Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe në Bullgarinë e vogël bëhet biznes i madh

БНР Новини
Foto: BGNES

Një e dhjeta e kompanive të mëdha në Evropën Juglindore janë bullgare. Këtë e tregon klasifikimi i rregullt vjetor i SeeNews TOP 100 SEE 2016. Ato janë kryesisht nga industria energjetike dhe nga ajo e rëndë – rafineria më e madhe në Bullgari kompania ruse Lukojl Neftohim Burgas, firma gjermane për prodhim bakri Aurubis, Kompania Elektrike Kombëtare, Centrali atomik “Kozlloduj” etj.

Ndër 100 bankat më të mëdha në regjion ka 18 banka që operojnë në Bullgari. 22 kompani sigurimesh, që punojnë në tregun bullgar, gjithashtu janë përfshirë në listën e 100 më të mëdhenjve në këtë pjesë të kontinentit.

E gjithë kjo do të thotë se megjithëse kurrizi i ekonomisë në Bullgari të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me rreth 65 për qind prej të punësuarve, në vend mund të zhvillohet me sukses edhe biznes i madh me përpjesëtime evropiane.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një sërë përparësish në garë – zhdërvjelltësi, përshtatshmëri dhe aftësi për t’u mbushur çdo një boshllëk në treg, ose refuzimi i shpejtë i tregjeve që tashmë nuk kanë perspektivë. Prapëseprapë, të mëdhenjtë janë të mëdhenj, që do të thotë se mundësitë e tyre për të inovuar, të prodhojnë lirisht, të kënaqin nevojat në masë janë gjithnjë e më të mëdha. Praktikisht ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme dhe kolosët në ekonomi plotësojnë nevojat e veta njëri tjetrin.

Mirëpo, që të jesh i madh në ekonomi, kjo do të thotë se duhet të kesh treg të madh, kurse Bullgaria është një vend i vogël me popullsi jo shumë të madhe dhe numër të kufizuar konsumatorësh. Kjo në parim përbën pengesë për ekspansion të suksesshëm të biznesit të madh. Del se në Bullgarinë moderne kjo nuk është absolutisht kështu për shkakun e thjeshtë se ekonomia e saj është jashtëzakonisht e hapur dhe e lidhur me tregjet ndërkombëtare, ku mund të shtrihen mundësitë e firmave të mëdha. Bullgaria eksporton dhe importon një pjesë të madhe të produktit të saj të brendshëm bruto dhe pothuaj tërë industria e saj dhe bujqësia e vendit varen nga gjendja dhe kërkimi në tregjet ndërkombëtare. Pikërisht kjo është premisa më e rëndësishme për zhvillimin e biznesit të madh – lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitaleve. Dhe pikërisht kësaj i detyrohen rezultatet e mira të kompanive bullgare në klasifikimet për firmat më të mëdha në Evropën Juglindore.

Ka dhe diçka tjetër, që duhet shënuar në lidhje me këto klasifikime dhe gjendjen e ekonomisë bullgare – në fakt pothuaj të gjitha “kompanitë bullgare” në këto klasifikime në fakt janë pronarë të huaj – rusë, amerikanë, gjermanë, italianë, austriakë etj. Mirëpo, kjo në asnjë mënyrë nuk i vështirëson për t’i paguar tatimet e tyre këtu, në Bullgari, t’u paguajnë paga punonjësve bullgarë, të furnizohen nga ndërmarrjet bullgare dhe në fakt të prodhojë PBB.

Është e vërtetë se vendet nga Evropa Juglindore nuk janë më të mëdhenjtë në drejtim ekonomik dhe se ata, që konsiderohen si të mëdhenj në regjion, nga pikëpamja globale mund të mos jenë me rang të madh botëror. Por, edhe vetë vendi, ekonomia e tij, treguesit e tij kryesorë makroekonomikë shumë rrallë janë në pozita të para në plan botëror. Bullgaria në përgjithësi radhitet në rastin më të mirë ndër 50 vendet e para në botë për nga aftësia për konkurrencë, prodhueshmëria, kushtet e biznesit, PBB-ja për frymë të popullsisë etj. Kjo është një paraqitje shumë e mirë, e cila flet vetvetiu si për zhvillimin e mirë të vendit, ashtu dhe për qëndrimin praktik dhe realist të autoriteteve dhe biznesit ndaj mundësive reale të vendit. Pikërisht për këtë shkak aktualisht ekonomia bullgare është në një formë shumë të mirë, në dallim të shumë vendeve të tjera në Evropë, PBB-ja po rritet, papunësia është duke u pakësuar dhe gjendja e shtetit dhe e shtetasve të tij po përmirësohet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD