Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reforma në arsim është e mundshme

БНР Новини
Foto: cei-bg.org

Viti i ri shkollor në Bullgari fillon me “reformën, të cilën po e presim prej vitesh”. Ky është premtimi i Ministres së arsimit dhe të shkencës Meglena Kuneva. Sipas saj ndryshimet hyjnë në etapa dhe pritet që gjatë vitit 2022 nxënësit të kenë përfunduar të paktën një etapë nga arsimi i vet sipas strukturës së reformuar.

Po ndryshon struktura e arsimit – me dy etape në gjimnaz, e dyta nga të cilët më e profilizuar (klasa e 11 dhe e 12) aplikohet një metodë e re e vlerësimit, projekte më të shumta, ushtrime jashtë klase, krijohen kushte për një arsim përgjithësues për të gjithë ata, të cilët kanë vështirësi. Stazhi i mësuesve nuk do të mbetet kriteri i vetëm për një zhvillim në karrierë të specialistëve pedagogjikë. Kjo do të varet dhe nga kreditë e fituara kualifikuese, shkalla e fituar profesionale-kualifikuese dhe rezultatet nga atestimi.

“Do të mbështetemi tek ligji i ri i cili pak nga pak do ta ndryshojë qëndrimin e pedagogëve dhe ata në mënyrë kategorike të kuptojnë se, kualifikimi sa u përket teknologjive digjitale është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Deri vonë rregullimi normativ prezantonte internet metodat e mësimdhënies si një përpjekje suplementare. Aktualisht po ecet drejt një pranimi më të arsyeshëm të mundësive të cilat i japin teknologjitë e informacionit dhe të telekomunikimit (IKT)” – mendon Cvetan Cvetanski nga Qendra për iniciativa arsimuese, një organizatë joqeveritare e cila prej 15 vjetësh punon mbi projekte në sferën e arsimit, kulturës dhe zhvillimit të iniciativës mes rinisë. Përpjekjet e qendrës janë të drejtuara drejt metodave të reja të mësimdhënies të bazuara mbi teknologjitë e informacionit dhe të telekomunikimit.

Zoti Cvetanski dha një shembull konkret për këtë sesi teknologjitë informative ia ofrojnë mësuesit mundësi krejtësisht të riorganizojë veprimtarin e vet, në mënyrë që të nxjerrë një informacion maksimalisht të dobishëm pedagogjik:

“Kur një pedagog u jep test nxënësve të vet, koha e tij është e angazhuar kryesisht me kontrollin. Këtu platformat, si sisteme për menaxhim të procesit mësimor, japin mundësi për një nxjerrje shumë të shpejt të informacionit analitik dhe mësuesi përqendrohet mbi vendimet pedagogjike të një niveli më të lartë nga vlerësimi. Ai mund të korrigjojë boshllëqet e veta, të kuptojë dobësitë te nxënësit. Në vend që të humbasë orë të tëra me radhë duke bërë korrigjime, ai i merr rezultatet me një klikim dhe pas kësaj përqendrohet mbi analizën e tyre. Sistemet informative u japin mundësi pedagogëve të mund të formojnë një mjedis të personalizuar mësimor. Ne vazhdimisht flasim për një qëndrim individual ndaj nxënësve të ndryshëm. Kurse kjo është gjë shumë e vështirë në kuadrin e klasës tradicionale të mësimit. Por përsëri përmes platformës mësuesi mund të krijojë grupe të ndryshme dhe të punojë me një pjesë nga nxënësit më shpejt, kurse më të tjerë më ngadalë, pa krijuar kjo vështirësi dhe shqetësime.”

Platforma quhet Shkolla.BG dhe është e krijuar nga Qendra për iniciativa arsimore mbi bazën e njërit prej softuerëve më të afirmuar për një arsim elektronik Moodle. Janë shtuar module të shumta dhe funksionalitete, klasa virtuale, punishte, të cilat janë përshtatur konkretisht me arsimin e mesëm bullgar. Më shumë se 3500 janë nxënësit, të arsimuar të punojnë me të, rreth 20 janë shkollat, të cilat kanë zgjedhur qendrën për mirëmbajtjen e platformave të tyre personale.

Një projekt tjetër mbi të cilin punon Qendra për iniciativat arsimuese është EFES (E-Tools for E-Schools). Qëllimi i tij është krijimi i një platforme, në të cilën procesi i arsimit i pedagogëve të jetë i automatizuar, që të mund të përpunohet një metodikë për një formë mësimi në distancë me mësime në video, teste dhe një bazë shumë të pasur me të dhëna në dispozicion të mësuesve.

Kjo veprimtari korrespondon krejtësisht me njërin prej prioriteteve të cilat kanë startuar kohët e fundit për arsimin e mesëm bullgar. Në qoftë se deri tani zhvillimi i karrierave ka mundur të realizohet vetëm pas stazhit 10-vjeçar, tani iniciativat e mësuesve, dëshira e tyre të kualifikohen dhe përpjekjet të cilat i “investojnë” në shkollë, mund t’u ndihmojnë të rriten në hierarki në kuadrin e katër vjetëve. Një qëndrim i arsyeshëm, duke pasur parasysh vështirësitë gjithnjë e më të mëdha, të cilat drejtorët e shkollave i hasin gjatë emërimit në punë të pedagogëve dhe ruajtjen gjithnjë e më problematike të kuadrove me cilësi në sistem. Këtu Ministria mund të përdorë përvojën e grumbulluar në sektorin joqeveritar dhe të aplikojë praktika tanimë të provuara dhe punuese në mjedisin bullgar. Kurse në qoftë se kjo rastis, mund të shpresojmë se, kësaj radhe reforma nuk do të mbetet vetëm në letër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Nikollov nga Bosilegradi u nderua me Urdhrin më të lartë Bullgar

Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Por ne qëndrojmë fort në..

botuar më 24-06-03 12.58.MD

A stigmatizohen fëmijët me autizëm në Bullgari?

Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse më shumë se një dekadë më parë një në 10 000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohej me autizëm, sot..

botuar më 24-06-03 7.05.PD
Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Një bullgar u mëson fëmijëve në Ugandë këngë dhe valle popullore bullgare

Nxënësit në Ugandë mësojnë të këndojnë këngë bullgare dhe të luajnë vallet tona popullore. Kjo falë Daniell Delibashevit, i cili krijoi një shkollë në vendin afrikan dhe ndihmon fëmijët vendas. Ai u dekorua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës,..

botuar më 24-06-02 8.35.PD