Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e...

Kremena Maneva – të “pikturosh” tablo me makinë qepëse

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kremena Maneva e cila është nga qyteti Ruse na dëshmon se, nuk është e detyrueshme të përdorësh furçë dhe bojëra që të pikturosh piktura. Krijimet e veta ajo i punon prej stofi dhe penj, me ndihmën e makinës qepëse. Në atelienë e saj në qytetin Ruse mund të shikohen peizazhe dhe portrete, të cilat nga larg i përngjajnë një pikture të bërë me bojëra vaji. Çdo një tegel me ngjyra lë mbresa, kurse si sfond shërbejnë sateni, taftaja ose stofra të holla transparente. Për punimin e çdo një pikture të tillë prej tekstili është i nevojshëm rreth një muaji. Që të gjitha pikturat, e krijuara nga Kremena janë tepër të veçanta dhe gëzojnë një interes të madh nga blerësit e huaj, të cilët janë vlerësues të artit.

Më shumë për fillimin dhe për procesin e krijimit të pikturave prej tekstili tregon Kremena Maneva:

“Në një moment kisha ngjyra të shumta dhe të ndryshme dhe prerje nga firmat e rrobaqepësisë dhe çuditesha se ku ti përdor. Më erdhi ideja , se me to mund të bij aplikacione. Në procesin e punës ato bëheshin gjithnjë e më të ndërlikuara, derisa në fund filluan tu përngjajnë pikturave. Me kalimin e kohës fillova të fus gjithnjë e më shumë tegela makine, të cilat e bënin krijimin me një relief më të madh, me një thellësi më të madhe, me më shumë ngjyra. Pasi kompozicioni qe gati, formimi bëhet me dorë – si dhe korniza dhe formimi i saj me ngjyra, vendosja e pikturës ndaj kornizës, me shirita prej lëkure ose shirita prej tekstili. Punimi paraprak si, për shembull formimi i copërave të vogla prej tekstili dhe veprimtaritë përfunduese po kështu bëhen me dorë.”

СнимкаMe kalimin e kohës Kremena fillon të përdorë dhe bojëra prej tekstili, teknika e punimit ndërlikohet, materialet bëhen më të shumta, kurse vet krijimet gjithnjë e më të bukura. Ajo tregon se, më e vështira për të është punimi i pamjes njerëzore,i fytyrës, sepse formati i pikturave ndryshon dhe vazhdimisht duhet të kesh vëmendjen, që fytyra e njeriut të mos të shtrembërohet. Mjerisht gjatë viteve të fundit interesi i auditorit bullgar ndaj pikturave prej tekstili dobësohet për shkak të çmimit të tyre të lartë, i cili është me bazë, për shkak të materialeve të shtrenjta dhe puna e investuar. Për një farë periudhe prej kohe, Kremena nuk merret me punimin e tyre, por së shpejti ajo “pikturoi” edhe një vepër të re. Që t’u përgjigjet interesave të klientëve të vet, aktualisht artistja e ka drejtuar talentin e vet në një drejtim tjetër:

Снимка

“Gjatë viteve të fundit u orientova drejt gjërave më të vogla, të cilat po kështu janë një punim dore dhe po kështu janë tepër të veçanta, por janë më praktike dhe më shumë njerëz mund tija lejojnë vetes. Punoj këllëfë për libra dhe tablete,shandanë, pjata dekorative, vazo për lule, po kështu pikturojë dhe mbi qelq. Punoj dhe çanta me aplikacione. Ato pëlqehen më shumë. Gratë pëlqejnë të kenë sende të cilat janë të veçanta dhe asnjë tjetër nuk i ka. Aplikacionet janë abstrakte, kurse nganjëherë ka dhe motive me lule.”

Por, cila është pjesa më e këndshme nga puna e Kremenas?

“Pjesa më e këndshme është krijimi i një gjëje, mendimi dhe formimi i një gjëje të re, projektimi dhe po kështu dhe vet produkti i ri. Më pëlqen të shikoj projektet e mia të realizuara.”

Kremena thotë se, nuk bën plane të mëdha për të ardhmen, por drejtohet nga momenti dhe nga idetë e saj të tanishme. Ka pjesëmarrje nëpër ekspozita dhe pazare, ku ajo do të demonstroi artin e saj të bukur:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD