Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Bojaxhiev-biri: Kompozitori punon me shqisat

Foto: arkiv personal
Kompozitori i talentuar Rumen Bojaxhiev-biri ka lindur gjatë vitit 1979 në Sofje . Ai mëson në shkollën muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje dhe në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Ai është autor i krijimeve të shumta dhe të ndryshme muzikore: për filma dokumentar, për filma të karikaturës dhe filma artistik, muzikë baleti, muzikë të dhomës dhe muzikë simfonike, të operetës për fëmijë “Shitësja e shkrepëses”, koncerte për instrumente të ndryshme të vjetra.

Në karrierën e tij të një kompozitori dhe aranzhime merr pjesë dhe krijimtaria e krijimit të këngëve pop me emrat e pop këngëtarëve si Orlin Goranov, Mariana Popova, Bellosllava, Kamelia Todorova, Roberta e të tjerë. Gjatë vitit 2011 orkestron koncertin e “FSB SIMFONI” për një orkestër të madhe simfonike këngët e grupit legjendar. Gjatë vitit 2015 shkruan poemën simfonike “Bullgaria”për kujtim të kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigjerov.

Gjëja më e rëndësishme e cila qëndron përpara meje është premiera e uverturës time të koncerteve ndaj përrallës”Ali Baba”, e cila do të interpretohet më 13 janar në Sallën “Bullgaria” nga orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Rosen Gergov. Historia e kësaj uverture është se ajo është nga gjërat e gatshme ndaj një operete të tërë për fëmijë. Dy premierat e tjera , të cilat do të zhvillohen dhe shpresoj që kjo të ngjajë në një kohë sa më të afërt të ofrojë incizime dëgjuesve bullgarë, janë kuarteti im i parë me tela dhe një kuantet për frymëmarrje. Krijime të dhomës, të cilat i pres të interpretohen prej muzikantëve të shkëlqyer, të cilët punojnë këtu në Bullgari. Krijoj për shkak të nevojës për këtë, të dërgoj një mesazh ndaj njerëzve, që përmban çdo gjë të cilën dua tu a them. Pjekja si krijues, është që përmes mundësisë së muzikës, të tregosh pikëpamjen tënde dhe ti detyrosh njerëzit të mendohen për shumë gjëra. Në sajë të teknikës për incizimin e zërit mund të arrijë deri tek një numër më të madh dëgjuesish. Interpretuesit janë mjaft të interesuar të ekzekutojnë një muzikë të re bullgare. Në sajë të tyre lindën këto ide, këta fëmijë të muzikës.

Do të shtojmë dhe se ai është autor i operës për fëmijë “Shitësja e vogël e shkrepëses” në bazë të përrallës së Andersenit, për të cilën fiton dekoratën e Radios Kombëtare Bullgare “Alegro Vivaçe”, “Muzikant i vitit”2012 për një debutim krijues, kurse gjatë vitit 2013 është ekzekutuar krijimi i tij Mesa Rekuiem për kor dhe një orkestër të madhe simfonike nga filarmonia e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Martin Panteleev në sallën Bullgaria. Gjatë vitit 2015 orkestron himnin e Radios Kombëtare Bullgare në lidhje me jubileun 80 vjeçar të medies. Si punon në qetësinë dhe heshtjen e natës kompozitori?

Si punon një krijues, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Personalisht për mua, përdorimi i kompjuterit , më posaçërisht për muzikën klasike, vjen atëherë, kur duhet të rikopjohet partitura dhe rezultatet. Krijuesi duhet të punojë me dorë, sepse atëherë ka lidhje të ngushtë midis trurit, dorës , emocioneve. Në muzikën klasike, ekziston dhe është i vlefshëm një rregull: Tre herë mat, dhe një herë prite. Me të vërtetë përdor mënyra më të vjetra, sepse pikërisht ato më sjellin një kënaqësi. Kjo është një punë e rëndë, pavarësisht nëse është në dorë ose me kompjuter. Shumë shpesh këto përpjekje nuk kurorëzohen me sukses. Nganjëherë shumë vështirë gjej kohë. Punoj natën, sepse atëherë jam më i përqendruar. Vetmia e natës, veçimi nga njerëzit është gjë e detyrueshme, kur kompozon. Dhe kjo nuk është një ekstravagancë, por një domosdoshmëri. Ne jemi njerëz të cilët punojnë me shqisat.

Për punën e tij në punimin e aranzhimeve, si orshestrator dhe për më tepër për rrugën e gjatë të kompozitorit deri tek gjinitë muzikore dhe skenike dhe simfonia, krijuesi tregon:

Çdo një muzikant i cili do që të mësojë muzikën klasike me themeli është mirë të studiojë jo vetëm Shostakoviç dhe Maler, por dhe mjeshtrit e operetave, sepse ata janë orshestrator të jashtëzakonshëm. Ata e zhvillojnë kalimin midis muzikës së njohur dhe muzikës klasike në një kohë mjaft të turbullt për Evropën, kur ka qenë e domosdoshme të ndryshojnë mjetet shprehëse. Hyn xhazi, muzika amerikane. Dëgjimi i operës më ka ndihmuar shumë, hapi botëkuptimin tim ndaj operës. Teatri muzikor ka luajtur një rol të madh në zhvillimin tim jo vetëm si muzikant, por dhe si njeri. Një nga projektet më të mëdhenj, të cilët i kam bërë, është muzika e grupit FSB. Realizuam një album në të cilin unë kisha lirinë të trajtoj muzikën e tyre krejtësisht si një krijim simfonik. Tani po punoj mbi një projekt të ri të radios të lidhur me këngë të njohura prej filmave bullgar. Nuk është e lehtë të jesh një trashëgimtar të një familje si kjo e imja, sepse ti nuk ke të drejtë të bësh gabime. Luftoj si të gjithë njerëzit për vendin tim nën diell, por ndryshimi është se nuk mund ti lejojë vetes të kem ndonjë mossukses. Kjo është një ngarkesë e ëmbël, por e rëndë dhe njeriu duhet ta mbaj derisa është gjallë, me dinjitet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD