Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon “Plovdiv Xhaz Fest – 2016”

Foto: Plovdiv Jazz Fest

Më 1 nëntor është Dita e iluministëve të popullit, një nga festat më të ndritshme bullgare në të cilën i përkushtohet nderim atyre, të cilët kontribuojnë për zhvillimin e frymës dhe shpirtit kulturor të popullit tonë. Më 1 nëntor fillon dhe edicioni i radhës i “Plovdiv xhaz fest” – një ngjarje, e denjë që lidhet me festën e madhe, për shkak të talentit të muzikantëve dhe të fotografëve, të cilët do të prezantojnë krijimtarinë e vet në kuadrin e pesë ditëve. Muzika me cilësi gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm në ndërtimin e kulturës së njeriut. Ky xhaz festival ekziston prej viteve dhe jep kontributin e vet në këtë drejtim.

Gjithmonë në skenën e tij janë paraqitur emra të mëdhenj si nga skena botërore, ashtu dhe nga skena vendase e xhazit. Në sajë të këngëtares së xhazit Mirosllava Kacarova, e cila tanimë për vit të dytë të radhës është organizatorja kryesore e ngjarjes, programi i këtij edicioni është jashtëzakonisht i larmishëm dhe interesant.

Kështu rastisi sivjet, se pikërisht në Ditën e iluministëve të popullit starton dhe festivali – fillon tregimin e vet Mirosllava Kacarova. – Pesë koncertet bazë do të zhvillohen në Shtëpinë e kulturës “Boris Hristov”. Më 1 nëntor do të fillojmë me diçka më të ndryshme – hapim festivalin me dy foto-ekspozita. Diljana Fllorentin ka bërë 20 portrete bardh e zë të bullgarëve, të cilët merren me muzikë. Fotografi tjetër është Pavell Çervenkov, i cili prezanton tablo të mëdha me fragmente nga oborret e shtëpive në Sofje. Këto foto-ekspozita do të shoqërohen me muzikë nga interpretimet e xhazit të Petër Momçevit dhe Shibill Benev kuartet. Koncerti i parë nga festivali është vazhdim nga vjet të “Katër dama këndojnë xhaz”. Ky është një projekt, producent i të cilit është “Plovdiv xhaz fest” dhe në këtë botim të tij koncerti do të jetë i orientuar në bazë të stilit drejt bosa novës. Prandaj e titulluam “Katër dama  këndojnë bos anova” – këto janë Hilda Kazasjan, Bellosllava, Andronija Popova dhe unë – Mirosllava Kacarova. Bashkë do të interpretojmë tema të dashura bosa-nova në aranzhime të muzikantëve me të cilët punojmë – Mirosllav Turijski (piano), Hristo Jocov (bateri), Veselin Veselinov – Eko (bas) e të tjerë. Më 2 nëntor vazhdon xhaz-ngjarja me ritmet latine, kurse në skenën e Shtëpisë së kulturës “Boris Hristov” do të ngjiten muzikantët nga formacioni elektro-brazilian “Zuko 103” Grupi i dashur do të prezantojë albumin e vet të ri “Etno Shik” me një shfaqje të shkëlqyer me drita. Natën e tretë adhuruesit e muzikës do të mund të shijojnë dy koncerte në të njëjtën skenë. I pari është i Georgi Kornazovit tsugtrombonist, i cili vjen për vizitë me grupin e vet francez, me qenë se vet ai jeton në Francë prej 20 vjetëve. Ai do të prezantojë një koncert shumë serioz të titulluar “Magjia e Keni Uillër” – trumpetist kanadez, i cili u nda nga jeta përpara dy vjetëve. Instrumentisti bullgar bën aranzhime të veta mbi një pjesë nga pijesat e trumpetistit të njohur botërisht, kurse për vokal të programit fton David Links – një nga vokalistët më të mirë modern të xhazit në Evropë. Pas tyre në skenë do të dalin Kamelia Todorova dhe Angjell Zaberski-biri me projektin e tij “More than you know”. Programi i “Plovdiv xhaz fest 2016” vazhdon më 4 nëntor me koncert të Rishar Bona – një interpretues virtuoz, i cili bën një lidhje të shkëlqyer me publikun. Bashkë me xhaz-kuintetin e tij ai do të paraqesë një pjesë nga albumi i tij i ri me muzikë afro-kubane “Trashëgimia”. Majk Stërn dhe Dejv Uekëll bend – me këta muzikantë e mbyllim këtë edicion. Turneu i tyre i përbashkët starton më 2 nëntor, ku më 5 janë në qytetin e Plovdivit me një program të ri dhe një grup të ri.

Ka dhe dy ngjarje, të cilat janë dalluese për “Plovdiv xhaz fest” sivjet. E para prej tyre është konkursi i rinisë i cili u jep mundësi muzikantëve të rinj të dërgojnë kompozicionet e tyre dhe të vlerësohen nga juria. Në koncert në Bee Bop Cafe, skena e dytë, në të cilën paraqiten xhaz muzikant nga festivali, do të përcaktohen dhe dekorohen fituesit. Kurse ngjarja tjetër e rëndësishme është miratimi i plotë në xhaz. Ajo shkon tek kitaristi Ognjan Videv.

Në programin e “Plovdiv xhaz fest-2016” koncerte do të kenë akoma “Hot Club De Plovdiv”, këngëtarja Petja Dankova, Minimum&Lili Ilieva dhe Nikollaj Karageorgiev kuartet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD