Vallë a mund të përfytyroni si mund të ruajmë pasuritë historike të vendit me të gjitha detajet? Jetojmë në erën e teknologjive digjitale dhe çdo novitet në të jep gjithnjë e më shumë mundësi. Kohët e fundit në Muzeun Regjional Historik në qytetin Ruse u prezantuan rezultatet e deritanishme nga realizimi i projektit “Vizualizimi interaktiv i trashëgimisë kulturore të lashtë romake në rajonin transkufitar midis Bullgarisë dhe Rumanisë” – ARCHIVE. Ai financohet nga Fondi Evropian i Zhvillimit Regjional në degën “Bashkëpunim Territorial Evropian”. Projekti realizohet nga Universiteti “Angell Kënçev” në qytetin Ruse në partneritet me Muzeun Regjional Historik në qytet dhe Muzeu i Historisë dhe Arkeologjisë Kombëtare në qytetin Konstanca të Rumanisë.
Si do të zbatohet projekti dhe me çfarë teknikë do të formohet 3D vizualizimi i kështjellave romake, tregon docenti Pllamen Zahariev koordinator i projektit ARCHIVE pranë Universitetit të qytetit Ruse:
“Ideja e këtij projekti është të krijohet një mjedis modern interaktiv me ndihmën e teknologjive të informacionit për vizualizimin e kështjellave të lashta romake. Kjo do të bëhet nëpërmjet metodave moderne për digjitalizim. Objektet do të fotografohen me aparate digjitale dhe me video kamera, i ngjashme me ato që shfrytëzohen në kinemanë. Tërë informacioni do të digjitalizohet dhe do të krijohen modele me tre dimensione. Në kuadrin e projektit parashikohet blerja e dronëve, të cilët të xhirojnë objektet nga lartë. Kështu do të kryhet një rikonstruim sipas metodave të fotogrametrisë dhe të gjitha kështjellat do të shtypen nëpërmjet printerëve 3D. Ato modele reale do të paraqiten në ekspozitë në muzetë e qyteteve Ruse dhe Kostanca. Mund të bëjmë një shëtitje virtuale dhe fotografi panorame të objekteve më interesante në Rumani dhe Bullgari. Ato do t’u përngjajnë modeleve të realizuara nga Google në muzetë e mbarë botës.”
Çfarë është rëndësia historike e projektit dhe cilat do të jenë kështjellat, të cilat do të rikrijohen në modelet 3D? Bëhet fjalë për një qëndrim krejt të ndryshëm ndaj trashëgimisë romake pranë Danubit, ku në antikitet kalonte kufiri i Perandorisë Romake. Vet projekti parashikon studim i kështjellave të ngritura pranë lumit. Ato do të gjurmohen jo aq nga pikëpamja arkeologjike, se sa nga këndvështrimi i rëndësisë së tyre historike në të kaluarën dhe tani nga pikëpamja turistike.
“Disa prej kështjellave në territorin bullgar janë tepër të njohura si Nove në qytetin Svishtov. Ky ishte një fortifikatë me rëndësi të madhe me spital. Sivjet u zbulua dhe një vilë me instilacion të ngrohjes së banjave, i cili është tepër mirë i ruajtur. Aty pranë ndodhet edhe qyteti romak Dumum. Ai ngrihet afër vendbanimit Belene. Një pjesë prej kësaj kështjelle është nën ujin dhe me rëndësi është të tregohet në cilin stad është gjurmimi, sepse ajo nuk është e zbuluar plotësisht. Në lindje nga qyteti Svishtov kështjella më e afërt është Jtrus. Ajo ngrihet pranë grykëderdhjes së lumit Jantra, që këtu vjen edhe emri i saj. Më se 40 vjet u hulumtua kjo kështjellë. Fortifikata tjetër e përfshirë në projekt është Seksaginta Prista afër qytetit Ruse. Ajo përbën një muze në të hapur. Aty pranë është fshati Meçka dhe rajoni Trimamium. Nuk mund të mospërmendim edhe Durostorum pranë qyteti Silistra, një nga qytetet e mëdha të lashta romake, ku prireshin monedha. Në periudhën e krishtere këtu u ndërtuan bazilika të mrekullueshme. Si një kontrapunkt i të gjitha këtyre qyteteve është Abritus pranë qytetit Razgrad. Në pamjen e saj të jashtme duket qartë Perandoria Romake.”
Pavarësisht në çfarë stad të studimit dhe ruajtjes është secila prej këtyre kështjellave romake, qëllimi i projektit është të zbulohen pikat më të rëndësishme kulturore, historike dhe turistike pranë lumit Danub. Për fat të keq shumë prej rrugëve, të cilat çojnë deri te objektet e lartpërmendura, nuk janë në gjendje të mirë dhe hyrja në ato vende është e vështirësuar. Nuk mund të mos përmendim edhe faktin, se ato kështjella romake janë pjesë e kulturës së përbashkët evropiane. Tërë qytetërimi i sotëm evropian iu mbështetet kulturës së lashtë romake dhe greke. Nuk duhet të harrojmë se edhe ne jemi pjesë prej saj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi:thesite.bg dhe uni-ruse.bg
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..