Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Miss Planet 2016" Marina Vojkova: “Mirësia do të shpëtojë botën”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

„Miss Bullgaria 2015"  Marina Vojkova fitoi titullin “Miss Planet 2016” duke konkurruar me bukuroshe nga 40 shtete. “Jam jashtëzakonisht e lumtur t’ju informoj se Bullgaria fitoi konkursin “Miss Planet 2016”. Jam njeriu më i lumtur në botë!!!” – këto ishin fjalët e para të bullgares pas përfundimit të konkursit, i cili sivjet u zhvillua në Gjeorgji. Ai është ndër konkurset më prestigjioze për bukuri në botë dhe është themeluar para 25 vjetësh në SHBA. Qëllimi është popullarizimi i atraksioneve kulturore, historike dhe turistike i shtetit-mikpritës. Marina prezantoi një kostum tradicional nga krahina Shoplluk në variant të modernizuar – diçka që provokoi admirimin e publikut. Juria gjithashtu ishte impresionuar. Bukurosha tregoi për historinë, natyrën dhe kulturën e atdheut tonë, në natën e talenteve u prezantua me një këngë. Ajo tha se nuk e ka pritur këtë sukses, sepse është perfeksioniste dhe gjithmonë kërkon më shumë prej vetes. Ja se çfarë tha Marina Vojkova për emocionet e saj gjatë kohës së konkursit dhe pas tij:

СнимкаU ndjeva shumë krenare, sepse nuk prezantova vetëm vetveten, por tërë Bullgarinë. Pjesa më e këndshme ishin bisedimet me pjesëmarrëset e tjera gjatë kohës së provave, sepse ne nuk patëm kohë të lirë fare. Secila tregonte për shtetin e vet. Kulturat dhe kërcimet e tyre janë shumë kurreshtare. Për mua ishte interesante që të kuptoja sesa jetojnë njerëzit në Indi, në Sri Lanka, Filipinet, Malajzi. Isha në një botë tjetër, atmosfera ishte magjike. Çmimi më i mirë për mua janë miqtë dhe njohjet, të cilët do të mbeten. Unë gjithmonë jam përpjekur të veproj kështu, që të jem në favor të dikujt tjetër. Aktualisht marr pjesë në një program mentorimi “Shtëpia e shumëngjyrëshe” pranë Kryqit të Kuq Bullgar. Studioj filologji bullgare dhe jam mësuesja e gjuhës bullgare për të rinjtë që marrin pjesë në këtë projekt. Pothuaj s’kam kohë të lirë. Sipas meje njeriu i ri vazhdimisht duhet të punojë për të ardhmen e vet.”

Marina tha se nuk mban dieta të ashpra, ha gjithçka, mirëpo ndodhet në formë aq të mirë për shkak të stërvitjeve të rregullta. Para konkursit çdo ditë vajza e re ka vrapuar nga 13 kilometra rreth liqenit e fshatit Pançerevo afër Sofjes. Për kohën e kaluar në Gjeorgji modelja kujton me buzë në gaz dhe tregon se juria dhe pretendentet e tjera ishin shumë dashamirës. Marina Vojkova ia kushtoi fitores familjes së saj. Për model sjelljeje dhe frymëmarrje ajo përdor imazhin e nënës së vet.

Nëna ime është një nga njerëzit më pozitivë, me të cilët kam komunikuar, pavarësisht se ka probleme të rënda shëndetësore. Kur fitova konkursin ajo dhe babai im nuk kishin fjetur dy ditë para kthimit tim në Bullgari. Iu kushtoj të gjitha sukseset prindërve të mi. Në ndërtesë, ku u zhvillua konkursi nuk kishte lidhje interneti. Menjëherë pas kthimit në hotel më parë shkrova në rrjetet sociale, sepse të gjithët pritnin me padurim rezultatet. Pastaj fola në telefon me prindërit e mi, së bashku u gëzuam dhe qamë. Është me rëndësi të madhe të kesh njerëz, me të cilët të përjetosh çastet më të gëzueshme dhe vështirësitë më të mëdha.”

Ku gjen motivim dhe frymëzim një nga gratë më të bukura të planetit?

Më frymëzojnë më shumë gjestet e mira të njerëzve, mirëpo rrallë hasem me të tilla. Unë jam person pozitiv, mirëpo shpesh takoj njerëz që mendojnë negativisht. Jam e lumtur kur gjatë ditës shikoj të paktën një njeri dashamirës. Jam e lumtur kur kryej të gjitha angazhimet e mia të ditës dhe kështu e bëj dikë tjetër të kënaqur. Jo bukuria, mirësia do të shpëtojë botën.

Pas kthimit në Bullgari gruaja e re është vullnetare në kuadrin e një projekti, punon në sferën e turizmit mjekësor dhe vazhdon studimin e saj në universitet. Nuk mendon se do të mbetet në botën e modës gjatë, sepse sipas saj ajo është kalimtare – posaçërisht në Bullgari. Pas disa muajsh ajo planifikon pushim të gjatë në malin e saj më të preferuar – Rodopa.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD