Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare do të jetë mikpritës i Forumit Orkestral Evropian

Momçill Georgiev
Foto: BGNES

Më 28 dhe 29 tetor Asociacioni Bullgar i Punëdhënësve në Kulturë zhvillon një takim me përfaqësues të Forumit Orkestral Evropian. Bashkorganizator dhe mikpritës i veprimtarisë është Radioja Kombëtare Bullgare. Asistojnë ekspertë të njohur nga Britania e Madhe, Finlanda, Polonia, Rumania, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Bullgaria. Secili, që shfaq interes për forumin, mund të ndjek onlajn në sajtin e medias sonë.

Forumi Orkestral Evropian është një rrjet i asociacioneve të orkestrave simfonike, të cilët funksionojnë me sukses në 16 vende të Kontinentit të Vjetër. Ata janë edhe organizata të punëdhënësve, të cilat përgjigjen për dialogun social në shtetin përkatës. “A është bosh portofoli?”, “Për kë ekzekutojmë?” dhe “Udhëtim drejt së ardhmes” – ato janë temat kryesore, rreth të cilëve bisedojnë ekspertët. Forumi hedh themelet e bashkëpunimit ballkanik-evropian në fushën e punës së orkestrave. Më shumë hollësi mësojmë nga anëtari i Këshillit Drejtues të Radios Kombëtare Bullgare Momçill Georgiev, i cili është njeri prej nismëtarëve dhe themeluesve të Asociacionit Bullgar të Punëdhënësve në Kulturë:

“Veprimtaria jep mundësi, që Sofja të kthehet në një qendër regjionale të aktiviteteve simfonike. Si rrjet i asociacioneve evropiane të orkestrave të 16 vendeve, Forumi Orkestral evropian ekziston që nga viti 2005. Megjithëkëtë për herë të parë organizohet një konferencë e tillë e punës në kuadrin e Ballkanit. Situata aktuale ekonomike, politike dhe sociale nuk janë të përshtatshme për afirmimin dhe përhapjen e muzikës simfonike. Subvencionimi i kulturës është një problem lidhur ngushtë me orientimet e partive politike dhe kuptimin e tyre në ç’shkallë ajo duhet të financohet nga shteti. Progresi ose regresi i ardhshëm i orkestrave, festivaleve, godinave dhe sallave të cilat janë nën kërcënimin e terrorizmit kërkojnë një regjim special të hyrjes. Tematika ka të bëjë me tre fusha të punës orkestrale: menaxhimi dhe investimet, kontribut dhe dëgjues; novitete dhe qëndrim prej novatori.”

Në debatet marrin pjesë muzikantë të njohur bullgarë si Georgi Arnaudov, Simeon Pironkov, Dragomir Josifov. Nëpërmjet një lidhje video në diskutimet përfshihen përfaqësues nga Brukseli, Vjena, Parisi, Budapesti, Asociacioni i Festivaleve Evropiane dhe Federata Botërore e Muzikantëve. Pritet, që forume të tilla të fillojnë të organizohen gjithnjë e më shpesh.

Në finalin e Forumit Orkestral Evropian, Orkestra e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov do të japë një koncert. Organizatorët janë të bindur, se specialistët në muzikën klasike do të vlerësojnë mjeshtërinë e virtuozëve të orkestrës më prestigjioze folklorike tek ne.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD