Kur u takova me Leksin, ajo akoma nuk ishte regjistruar në klasën e 12, por pas shpine kishte një firmë më vete dhe festivalin Terra Nomadika”.
“Ideja e emrit – tregon Leksi – është që çdo herë të jemi në hapësira të ndryshme, të ketë pak anë nomade”.
Frymëzimi për festivalin i vjen pas një qëndrimi dyvjeçar në kuadrin e një programi për këmbim kulturor në Francë: “Qëllimi ynë është të rikrijojmë euforinë, të cilën e ndiejmë dhe e provojmë kur dëgjojmë një muzikë të mirë. Secili do që në mënyrë të pavetëdijshme të përsërisë këtë gjendje shpirtërore. Për ne, pikërisht kjo është Ngjarja, e cila mund të përfshijë shqisat e shpirtit tuaj!”
Përse të pëlqeu ky tip festivalesh?
“Në fakt ideja propozon diçka më të ndryshme – vazhdon të tregojë Leksi me një fytyrë mjaft të entuziazmuar për ngjarjen e vet të parë në Bullgari – nga kuptimi i zakonshëm francez për një kohë të kaluar mirë, e pikërisht një vend të mbyllur, një verë shumë të shtrenjtë, dhe kuptohet – gratë. Unë dua diçka të pastër, pa kimi (duket se kjo është shumë e njohur aty), që më detyron të buzëqesh një javë të tërë. Pikërisht këtë bëra pas një feste të tillë – qesh e buzëqeshur dhe u dhuroja që të gjithë të njohurit e mi me shumë energji.”
Por çfarë përbën vetë Festivali? Një ngjarje e ngjashme zhvillohet në një hapësirë të madhe dhe bile në disa kate. Në qoftë se njeriu lodhet nga muzika elektronike, mund të shkojë të bëjë relaksim me jogë ose masazh, në qoftë se kërkon një komunikim më jo verbal – të përfshihet në pikturimin mbi trup ose beze,ose në një cikël global të vizionit, për të cilin organizatorët kanë mbledhur mbi 50 instrumente interesante. Ideja është që secili të krijojë në mënyrë të lirë e të natyrshme pa mësues të posaçëm. Derisa ekzekuton grupi bazë nga Bullgaria – “Ballkan kans”, në afërsi ka një cirk të vogël.
Çfarë propozon akoma festivali Terra Nomadica? Një pije energjike nga dixheji David Miërs – nga Franca. Miku kryesor i festivalit, nuk dinte shumë për Bullgarinë (bile asgjë konkrete), por pikërisht prandaj është këtu, siç thotë duke qeshur ai – të mësojë atë që mundet! Por cili është kuptimi i krijimtarisë së tij? “Të propozoj tinguj dhe muzikë nga vendet e ndryshme, por njerëzit t’i ndiejnë si të tyret, sikurse janë pjesë prej vet atyre!” Pikërisht kjo e bën David Meërs, sa i përket muzikës të mund të gërshetojë tingujt, gjuhët dhe instrumentet! Tingulli i Afrikës është i gërshetuar në gjuhë të ndryshme, të lashta dhe gjen shprehi përmes pianos dhe kitarës dhe të tjera. Përdor dhe ritme të shumta nga Amerika e Jugut, por i bën më të njohur për kulturën muzikore të Evropës.
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re,..