Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngrohje bërthamore midis Rusisë dhe Bullgarisë

Ministrja bullgare e energjetikës Temenuzhka Petkova dhe zëvendësdrjetori i përgjithshëm i parë i "Rosatom"-it Kirill Komarov
Foto: BGNES

Javën e kaluar dy ngjarje provokuan një ngrohje të vërtetë në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Rusisë, të cilat kohët e fundit ndodhen në një fazë tepër të ftohur nga pikëpamja tregtaro-ekonomike dhe politike. Them “ngrohje bërthamore”, sepse të dy ngjarjet kanë të bëjnë me energjinë bërthamore bullgare, e cila në fakt është krejtësisht ruse. Më parë ishte nënshkruar një marrëveshje për zgjatjen e jetës së njëri prej dy reaktorëve të centralit tonë të vetëm bërthamor, që ndodhet në bregun e lumit Danub në qytetin Kozlloduj. Zgjatja do të jetë me 30 vjet. Reaktori është prodhim rus dhe tani do të modernizohet përsëri nga rusët në bashkëpunim me specialistë francezë. Ndoshta një marrëveshje e tillë me konsorciumin Rusatom-EDF do të nënshkruhet edhe për reaktorin tjetër të centralit në Kozlloduj. Tani për tani nuk është e qartë sa do të kushtojë kjo, mirëpo dihet vetëm se dy reaktorët sigurojnë korrentin më të lirë në Bullgari dhe 33% prej tërë konsumimit të shtetit.   Të gjitha palët janë të kënaqur pas arritjes së kësaj marrëveshjeje.

Të njëjtat emocione pozitive shkaktoi edhe një ngjarje tjetër – zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis kompanisë ruse Atomstroieksport dhe Kompanisë Elektrike Kombëtare të Bullgarisë. Para dhjetë vitesh kompania bullgare vendosi të rifillojë një projekt bërthamor nga vitet e 80-të të shekullit të kaluar për ndërtimin e centralit të dytë bërthamor tek ne, përsëri në bregun e lumit Danub – këtë herë në Belene. Për këtë arsye pala bullgare i porositi rusët dy reaktorë. Më vonë parlamenti vuri veto mbi projektin, i cili tashmë ndodhej në një etapë të përparuar – edhe nga pikëpamja e infrastrukturës së ndërtuar bullgare, edhe nga pikëpamja e pajisjes teknike ruse. Rusët kryenë punën e tyre, prodhuan dy reaktorët dhe kërkuan paratë e tyre. Po, mirëpo Bullgaria s’kishte as para për të paguar, as nevojë për këto reaktorë. Sivjet gjatë qershorit Gjykata e Arbitrazhit vendosi se Bullgaria duhet t’i paguajë Rusisë 600 mln. euro plus kamatat për çdo ditë vonesë. Këtë javë gjithçka u rregullua – bullgarët premtuan se do paguajnë deri në mesin e dhjetorit, rusët hoqën dorë nga kamatat për 50 mln. euro dhe bile ranë dakord t’i magazinojnë makinat, derisa pala bullgare të vendosë se çfarë do të bëjë me to.  Tani presim Brukselin, i cili do të na thotë a mund shteti t’i japë Kompanisë Elektrike Kombëtare ndihmë prej 600 mln. eurosh. Sepse ky veprim mund të vlerësohet nga partnerët tanë evropianë si ndihmë e palejuar shtetërore dhe mund të na sanksionojnë. Bullgarët janë optimistë dhe bile thanë se do të preferojnë të paguajnë një gjobë eventuale, sesa të heqin dorë nga marrëveshja e favorshme me Moskën. Vështirë dilet jashtë orbitës së rusëve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD