Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e...

Stanimir Ivanov-Miro – për dashurinë ndaj natyrës dhe ndaj artit të frymëzuar prej saj

БНР Новини

Unë shkoj në punë duke qenë në një gjendje të shkëlqyer shpirtërore çdo ditë” na tregon Stanimir Ivanov-Miro, derisa shëtit nëpër ultësirat e malit Rilla. Prej tri vjetëve ai merret me plastikë druri dhe punon sende të ndryshme prej druri – llamba, shandanë, zbukurime e të tjera. Jeton në qytetin Samokov, ku gjendet dhe punishtja e tij. Miroja ka mundur të shkrihet me natyrën dhe të mund të arrijë një paqe të brendshme e qetësi të kërkuara dhe të ëndërruara nga në të gjithë. Ai nuk e ndërmerr këtë nismë si punë, sepse kjo i sjellë vetëm gëzim.

Снимка
Për frymëzimin e tij dhe fillimin e rrugës së vet krijuese tregon vet Miroja: “Përpara viteve punoja në një repart për përpunimin e drurit. Format kuadrate dhe të sakta e të përcaktuara të mobilieve nuk më pëlqenin. Do të ikja por, më dhanë një porosi për rafte vere të cilat dukeshin më art. Dolën në forma të papritura. Qe një zbulim i madh, se kjo gjithmonë ka qenë e futur tek unë, sepse deri në këtë moment pothuajse nuk kisha prekur dru me dorë. Isha marrë me një dizajn grafik. Doja që të mësohem, por për mirë ose për keq nuk gjeta mësues. Në një moment vendosa se plastika e drurit do të jetë veprimtaria ime bazë, dhe jo vetëm hobi. Atëherë jetoja në Sofje dhe bëra një punishte në podrumin e disa miqve të mi. Akoma dy punimet e mia të para qenë të blera në Kopenhagë. Kjo më dha një motivacion të madh. Me këtë po nxjerr bukën e gojës aktualisht. Uni nuk kam një ide paraprake dhe nuk i vizitoj format përpara se të fillojë. Druri mi tregon vet në procesin e punës. Format nga natyra më frymëzojnë.

Sipas Miros, shekulli i XXI jep mundësi që një pjesë më e madhe prej njerëzve të merren me art, kurse interneti është një platformë, e cila lejon të mund të gjejmë bashkëmendimtarë dhe njerëz, të cilët të vlerësojnë mundësitë tona. Gjëja e vetme e cila mund të na ndalojë, janë dyshimet tona personale. Krijuesi i shpërndan gjërat e bukura, të cilat i punon, kryesisht jashtë shtetit, kurse jehonat e njerëzve janë krejtësisht pozitive. Por sipas tij ky lloj arti nuk vlerësohet kaq lart në Bullgari.

Në interes të së vërtetës më pozitive janë jehonat nga jashtë. Kur njerëzit gjenden nën një stresi nuk janë në gjendje të shikojnë të bukurën. E them nga përvoja ime personale. Njerëzit në Bullgari janë nën një stresi të madh. Shitja elektronike jep një statistikë të saktë, përmes së cilës mund të shikojë, se ky art vlerësohet më tepër prej njerëzve të cilët jetojnë në shtete më të qeta, ku jeta është më e rregulluar dhe e lehtë.

СнимкаMiroja mund të mirëmbahet krejtësisht me të ardhurat nga sendet e punuara, të cilat mund t’i shikoni në uebsajtin e tij. Pohon se në punishten e tij mbretëron një kaos, i cili e detyron të ndihet mirë. Krijuesi shikon në pemë një mençuri dhe pjekuri, kurse në rrathët e tij – vitet, stinët dhe fatet njerëzore. Çdo një copë druri tregon historinë e vet dhe vetëm të lë të nënkuptosh format, në të cilat duhet të ndryshojë. Autori i përshkruan format si harmonike, kurse vet ushtrimin si një terapi, e cila i ndihmon të zbulojë thellësitë e botës së vet të brendshme. Druri i zbulon konturin e vet dalë-ngadalë dhe e mëson krijuesin të jetë i qetë. Miroja shpesh punon llamba në një formë jo tradicionale.

СнимкаMë pëlqen të punoj llamba, sepse kjo është një bashkëjetesë pothuajse paradoksale midis zjarrit dhe pemës. Pema na jep zjarr, por pas këtij flijimi ai kthehet në hi. Në llambat ata jetojnë bashkë. Më pëlqen të luaj jo vetëm me format e drurit, por dhe me dritën, kur është errësirë dhe ajo shpërndahet. Loja me optikën dhe me sjelljen e dritës në hapësirë është diçka, e cila më sjellë kënaqësi. Gjithmonë do të vazhdoj të eksperimentojë. Nganjëherë nuk mund të besoj, se çfarë pikturash të bukura pikturojnë hijet dhe drita.

СнимкаMiroja e fillon ditën e vet shumë herët me muzikë dhe jogë. Pëlqen të punojë me arrë, lis, bli dhe pemë të tjera frutore. Nuk e përdor shumë drurin e butë. Ai nuk formon plane për të ardhmen që tani dhe mendon se më në fund ka gjetur qetësinë dhe lumturinë, të cilat i ka kërkuar një jetë të tërë dhe kjo në sajë të artit.

Kur njeriu ndihet i mjaftueshëm në një gjë, ai nuk ëndërron për gjëra të tjera, të cilat mund t’i rastisin në të ardhme” – tregon Stanimir dhe inkurajon çdo një njeri të zbulojë krijimtarinë në profesionin e vet dhe në këtë mënyrë të mund të arrijë lumturinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD