij Kandinski, Vinsent Van Gog, Pikaso dhe akoma disa emra. Përpiqemi të sigurojmë stile të ndryshme.”

Lucid përdor teknologji inovative për intelektin artificial, e cila stimulon mënyrën në të cilën funksionon truri i piktorit të veçantë dhe i ndryshon fotografitë e zgjedhura nga ne. Aplikimi është falas dhe mund të përdoret me sistemet operative Android dhe iOS8, si dhe nga disa të tjera më të reja.

СнимкаGeorgi Stojanov na tregoi gjithashtu se çfarë e ka provokuar për t’u marrë pikërisht me këtë projekt:

“Shkaku për këtë ishte interesi im ndaj arteve dhe sidomos ndaj piktorëve të ndryshëm. Unë vetë desha të bëhem piktor, por për fat të keq nuk e kisha talentin e domosdoshëm. Nëpërmjet Lucid kam mundësi të krijoj art. I ndjek studimet për intelektin artificial dhe një prej tyre ia dha fillimin e projektit tonë.”

СнимкаAktualisht aplikimi fiton popullaritet në mbarë botën, kurse mendimet e konsumatorëve janë shumë pozitive. Fotografitë e ndryshuara të publikuara në rrjetet sociale në internet fitojnë gjithnjë e më shumë fansa çdo ditë. Ja se çfarë të presim në të ardhmen:

“Hapi tjetër do të jetë krijimi i videove artistike nga konsumatorët, për shembull një film të shkurtër në stilin e Van Gogut. Këtë mund të them tani për tani, gjithçka tjetër do të jetë befasim” – tha në përfundim Georgi Stojanov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Lucid dhe dnevnik.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD