Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Orkestra akademike simfonike është një grup unikal, një shkollë e vërtetë për studentët” – prof. Ivajllo Krinçev për koncertin e ardhshëm festiv

Foto: nma.bg

Sonte Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” do të shënojë 60 vjetorin e krijimit të Orkestrës Akademike Simfonike me një koncert festiv. Në ditët e sotme mbase nuk mund të përfytyrojmë jetën kulturore të vendit tonë pa institucionet muzikore dhe listën vazhdimisht rinovuese të dirigjentëve të talentuar dhe solistëve virtuozë. Pavarësisht nga traditat e mira dhe arritjet në këtë fushë, fillimi nuk është larg ditëve të sotme. Orkestra e parë në Bullgari është krijuar në mesin e shekullit të XIX (nga hungarezi Mihaj Shafran – emigrant, i cili mbledh vetëm të huaj, emigrantë).

Akademia Kombëtare Muzikore – shkolla më e vjetër e lartë muzikore, e cila ka edukuar breza të tërë interpretuesish të shkëlqyer dhe teorikë, u themelua gjatë vitit 1921. Shtatë vjet më vonë pedagogë dhe studentë bashkojnë entuziazmin e vet në Orkestrën Akademike Simfonike, që bën hapat e veta të para nën drejtimin e violinistit të madh dhe dirigjent Sasha Popov. Pavarësisht se ka funksione mësimore, grupi zhvillon një veprimtari mjaft të madhe të koncerteve në vend, kurse për rreth një viti bile boton revistën “ASO” në të cilën organizohet një diskutim historik për stilin muzikor kombëtar. Do të pyesni se përse Akademia Kombëtare Muzikore feston 60 dhe jo 88 vjet nga krijimi i orkestrës së vet – përgjigjen e jep zëvendës-rektori profesor doktor Ivajllo Krinçev:

“Historia e këtij grupi është mjaft kontradiktore. Për herë të parë grupi formohet gjatë vitit 1928, siç është e njohur nga rrethet shkencore. Pas kësaj ndryshon emrin dhe përkatësinë e vet. Mezi gjatë vitit 1956 është në pamjen në të cilën e njohim sot. Në fakt, ky është një grup unikal. Në kohë vazhdimisht kthjellohet koncepti për vendin e tij në Akademi. Orkestra simfonike është me një program të pasur koncertesh, ai kthehet në një pedagogë i vërtetë për studentët. I pazëvendësueshëm është roli i tij në arsimin e profesionalistëve të ardhshëm. Emrat e krijuesve të njohur, të cilët kanë qëndruar në pultin e dirigjentit janë me të vërtetë të shumtë. Me siguri është e pamundur të përmendim të gjithë, por në asnjë rast nuk duhet të lëmë pa përmendur Sasha Popov, si dhe profesorin Asen Najdenov, i cili përsëri e krijon orkestrën gjatë vitit 1956. Me historinë e tij janë të lidhur personalitete nga rangu i Vlladi Simeonovit, Konstantin Ilievit, Ivan Marinovit... Një pedagog shumëvjeçar në dirigjimin e operës dhe një dirigjent simfonik është dhe profesori shumë i respektuar Vasill Kazanxhiev. Bile as që nuk mund të përfytyrojmë sesa muzikantë kanë ndërtuar përvojë dhe dije, në sajë të orkestrës, të krijuar prej profesionalistëve.

Do të thosha se, i gjithë viti kalon nën shenjën e këtij shkaku festiv, por koncerti i madh, me të cilin e shënojmë posaçërisht ishte më 30 shtator. Për herë të parë tek ne, do të tingëllojë koncert për një trio në piano dhe një orkestër me tela nga Bohusllav Martinu. Në trio marrin pjesë profesorë tanë të njohur – Velisllava Gjeorgjieva-piano, Josif Radionov – violinë dhe Anatoli Krëstev – violonçel. Dirigjent është Gjeorgji Patrikov – një koleg i ri, asistent i përgjithshëm në katedrën e dirigjimit. Pjesa e dytë e koncertit i kushtohet 85 vjetorit nga lindja e Cvetan Cvetanovit – një kompozitor bullgar pak të harruar, mbase sepse vdiq shumë herët. Ai qe një pedagogë shumëvjeçar në harmoni dhe kompozicion. Do të tingëllojë simfonia e tij e katërt, e cila vite të tëra me radhë mungon nga repertori. Dua të nënvizoj se 60 vjetorit i përkushtohen të gjitha shfaqjet e studentëve në dirigjimin operistik dhe simfonik, të cilët zhvillojnë koncerte bashkë me studentët e vet – këngëtarë dhe instrumentalist.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD
Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD