Nga 5 deri në 16 tetor në Sofje do të zhvillohet edicioni i dytë i festivalit kinematografik dhe letrar Cinelibri. Programi i aktivitetit ofron mbi 100 projektime të 18 filmave artistikë dhe një dokumentari, dhe të 10 veprave kombëtare dhe një premiere botërore. Sivjet, përveç në kryeqytet, do të ketë projektime edhe në Plovdiv, Varna, Vraca, Vidin, Tërgovishte, Lloveç dhe Sliven. Përsëri do të bëhemi dëshmitarë të simbiozës midis letërsisë dhe kinemasë. Cinelibri do të paraqesë para publikut bullgar një prej ekranizimeve më të suksesshme të kryeveprave botërore, si dhe klasikë botërore, ose vepra të harruara të kinemasë. Aktiviteti përfshin takime me shkrimtarë, aktorë, regjisorë dhe skenaristë nga mbarë bota.
Drejtoresha dhe seleksionuesja e festivalit Zhaklin Vagenshtajn na prezantoi disa prej mysafirëve në aktivitet:
“Mund të them pa tepruar se të gjithë filmat janë shumë të mirë. Bëhet fjalë për ekranizime të njohura librash. Theksi i sivjetshëm është hapja e festivalit më 5 tetor në sallën Nr 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës me të ftuarin special – yllin Frederik Begbede. Ky është një shkrimtar shumë i njohur francez, i cili është gjithashtu regjisor, gazetar, një njeri shumë ekstravagant, simboli i seksit i letërsisë franceze. Pikërisht ai do t’i japë start edicionit të dytë me projektimin e filmit të tij më të ri “Ideali”. Do t’ia dorëzohet statuja e parë e nderit, e krijuar për Cinelibri, dhe do të bëhemi dëshmitarë të një shfaqjeje të jashtëzakonshme multimediale Humming. Pse ia dorëzojmë statujën e nderit pikërisht Begbede? Për shkak të aftësisë së tij për ta provokuar shoqërinë, për shkak të sjelljes së tij, dhe për kontributin e tij për përhapjen e idesë për më të ndryshmen si një parim kryesor në botën bashkëkohore. Ai mund të provokojë, t’i kundërvihet moralit, fesë dhe t’i bëjë lexuesit për të menduar. Çmimi i dorëzohet për shkak të prirjes së tij për gjërat më të ndryshëm, që janë jashtë standardit, për gjërat e ndaluara, për mendimet origjinale dhe realizimin e tyre të talentuar.”
Regjisori dhe skenaristi i njohur çek, mbajtës i çmimit “Oskar” Irzhi Mencel, gjithashtu do të mbërrijë në Bullgari, që të prezantojë filmin e vet “I kam shërbyer mbretit anglez” sipas romanit me të njëjtin emër të Bohumil Hrabal. Roli kryesor ekzekutohet nga aktori bullgar Ivan Bërnev. Do të kemi një takim emocional me Arnon Grjunberg, një autor me shumë dekorata, autor i 12 romaneve dhe ndoshta autori më i lexuar dhe më i përkthyer bashkëkohor holandez. Do të shohim filmin e tij “Tirza”.
Programi i festivalit përfshin vepra të jashtëzakonshme si drama biografike “Gjeniu”, në të cilën marrin pjesë aktorë të famshëm si Kolin Fërt, Xhëd Lou dhe Nikol Kidman. Filmi tregon për jetën e redaktorit të njohur letrar amerikan Maksuel Përkins në periudhën kur ka punuar në shtëpinë botuese “Scribner” mbi veprat e Tomas Ulfit dhe Ërnest Hemingueit, si dhe të Skot Ficxheraldit. Vëmendja jonë do të tërhiqet edhe nga filmi me regji të Pol Verhovenit, me pjesëmarrjen e yllit francez Izabel Juper, si dhe filmi “Përjetësia” me pjesëmarrjen e Odri Totu. Do të ketë dhe disa filma klasikë, ndër të cilët janë ekranizimi i romanit të Harpër Li “Të vrasësh gojëndyrin”, filmi skandaloz i regjisorit Zhan-Zhak Ano “Dashnori” sipas veprës së Margjorit Djuras, ose “Për minjtë dhe njerëzit” sipas romanit të Xhon Stajnbekut dhe shumë të tjerë. Do të mund të shohim edhe debutimin e regjisorit Juën Makgregëri disa ditë para premierës botërore të filmit të tij “Pastorali Amerikan”. Ekipi i CineLibri është në pritje të publikut të vet, që të zhyten së bashku në atmosferën magjike të librave dhe kinemasë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..