Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Haskovo xhaz – 2016” prezanton top muzikantë ndërkombëtarë

Foto: arkiv personal

Çfarë do të thotë të organizosh festival të xhazit në një regjion me tradita kulturore krejtësisht të ndryshme, të orientuara para së gjithësh ndaj muzikës folklorike? Si formohet një program prej top muzikantëve botërorë? Dhe para së gjithësh – çfarë të presin adhuruesit e “Haskovo xhaz” nga edicioni i 20-të festiv, që ka filluar më 26 shtator?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve i jep Dimitër Rusev – kitarist, themelues dhe organizator i ngjarjes: “Edicioni i parë qe gjatë vitit 1997. Do të thosha, se ky me të vërtetë është një festival i cili i kushtohet xhazit të “pastër” me qenë se në program përfshijmë vetëm formacione dhe solistë, të cilët interpretojnë pikërisht një muzikë të tillë. Disa vjetët e para qe mjaft e vështirë. Duke u munduar të siguroj mjetet, nevojitej të sqaroj mjaftë gjatë se cila është ideja ime. Pas disa edicioneve që të gjithë u bindën se, bëhet fjalë për diçka me të vërtetë të vlefshme, që ndodh në qytetin tonë dhe është mirë ta përkrahin. Sivjet kemi pjesëmarrjen më të madhe ndërkombëtare. Do të na vijnë për vizitë ekspozita nga Çekia dhe nga Hungaria, në sajë të institucioneve kulturore të këtyre vendeve. Me një gëzim të madh dua të përmend se në trion nga Polonia, me lider Vabrzhinijek Prashek ekzekuton Pjotër Rodoviç – kontrabas, kryetar i Asociacionit të xhaz muzikantëve polak. Kujtohem se si gjatë viteve 70-80 të shekullit të kaluar kërkoja pllaka gramafoni me incizime të tij, të cilat atëherë gjendeshin shumë vështirë. Është një fat i madh që një interpretues i tillë do të ekzekutojë në skenën e Haskovos. Për mua është një nder i madh dhe pjesëmarrja e trombonistit të madh dhe të jashtëzakonshëm Konrad Hëruig, i cili vjen me ndihmën e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara tek ne. Do të ekzekutojë në shtatë ngjarje përfshi dhe në Sofje dhe në Plovdiv, kurse në festivalin tonë do të marrë pjesë si mik më 30 shtator. Nga Turqia mbërrin doktor Melih Gjuzel, organizator i festivaleve të xhazit në atdheun e vet. Në program është përfshirë dhe programi solo i austriakut Dejvid Siks. Midis të tjerave, pjesëmarrja e parë ndërkombëtare në historinë e festivalit qe gjatë vitit 1998, kur përsëri kishim muzikantë nga Austria – një big bend të shkëlqyer.”

Në ditën e parë të festivalit në skenë qe formacioni i ri i Plovdivit Hot Club de Plovdiv, kurse më 27 shtator ekzekuton kuarteti, lider i të cilit është Stefan Goranov-bateri. Ai ka përfunduar arsimin e tij në gjininë e xhazit në Holandë, ka dhe album të incizuar në vend me Prands Kentra Trio. Ja dhe një diçka tjetër për pjesëmarrjen bullgare në “Haskovo xhaz – 2016”.

“Vasill Petrov dhe Stanisllav Arabaxhiev-trio kanë koncert më 30 shtator – tregon z. Rusev. – Vaskoja këndoi në hapjen përpara 20 vjetëve, ai është mik i madh i festivalit, gjithmonë kur ka mundësi të marrë pjesë. Në kujtim të Teodor Petkov-Teo, një baterist fare i ri i cili vdiq sivjet, është koncerti Fusion Jazz Project me pjesëmarrjen e Nikollaj Ivanovit OM më 1 tetor. Kam ftuar formacionin e Plovdivit “Svetlin Stajkov kuantet”. Edhe një aksent tjetër – shënojmë 30 vjet nga krijimi i xhaz trios akustike nga qyteti Dimitrovgrad, unë ekzekutoj në këtë formacion prej 15 vjetëve. Do të prezantojmë të njëjtin program dhe në ditët muzikore të Vjeshtës” në qytetin Dimitrovgrad.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljubomir Pipkov

Ljubomir Pipkov – "Momçill"

"Gjithmonë më ka emocionuar problemi i ndërtimit të një stili muzikor bullgar", – shkruan klasikui ynë i madh Ljubomir Pipkov, autor i disa prej shembujve më të rëndësishëm të krijimtarisë sonë nga shekulli i kaluar. Realizimi i tij, jo vetëm si..

botuar më 25-07-18 7.00.PD

Pravets Art Nights bashkojnë artistë të muzikës klasike botërore dhe bullgare

Qyteti i Pravecit po bëhet një skenë për muzikën klasike nën qiellin e hapur. Nga 18 deri më 20 korrik 2025, bregu piktoresk i liqenit dhe sheshi qendror i qytetit do të presin edicionin e 20-të përvjetor të Pravets Art Nights - një ngjarje që ka..

botuar më 25-07-18 5.10.PD

Resorti Bansko organizon një festival të muzikës rok

Bashkia e Banskos na premton tre mbrëmje të paharrueshme për fansat e muzikës rok. Nga 17 deri më 19 korrik, disa nga grupet më të dashura të rokut në vendin tonë do të ngjiten në skenën e resortit në malin Pirin - "Ahat" , “No more many more”..

botuar më 25-07-17 6.05.PD